Fondi për të Drejtën Humanitare ka bërë të ditur se Gjykata e Beogradit ka dënuar ish-ushtarin e UÇK-së, Gjelosh Krasniqin, me 15 vjet burgim.
Ky vendim u mor bazuar në pretendimet e Prokurorisë atje se i njëjti, më 19 qershor 1999 në Bellopojë, afër Pejës, ka vrarë tre civilë dhe ka plagosur një tjetër.
Sipas njoftimit të FDH-së, Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë.

