Autor: Suad Avdiu

Në shënimet e tij të javës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te situata në Lindjen e Mesme dhe siguria e qytetarëve që ndodhen në zonat e konfliktit. Ai tha se situata mbetet e ndërlikuar dhe është e vështirë të parashikohet fundi i ofensivës SHBA-Izrael, që sipas kryeministrit, nisi me plotë të drejtë. Rama u shpreh se përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet vendase. Sa i përket fluturimeve, ai theksoi se mbetet një sfidë për të gjithë. “Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga…

Read More

MPB njofton se me 7 mars 2026, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se tek ata është dërguar me gjendje të rënduar shëndetësore S.R. (23) nga Shkupi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit, i cili më pas ka ndërruar jetë. ​Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë еshtë dërguar për obduksion.

Read More

jatë dy javëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar 21 kallëzime penale për gjithsej 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, prej të cilave gjashtë janë proceduar me procedurdhunësë të shpejtë. Përveç kësaj, në rajonin e SPB Shkup janë dorëzuar pesë kallëzime për dhunë me bazë gjinore, ku tri raste lidhen me “rrezikim të sigurisë” dhe dy me “përndjekje”. Si pasojë, janë shqiptuar pesë masa paraburgimi dhe një masë kujdesi. Llojet e veprave dhe rastet më të rënda Pjesa më e madhe e veprave penale lidhen me “rrezikimin e sigurisë” (11…

Read More

Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, u pyetur nëse po shkojnë në Prekaz për të finalizuar çështjen e liderit të VLEN-it, Mexhiti u shpreh se atje shkojnë për të bërë homazhe dhe te varrezat e familjes Jashari, raporton SHENJA. Ndërsa siç u shpreh, sa i përket VLEN-it, nuk kanë ndonjë zhvillim të ri dhe se në momentin që do të ketë opinioni do të jetë i informuar. “Sa i përket VLEN-it, po punohet, nuk ka diçka jashtë asaj që e kemi thënë deri…

Read More

Ky është përkthimi i deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me situatën e furnizimit me karburante: Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil, inspektorët janë në terren për shkak të kufizimeve në disa pompa Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHhT) është në terren pas ankesave të qytetarëve se në disa pika karburanti ka kufizime gjatë furnizimit me dizel, por theksoi se furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në vend është stabil. Ai bëri të ditur se këto dukuri janë vërejtur kryesisht në komunat kufitare, ku ka presion të shtuar për shkak të…

Read More

Deponia në Nikushtak u mbyll, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen. Banorët kërkojnë kontrolle të rrepta. Ndërkohë Komuna e Likovës thotë se inspektorët dalin vazhdimisht në terren, ndërsa janë shqiptuar edhe gjoba ndaj personave të papërgjegjshëm. “Edhe pse deponia në Nikushtak u mbyll, problemi me mbeturinat vazhdon akoma. Së fundmi janë paraqitur deponi të vogla përskaj rrugës së fshatrave. Banorët kërkojnë inspektim nga ana institucionale”, raporton Avni Tahiri – Gazetar. “Duhet të kontrollohen. Inspektorët duhet të dale në terren dhe të mos hidhen gjithandej pasi këto sjellin sëmundje, epidemi”, u shpreh një banor. ”Për ne duhet vetëm dënime, vetëm dënime që…

Read More

Përmes një reagimi publik, Limani ka theksuar se është e lehtë të bëhen homazhe dhe të përkulen mbi varre pasi lufta dhe rrethimet kanë përfunduar. “E lehtë është përkulja mbi varre kur rrethimi ka mbaruar. E lehtë është sfilata pranë gjakut të fëmijëve kur historia është shkruar. E lehtë është edhe rruga me vetura drejt Prekazit kur pushkët kanë heshtur”, ka shkruar ai. Limani ka ngritur pyetjen se ku ndodheshin ata në ditët më të vështira të marsit, kur – sipas tij – kërkohej guxim për të çarë rrethimin dhe për të qëndruar përballë rrezikut. “Ku ndodheshim në marsin e…

Read More

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo. Policia norvegjeze bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun. Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar. “Policia është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën dhe nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në një deklaratë zyrtare të autoriteteve norvegjeze. Të pyetur nëse shpërthimi ka të bëjë me ndonjë sulm të mundshëm, stacioni rajonal i policisë në Oslo shpjegoi se aktualisht nuk…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë veriperëndimore në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar lëkundje të forta që u ndjenë në një pjesë të madhe të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell INA. Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror në Shkup njoftoi se lëkundjet u regjistruan rreth 200 kilometra në jug të kryeqytetit, me epiqendër në territorin grek pranë zonës kufitare. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, intensiteti i tërmetit në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut është vlerësuar me III shkallë sipas Shkallës…

Read More

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se 8 Marsi nuk duhet të shihet vetëm si një festë simbolike, por si një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror për respektimin dhe zbatimin e të drejtave që u takojnë grave. Në deklaratën e saj, Azizi theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë faktorët e shoqërisë që të angazhohen seriozisht në rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në pushtet dhe në menaxhimin institucional. “8 Marsi nuk është vetëm festë, por duhet të…

Read More