Autor: Suad Avdiu
Me sukeses ka përfunduar operacioni disa orësh pasi nëna bëri një akt të jashtëzakonshëm dashurie dhe sakrifikice prindërore, pasi i dhuroi një pjesë të mëlçisë të bijës. Familjarët kanë konfirmuar se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë dhe gjendja e nënës dhe e vajzës është stabile. Mjekët kanë bërë të ditur se procedura ka kaluar pa komplikime dhe të dyja pacientet janë nën kujdes intensiv për monitorim të vazhdueshëm
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Nga KRRE thonë se duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e definuar në nenin 8 paragrafi (3) i Rregullores së Formimit të Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Ndryshme të Naftësdhe të Lëndëve Djegëse të Transportit, çmimet e shitjes me pakicë…
Edhe pesë raste të vrasjeve të grave të moshuara dhe një përpjekje për vrasje, janë duke i hulumtuar nga organet hetimore, për tu konstatuar nëse janë vepër e vrasësit serik nga vendbanimi Staro Nagoricane të Kumanovës, për të cilin ka indicje serioze se 2 i ka kryer, ka njoftuar TV Telma, transmeton gazeta Lajm. Burime nga hetimi thonë se kanë dëshmi të sigurta se 25-vjecari T.B. nga fshati i aferte Dragomancë, është autor I vrasjes së 78-vjecares M.S. nga Staro Nagoricane, sepse analiza e AND-së këtë e zbulon. Detajet tjera për viktimat tjera, tani për tani nuk zbulohen. T. B.…
Më 26.02.2026 në orën 20:00 në SPB Veles, një 48-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar me shumën prej 43.750 eurosh, transmeton Portalb.mk. Sipas denoncimit, ai ka postuar një njoftim në një rrjet social për blerjen e kriptovalutave, dhe më vonë ka kontaktuar një person përmes një rrjeti tjetër social me të cilin ka rënë dakord të paguajë paratë në një pikë këmbimi kriptovalutash në Veles, dhe në këmbim, t’i paguhen kriptoasetet. Denoncuesi ia ka dorëzuar paratë një personi të punësuar në pikën e këmbimit në Veles dhe i është thënë se ato ishin dërguar në adresën e caktuar, por ai nuk i…
Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë fund epilogut gjyqësor për një nga vrasjen më tronditëse në vend, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën. Përmes një aktgjykimi të shkallës së tretë, Supremeja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi vendimet paraprake, duke e vulosur kështu dënimin kapital për vrasjen e Marigona Osmanit. Në vendimin e saj, Gjykata ka konstatuar se vrasja është kryer në mënyrë tejet mizore, ku viktima ka përjetuar dhimbje të tmerrshme fizike si pasojë e goditjeve me mjet të fortë. Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet për papërgjegjshmëri mendore, pasi…
Policia ka ndaluar personin i cili dyshohet për alarmet e rreme në shkollat e Tetovës. Dyshohet se kërcënuesi është nxënës i viti të katërt në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, ku dhe kohëve të fundit ka pasur më së shumti alarme për bomba. Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij ku dhe janë sekuestruar celularë e kompjuterë. “Informatat nga SPB Tetovë, flasin se është kapur personi që dyshohet të jetë dërgues i emaileve në gjitha shkollat por edhe institucione të tjera, me kërcënime, se ka bombë brenda objektit. Interesant është fakti se nxënësi dyshohet të jetë pikërisht nga kjo shkollë, gjimnazi…
Shkup, 27 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat kontradiktore të ministrit Fillkovi dëshmojnë qartë se ai nuk ka as plan e as vullnet për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Sot thotë një gjë, nesër një tjetër, por asnjëherë nuk e thotë të vetmen gjë që duhet: se do të zbatojë rendin juridik të vendit. Në fillim, thuhet në reagimin e BDI-së, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase, duke theksuar se “kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase”. “Dje ai ndryshoi qëndrim…
Pavarësisht se ministrja e Arsimit Vesna Janevska tha se në hartimin e propozim-ligjit për Arsimin e Lartë kanë marrë pjesë edhe profesorë shqiptarë, një gjë e tillë u demantua nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti ‘Nënë Tereza’, të tre universitetet e konfirmuan për Portalb.mk se asnjë profesor nuk ka marrë pjesë në hartimin e ligjit. Ministria e Arsimit në krye me Vesna Janevskën vazhdojnë të fshehin emrat të cilët e hartuan Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë. Ndonëse ministrja Janevska gjatë debatit publik në Tetovë nuk i tregoi emrat që e shkruan ligjin, pohoi se ka pasur…
Më shumë se një vit, eksponentët e VLEN-it kanë nxjerrë në opinion idenë e bashkimit apo shkrirjes në një subjekt politik. Ky proces, përveç se po zë hapësira të konsiderueshme mediatike dita ditës, po nxjerr në pah edhe përçarjet e mëdha që ekzistojnë brenda këtij koalicioni. Në fakt, ky publicitet i gjoja shkrirjes së disa grupacioneve politike në një subjekt të vetëm bëhet me qëllim që të defokusohet opinioni nga dështimet e tyre brenda qeverisë. Të gjendur të pafuqishëm përballë VMRO-së, të nënçmuar çdo ditë nga ZNAM-i, të koritur nga tekat e Stoilkoviçit dhe të Filkovit, të hutuar nga këto…
Një politikan me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut synon të marrë drejtimin e qytetit të Zyrihut në zgjedhjet e ardhshme lokale. Bëhet fjalë për Përparim Avdili, i cili prej vitesh është aktiv në skenën politike të qytetit zviceran. Avdili, me rrënjë nga Llojani i Maqedonisë së Veriut, është kandidat për postin e kryetarit të Zürich, një nga qytetet më të rëndësishme në Zvicër. Kandidatura e tij ka tërhequr vëmendje të veçantë edhe në mesin e komunitetit shqiptar, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë qytet. Zgjedhjet do të zhvillohen më 8 mars, ndërsa Avdili ka…
