Autor: Suad Avdiu

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. MPJD dhe Ambasadat kërkojnë që të ndiqen informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet e sigurisë së vendeve përkatëse dhe gjithashtu kanë njoftuar për numrat e telefonit që janë në dispozicion. “Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara. Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe:…

Read More

Edhe sot do të ketë një regjim të veçantë trafiku në zonën e Shkupit për shkak të vizitës së Presidentit të Shqipërisë në vend. “Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), zoti Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës, Njësia e Sigurisë së Trafikut Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. SPB Shkup u…

Read More

Policia ka njoftuar dy persona kanë raportuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre në Mitrovicë. Ata kanë deklaruar se djali dhe vajza e tyre kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka iniciuar hetimet për gjetjen e të miturve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes. “Mitrovicë 26.02.2026-08:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë), kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Read More

Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit të shtunën, kanë thënë Forcat izraelitë të Mbrojtjes, pas sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael kundër Iranit këtë mëngjes. IDF-ja ka deklaruar se sistemet mbrojtëse po operojnë për të ndaluar kërcënimet nga ajri të Iranit. “Sirenat janë dëgjuar në disa zona në vend pas identifikimit se u lëshuan raketa nga Irani drejt Izraelit. Në këtë kohë Forca Ajrore e Izraelit po operon që të ndalojë sulmet”, thuhet në deklaratën e IDF-së. iranizraelreagimsulm

Read More

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit. Tashmë janë publikuar disa video në rrjetet sociale teksa shihen disa objekte të sulmuara në Teheran, shkruan timesofisrael. Pak para se sulmet izraelite dhe amerikane të fillonin të shkaktonin shpërthime në Iran, në rrjetet sociale u publikua një video që pretendonte të tregonte raketa që fluturonin afër sipërfaqes mbi Irak.

Read More

Londrim Mekaj është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova, duke triumfuar në një finale të mbushur me emocione dhe surpriza. Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Londrimi arriti të fitojë mbështetjen e publikut me lojën e tij të qetë, strategjinë e menduar dhe qëndrimet e forta në momentet kyçe. Finalja e madhe u shoqërua me reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa fansat festuan fitoren e tij si një sukses të merituar. Me këtë triumf, Londrim Mekaj lë gjurmë në historinë e këtij formati shumë të ndjekur. Hygerta Sako është renditur…

Read More

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë e lehtë juglindore. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 15 gradë.

Read More

Është prishur konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Siç mëson TV21, gjatë pasdites së sotme komisioni i formuar për të shqyruar kandidaturat, nuk ka arritur në një ujdi për drejtuesin e ri të këtij trupi rregullues, e si pasojë është anuluar i gjithë konkursi. Kjo vjen pasi në dy javët e fundit ka pasur plot zëra për ndërhyje politike në këtë proces, gjë që bëri që përzgjedhja të shtyhej për disa ditë. Nga ajo që ka raportuar TV21 më herët, mund të theksohet se zgjedhja e drejtorit të AKE-së u shndërruar në mollë sherri…

Read More

Besim Hoda nga OVL-UÇK në një intervistë për Tv Globi tha se janë duke punuar për formimin e një lëvizje të re politike. Hoda theksoi se lëvizja e re do të garojë politikisht, por siç shtoi me njerëz të rinj. Tutje shtoi se në takimet që po zhvillojnë iden për formimin e një lëvizje te re politike po e përqafojnë shumë intelektual dhe njerëz të rinj.

Read More

Sonte mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke shënuar përmbylljen e aventurës mbi 100-ditore të banorëve brenda shtëpisë më të famshme në vend. Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, debate, aleanca dhe emocione të forta, njëri prej pesë finalistëve – Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj apo Hygerta Sako – do të kurorëzohet fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Gara ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa publiku me votat e tij do të përcaktojë se kush do të ngrejë trofeun sonte në fund…

Read More