Autor: Suad Avdiu
Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të fillojë të dielën dhe do të kryhet me fluturime çarter komerciale, pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të ketë lidhur një marrëveshje me një linjë ajrore pas një procedure të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Sipas dinamikës së planifikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për evakuim të kthehen më së voni deri në mesin e javës së ardhshme. Procesi, siç u tha, po koordinohet përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në rajon, dhe detajet…
Në Ditën e Mësuesit u vendos gurthemeli i kampusit të ri të Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe lokale. Në aktivitet morën pjesë zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, të cilët vendosën gurthemelin e kampusit të ri universitar në Shkup. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Sali theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e arsimit dhe të ardhmen e vendit. “Ajo që dikur dukej si një ëndërr, sot po bëhet realitet. Ky kampus do të jetë një hapësirë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot fillimin e ndërtimit të kampusit të ri modern të Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për të ardhmen e arsimit të lartë në vend. Sipas tij, qeveria ka siguruar gjithsej 42 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Prej tyre, 40 milionë euro janë të dedikuara për ndërtimin e objekteve, ndërsa rreth 2 milionë euro për mbikëqyrjen e punimeve, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë profesionale, cilësore dhe transparente. Kampusi i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 31 mijë…
Shkup, 7 mars – Në Shkup u vendos sot gurthemeli për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt i madh arsimor që synon të krijojë kushte moderne për studim dhe kërkim shkencor. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e cilësoi këtë moment si historik, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha në arsimin shqip në vend. Sipas tij, projekti kap vlerën prej rreth 42 milionë eurosh dhe parashikon ndërtimin e një kampusi universitar me standarde moderne, i projektuar për të përmbushur kërkesat e arsimit bashkëkohor dhe të kërkimit shkencor. “Ky është…
Shkup, 7 mars – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë emër për prokuror të ri publik të shtetit. “Javën tjetër presim që konsultimet të përfundojnë dhe të dalim me një emër të propozuar që do ta dërgojmë në Kuvend”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Rreth 50 punëtorë, kryesisht nga Maqedonia, janë larguar nga puna nga kompania Bechtel‑Enka, pa paralajmërim paraprak dhe pa një sqarim të detajuar zyrtar. Sipas punëtorëve të prekur, arsyeja që u është dhënë është se Qeveria nuk ka lëshuar mjetet financiare për pagesën e pagave të tyre. Ata thonë se vendimi për largimin nga puna ka ardhur papritur, duke i lënë pa punë dhe pa siguri financiare. Punëtorët kërkojnë që të respektohen kontratat e tyre të punës dhe që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë transparencë lidhur me arsyet e këtij vendimi dhe…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në ditën e hedhjes zyrtarisht të gurthemelit të Kampusit më modern të Universitetit Nënë Tereza, tha se ky projekt është invesitmi më i madh në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Mexhiti gjithashtu bëri të ditur ky investim kap vlerën e rreth 42 milionë euro.
Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Marrëveshja është për një periudhë prej 15 vitesh, me 10 për qind qira nga qarkullimi i përgjithshëm i realizuar. Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve moderne të montueshme, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të vihen në funksion deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Parkingjet do të jenë të dedikuara kryesisht për pacientët dhe për të punësuarit në Qendrën Klinike. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se Qyteti i Shkupit brenad…
Sot në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Në takimin mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri. Sipas të dhënave që mësoi ALSAT, Alternativa ka kërkuar postin e sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që ka gjetur dakordim nga palët që Bekim Sali…
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të së parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit…
