Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Qindra euro në muaj për informacione, spiunazhi sfidon Kosovën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit në shërbim të Agjencisë Inteligjente Serbe (BIA). Bazuar në aktakuzat e ngritura, të akuzuarit për shërbimet të ndryshme janë paguar me qindra euro mujore, si dhe janë pajisur me mjetet komunikimi për të kryer aktivitetet e tyre.

Përgjatë vitit 2025, për spiunazh janë arrestuar 4 persona, të cilët ndodhen në paraburgim. Po të njëjtin vit, prokuroria ngriti 4 aktakuza ndaj 5 personave të tjerë, për spiunazh, ndërkohë që në fundvit, u ngrit edhe një aktakuzë tjetër po për spiunazh.

Të dhënat e Prokurorisë Speciale tregojnë se gjatë vitit 2025, në lidhje me veprën penale të spiunazhit, janë arrestuar katër persona dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit. Gjatë vitit 2025, Prokuroria Speciale ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “Spiunazh”. Ndaj pesë personave të akuzuar, vepra penale bazë është “Spiunazhi”.

Në dhjetor është ngritur një aktakuzë ku përfshihet një person edhe për veprën penale “Spiunazh”.

Që nga paslufta Serbia e ka dëmtuar shtetin e Kosovës me krijimin e narrativave të dëmshme për çka ka infiltruar edhe persona, të cilët kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës në shërbimin sekret serb (BIA).

Në gjykim për “spiunazh” janë disa raste, përfshirë atë të Bedri Shabanit e Muharrem Qerimit, të cilët mbi bazë të aktakuzës, kanë qenë të angazhuar edhe për manipulim të historisë së UÇK-së, ndërsa në paraburgim ndodhet edhe Fatmir Sheholli, i arrestuar për spiunazh.

“Duhet të dimë që ata rrezikojnë shtetin edhe rrezikojnë faktikisht institucionet tona të pavarura dhe kemi parë edhe atë që është bërë publike e që janë zbuluar për personat që kanë shkuar në Siri dhe në vende të tjera dhe pastaj me para të cilat si duket i kanë marrë nga BIA serbe nga sigurimi shtetëror i Serbisë, qëllimi i tyre është publikuar që ka qenë tepër armiqësor në raport me shtetin tonë për ta paraqitur Kosovë, si në shtet në esencë nuk është”, tha për RTK, Tomë Gashi, avokat.

Për parandalimin e rrezikut të mëtutjeshëm, avokati Gashi thekson se duhet vigjilencë më e madhe nga institucionet e Kosovës.

“Agjencioni Kosovar i Inteligjencës besoj që ka pasur informata edhe më herët për veprimtarinë e disa prej tyre, por në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ata kanë vlerësuar se kur duhet të marrin masa ligjore që të parandalohet veprimtaria e tyre dhe që të ballafaqohen me aktakuza, apstaj do të kenë gjykime të drejta dhe të ligjshme dhe pastaj varësisht prej epilogut çfarë marrin atëherë ndoshta do të bëhet publike se çfarë dëmi i kanë krijuar shtetit të Kosovës”, tha Gashi.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore, përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, e ka dënuar me 5 vjet burgim për spiunazh shtetasin kosovar, Aleksandar Vlajiqin./RTK

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.