jatë dy javëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar 21 kallëzime penale për gjithsej 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, prej të cilave gjashtë janë proceduar me procedurdhunësë të shpejtë.
Përveç kësaj, në rajonin e SPB Shkup janë dorëzuar pesë kallëzime për dhunë me bazë gjinore, ku tri raste lidhen me “rrezikim të sigurisë” dhe dy me “përndjekje”. Si pasojë, janë shqiptuar pesë masa paraburgimi dhe një masë kujdesi.
Llojet e veprave dhe rastet më të rënda
Pjesa më e madhe e veprave penale lidhen me “rrezikimin e sigurisë” (11 raste) dhe “lëndime trupore” (10 raste). Megjithatë, regjistrimet e fundit përfshijnë vepra jashtëzakonisht të rënda:
1 rast tentim vrasje (autori në Shkup është ndaluar);
1 rast sulm seksual dhe përdhunim;
1 rast privim i paligjshëm nga liria;
1 rast lëndim i rëndë trupor.
Shpërndarja sipas qyteteve
Sa u përket Sektorëve të Punëve të Brendshme, kallëzimet janë ndarë si vijon:
Shkupi dhe Strumica: nga 5 kallëzime;
Ohri: 4 kallëzime;
Shtipi: 3 kallëzime;
Kumanova: 2 kallëzime;
Tetova dhe Velesi: nga 1 kallëzim.
Gjatë kësaj periudhe dyjavore, në nivel shtetëror janë raportuar gjithsej 39 ngjarje kriminale dhe 63 ankesa që lidhen me dhunën në familje. Në krahasim me vitet e kaluara, MPB thekson se në vitin 2025 është shënuar një rritje e numrit të masave të paraburgimit, trend i cili po vazhdon edhe në vitin 2026, veçanërisht pas ndryshimeve të fundit ligjore që mundësojnë veprim më të shpejtë të organeve të drejtësisë.(INA)

