Autor: Suad Avdiu

Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë informojnë se nesër në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie, një regjim të veçantë trafiku dhe ndalim parkimi në disa rrugë me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tetovë. Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardin “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi pranë tregut me bulevardin “Bllagoja Toska”, në bulevardin “Bllagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshal Tito” deri te ndërtimi i Komunës së Tetovës, në rrugën “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët, në rrugën “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te…

Read More

Shkup, 27 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Bekim Sali, lidhur me formulimin e përdorur pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan gazeta KOHA. Në një status në rrjetet sociale, Sali kishte njoftuar se me presidentin Begaj është diskutuar për “thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve tona, si dhe në planin kombëtar mes popujve tanë”, formulim që, sipas Ademit, lë të kuptohet se bëhet fjalë për dy popuj të ndryshëm shqiptarë. Ademi thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete fqinje, anëtare të NATO-s…

Read More

Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit në shërbim të Agjencisë Inteligjente Serbe (BIA). Bazuar në aktakuzat e ngritura, të akuzuarit për shërbimet të ndryshme janë paguar me qindra euro mujore, si dhe janë pajisur me mjetet komunikimi për të kryer aktivitetet e tyre. Përgjatë vitit 2025, për spiunazh janë arrestuar 4 persona, të cilët ndodhen në paraburgim. Po të njëjtin vit, prokuroria ngriti 4 aktakuza ndaj 5 personave të tjerë, për spiunazh, ndërkohë që në fundvit, u ngrit edhe një aktakuzë tjetër po për spiunazh.…

Read More

Komuna e Likovës ka dalë me një njoftim zyrtar drejtuar të gjithë banorëve – tatimpagues, duke bërë thirrje për shlyerjen e obligimeve tatimore. Nën moton #PaguajTatiminTënd, autoritetet komunale njoftojnë se ka nisur procesi i shpërndarjes së vërejtjeve dhe vendimeve për borxhet e papaguara të tatimit mbi pronën. Postimi i plotë: NJOFTIM PËR BANORËT E KOMUNËS SË LIKOVËS – TATIMPAGUES Njësia për Tatime dhe Taksa pranë Komunës së Likovës i njofton banorët – tatimpagues se është në proces shpërndarja e Vërejtjeve për tatimin mbi pronën për persona fizikë, si dhe Vendimet për borxhet e pa paguara të tatimpagusve. Dokumentet dërgohen në…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku u diskutua situata aktuale politike dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet politike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Zëvendëskryeministri i Parë, Sali theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përfaqësohen në mënyrën më të mirë, duke luajtur rol aktiv dhe konstruktiv në institucionet shtetërore, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit. Në takim u vlerësua se Republika e…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, stabilitetin rajonal dhe bashkëjetesën ndëretnike si elemente thelbësore për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në adresimin e tij, Begaj i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shtyllë të rëndësishme të stabilitetit në rajon, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, partneritet dhe bindjen se stabiliteti i dy vendeve është i përbashkët. “Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj i afërt, partner i besuar dhe…

Read More

Nga Miniera e Trepçës është arritur që të nxjerrët një kristal madhështor. Sipas njoftimit nga miniera ‘’Trepça’’ kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Postimi i plotë: Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor! Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e…

Read More

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë deh Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov, sot zhvilluan një takim me kultivuesit e deleve, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale epidemiologjike të sëmundjes së lisë tek delet dhe dhitë në Likovë, Kumanovë. Me qëllim parandalimin e shpërthimeve të reja në territorin e shtetit, në takim, siç theksohet në njoftimin e MBPU-së, u theksua se është e domosdoshme që fermerët të respektojnë rreptësisht masat e kontrollit dhe mbrojtjes të miratuara nga Agjencia. Lëvizja e kafshëve duhet të bëhet vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare të lëshuar…

Read More

Fondi për të Drejtën Humanitare ka bërë të ditur se Gjykata e Beogradit ka dënuar ish-ushtarin e UÇK-së, Gjelosh Krasniqin, me 15 vjet burgim. Ky vendim u mor bazuar në pretendimet e Prokurorisë atje se i njëjti, më 19 qershor 1999 në Bellopojë, afër Pejës, ka vrarë tre civilë dhe ka plagosur një tjetër. Sipas njoftimit të FDH-së, Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë. denimUCKushtari

Read More