Autor: Suad Avdiu
Fushata ushtarake amerikane kundër Iranit ka kushtuar rreth 10,35 miliardë dollarë në vetëm 10 ditë, me një mesatare prej më shumë se 1 miliard dollarësh në ditë. Shifra përfaqëson afërsisht 1,23 për qind të të gjithë buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së për vitin 2026, sipas vlerësimeve dhe të dhënave të përpiluara nga Anadolu. Forcat amerikane shpenzuan rreth 779 milionë dollarë vetëm në 24 orët e para të fillimit të operacionit. Ndërsa fushata është zgjeruar, shpenzimet operative janë rritur në miliarda, bazuar në orët e fluturimit të vlerësuara, kostot e mirëmbajtjes dhe shpenzimet e municioneve të nxjerra nga kërkesat buxhetore të…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 15-vjeçareje nga një fshat i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 20.09.2025, e mitura ka sulmuar fizikisht një grua nga i njëjti fshat. Pas sulmit fizik, ajo ka tentuar që me një mjet të mprehtë të sulmojë gruan dhe bashkëshortin e saj.
26 gra janë vrarë në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021 deri në vitin 2025. Për shkak të mungesës së një rregullimi ligjor për një kohë të gjatë, nuk dihet sa prej tyre janë viktima të femicidit. “Ose e imja, ose e vdekur”, ishte vetëm një nga dhjetëra mesazhet kërcënuese që 31-vjeçarja Rosica Koçeva kishte marrë pak ditë para se ish-partneri i saj, Ilija Stefanovski, ta vriste atë bashkë me babain e saj pranë shtëpisë së tyre në Veles. Ky është rasti më i fundit i femicidit në Maqedoninë e Veriut, i dokumentuar edhe nga policia. Rosica i kishte denoncuar…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndryshime në Ligjin për Qeverinë, të cilat parashikojnë shfuqizimin gradual të modelit të ashtuquajtur të “Qeverisë teknike”, mekanizëm që zbatohet para zgjedhjeve parlamentare. Burime qeveritare bëjnë të ditur për PressOnline.al se drafti përfundimtar i ndryshimeve tashmë është dorëzuar në ekzekutiv dhe pritet që në periudhën e ardhshme të shqyrtohet në një nga mbledhjet e qeverisë. Pas miratimit në kabinet, propozimi do t’i dërgohet Kuvendit për procedurë parlamentare. Sipas informacioneve nga burime brenda Qeverisë, është propozuar një zgjidhje kalimtare: modeli aktual i qeverisë teknike të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa të…
Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar. Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni. “Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit deri rreth tre ose katër muaj. Disa prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, megjithatë aktualisht nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zakonisht, rreth 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar paraqesin simptoma dominuese respiratorë,” deklaroi Vesna Micevska, mjeke. Sipas mjekëve aktualisht dominon…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon intensivisht për të evakuuar qytetarët e Maqedonisë nga zonat e krizës në Lindjen e Mesme, përcjell TV21. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski tha se mbrëmë 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroport, edhe pse kishin kërkuar evakuim. “Qëllimi ynë është që të gjithë aeroplanët tanë të mbushen maksimalisht në kapacitetin e tyre. Dje në Aeroportin e Dubait, 14 persona, që kanë kërkuar deri në momentin e fundit evakuim, vendosën që mos të shfaqen. Për fat të mirë kishim të përgatitur plan për situatë të tillë,…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më. Sa i përket luftës ndaj Iranit, nuk tregoi se nëse është e drejtë, por kërkoi të mos derdhen lot për një regjimi vrastar. Von der Leyen tha se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së që tani. “Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në…
Dy gra nga Kumanova janë lënduar në një aksident trafiku, ndërsa janë dëmtuar edhe tre automjete të parkuara. Njëra prej tyre ka marrë lëndime më të rënda, pasi mbrëmë janë përplasur në rrugën “Tode Dumba”. Gjatë përplasjes janë dëmtuar edhe tre automjete të parkuara. – Më 08.03.2026 rreth orës 23:50 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 28-vjeçarja K.P., dhe një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 29-vjeçarja A.N. nga Kumanova,…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mblidhet këtë të mërkurë për të vlerësuar kushtetueshmërinë e Ligjit që mundëson vendosjen e sistemit të monitorimit “Safe City” (Qyteti i Sigurt). Gjyqtarja kushtetuese, Ana Pavllovska Daneva, gjatë një paraqitjeje televizive, njoftoi se deri te ky institucion janë dorëzuar tre iniciativa për këtë çështje: iniciativa nga ASH e Arben Taravarit, ASH e Ziadin Selës dhe nga një student i Fakultetit Juridik. Sipas gjyqtares Daneva, të tria iniciativat janë bashkuar në një lëndë të vetme, e cila tashmë është vendosur si pikë e rendit të ditës për seancën e radhës. Një…
Presidenca e Republika e Kosovës ka dënuar gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatim” të presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si nxitje të rrezikshme për dhunë dhe jo kritikë politike. Në reagimin e Presidencës thuhet se përdorimi i një gjuhe të tillë në debat publik normalizon dhunën politike dhe krijon një mentalitet që e dëmton demokracinë. Sipas Presidencës, Osmani është presidente legjitime e vendit dhe ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës. Tutje theksohet se thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. “Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim”…
