Autor: Suad Avdiu
Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme, i cili do të kryhet me fluturime çarter komerciale, do të fillojë sot, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ministria informoi se ka lidhur një marrëveshje me një kompani ajrore, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, pas kryerjes së një procedure të përshtatshme. Sipas planit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u kthyer të evakuohen deri në mesin e javës së ardhshme. Procesi është koordinuar plotësisht nga Ministria dhe misionet diplomatike…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 16 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm. Me diell, vranësira dhe kushte për reshje të dobëta të lokale të shiut.Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsius.
Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi përmbylljen e aktiviteteve për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së me ceremoninë e “natës së zjarreve” në kazermën “Adem Jashari”. Gjatë ceremonisë u ndez flakadani përkujtimor në nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës.
Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdadit dhe ata të Irbilit në Irak, dëgjuan shpërthime dhe zhurmën e mbrojtjes ajrore që kapnin raketa ose dronë që vinin të shtunën në mbrëmje. Sipas agjencisë Associated Press, tre zyrtarë irakianë të sigurisë thanë se një raketë goditi një pistë uljeje helikopterësh në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad. Kryeministri në detyrë Mohammed Shia al-Sudani e quajti sulmin e së shtunës ndaj ambasadës amerikane në Bagdad një “akt terrorist” të kryer nga “grupe të pakontrolluara”, raportoi AP. Ai tha se kishte urdhëruar shërbimet ushtarake dhe të sigurisë të identifikonin personat përgjegjës. Nuk pati raportime për…
Situata në Lindjen e Mesme ka lënë të bllokuar rreth 700 deri në 800 shtetas maqedonas, të cilët e kanë pothuajse të pamundur kthimin në shtëpi për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, shkruan faktor.mk. Sipas Arkan Kerim nga Oda Turistike-Hotelierike, fluturimet janë ndërprerë pasi aeroporti i Dubait ka ndaluar punën, duke paralizuar transportin ajror midis Azisë dhe Evropës. Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, ku një vend i vetëm nga Dubai për në Shkup ka kushtuar deri në 20.000 euro. Kthimi mbetet sfidë edhe përmes rrugëve alternative si Arabia Saudite, për shkak të procedurave të vështira për pajisjen me…
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës së ardhshme për shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni, duke u bazuar në situatën aktuale në terren. Charteri që do të niset nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të jetë i disponueshëm me pagesë. Konflikti në rajon ka vazhduar, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari raportuan sulme me raketa dhe dronë të shtunën. Dy fluturime të tjera me charter nga qeveria deri tani kanë rikthyer shtetas britanikë nga Muscat-i i Omanit. Fluturimi i parë mbërriti në aeroportin Stansted të premten,…
Mbrëmja e 7 marsit në Skenderaj u shënua me një koncert përkujtimor të mbajtur në sheshin e qytetit për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Pas ndezjes së flakadaneve, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin e Skenderajt për të përkujtuar të rënët për liri. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Rifat Jashari së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Jashari. Krah tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes kujtoi se 7 marsi shënon përfundimin e rezistencës heroike të familjes Jashari në vitin 1998, një moment i rëndësishëm i historisë së…
Gerta Miftari, një 16-vjeçare me origjinë nga Kosova që jeton në Gjermani, është shpallur vajza me inteligjencën më të lartë në Gjermani nga Ministria e Arsimit. Që në moshën 12-vjeçare ajo filloi të ligjëronte gjuhën gjermane, angleze dhe frënge, duke dhënë mësim edhe për nxënës më të mëdhenj se vetja. Në një konkurs me 40 garues, Gerta arriti të fitojë vendin e parë falë talentit, punës dhe përkushtimit të saj. Në të ardhmen ajo synon të bëhet juriste, ndërsa suksesi i saj është një tjetër dëshmi e potencialit dhe talentit të rinisë shqiptare kudo në botë. Urime dhe suksese të…
Liderët e VLEN-it po zhvillojnë një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Fotografinë e takimit e ka shpërndarë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke dhënë edhe lajmin e madh për bashkimin e VLEN-it. “Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, publikoi Kasami.
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës. Gjatë vizitës në Kompleksi Memorial Adem Jashari, përfaqësuesit e VLEN u përkulën para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, duke theksuar se Prekazi mbetet një nga vendet më të shenjta të historisë kombëtare shqiptare. Ata vizituan edhe kullën e familjes Jashari, ku në konak u pritën nga Rifat Jashari. Sipas tyre, kjo kullë është simbol i qëndresës, sakrificës dhe krenarisë së…
