Autor: Suad Avdiu

Java e fundit e marsit, më saktë në javën e 29 marsit, në orën dy pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, pra në orën tre. Pikërisht në atë moment fillon llogaritja verore e kohës. Kjo do të thotë që errësira do të vijë më vonë. Ideja kryesore për futjen e orarit veror dhe dimëror është të shfrytëzohet drita e ditës në mënyrë më efikase. Ora dimërore përfaqëson kohën reale, astronomike, ndërsa ora verore “merr” një orë të mëngjesit dhe e shton në mbrëmje, me qëllim që të zgjatet drita e ditës dhe errësira të vijë…

Read More

Një moment historik për komunitetin shqiptar në Zvicër. Rixhil Agushi ka arritur të fitojë mandatin për Këshillin Ekzekutiv të qytetit të Schlierenit (Stadtrat), duke u bërë shqiptarja e parë që siguron një mandat në këtë institucion ekzekutiv të qytetit. Kandidate e Partisë Socialdemokrate (SP) dhe prej vitesh aktive në Parlamentin Komunal të Schlierenit, Agushi ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e drejtimit të qytetit për mandatin 2026–2030. Rixhil Agushi është me prejardhje nga Tetova, Maqedonia e Veriut, ndërsa është e lindur dhe e rritur në qytetin e Schlierenit. Fitorja e saj konsiderohet një arritje e rëndësishme për…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 14,27 % në raport me vendimin e datës 2.3.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 14,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 12,50 den/litër. Çmimi i shitjes me…

Read More

Recension librit “Një jetë, shumë histori (Rrëfimi për pishtaren e arsimit Regaibe Osmani)”, të autores Adelina Beluli  Recensent: Ardian RAMADANI Njëri prej profesioneve më të sfiduar, e njëkohësisht edhe më sfidues është padyshim profesioni i mësuesit, edukatorit, arsimtarit e profesorit. Kur e them profesion më i sfiduar, e kam parasysh këtu faktin, se bartësi i këtij profesioni, gjatë tërë epokave historike, përpos sakrificës sfilitëse, ka pasur mbi supe e ka edhe më tej peshën e përgjegjësisë morale e njerëzore. Ky profesion, i cili ishte i sfiduar dje, për shkak të kushteve tejet të rënda dhe të vështira me të cilat…

Read More

Rritja e çmimeve të qirave dhe ushqimeve, kanë qenë faktorët kryesor që ndikuan në inflacionin e muajit shkurt 2026, i cili u regjistrua në 2,5%, nga 1,9 % në shkurt 2025. Krahasuar me muajin Janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3 %, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve bamirëse dhe angazhimit të saj humanitar, OKH Merhamet ka shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kumanovë dhe Likovë. Kjo nismë synon të ofrojë ndihmë konkrete për familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke i mbështetur në një kohë kur solidariteti dhe kujdesi ndaj njëri-tjetrit janë më të rëndësishme se kurrë. Shpërndarja e pakove ushqimore është realizuar në këto zona: Kumanovë, Likovë, Nikushtak, Ropalcë, Vishticë, Hotël, Mateç, Orizare, Sllupçan, Vaksincë, Allashec, Opajë, Llopat, Rramanli dhe Çerkez. Përmes këtij aksioni humanitar, 650 familje kanë përfituar pako ushqimore me produkte bazë, duke ndihmuar në lehtësimin e…

Read More

Turneu i shahut “KUPA ADEM JASHARI” u zhvillua me pjesëmarrjen e 136 garuesve, duke sjellë një garë të fortë dhe shumë interesante për të gjithë dashamirët e shahut. Në kategorinë për lojtarët me rejting deri në 1900, çmimin e parë e fitoi Nimetulla Osmani, anëtar i Klubit të Shahut “Teuta” nga Komuna e Likovës, i cili tregoi lojë shumë të mirë dhe performancë të qëndrueshme gjatë gjithë turneut. Turneu u karakterizua nga organizim i mirë dhe një atmosferë e shkëlqyer sportive mes pjesëmarrësve. Suksese dhe urime për arritjen! /Televizioni News

Read More

151 udhëtarë nga Dubai, të cilët kishin kërkuar evakuim, kanë ateruar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Shkupit. Shumica prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por në mesin e tyre ka edhe shtetas nga vendet fqinje, si dhe katër shtetas të Holandës. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri në mesin e javës së ardhshme pritet të evakuohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer në vend. Qytetarët e evakuuar kanë deklaruar se tani ndihen më të qetë pasi janë larguar nga zona e luftës. Me këtë fluturim të organizuar nga…

Read More

Ndërsa ditët e luftës midis SHBA-së dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër po kalojnë, e bashkë me to mbetet i mbyllur edhe Ngushtica e Hormuzit (përmes së cilës kalon 20% e tregtisë botërore të energjisë), skenarët “apokaliptikë” për çmimin e gazit dhe naftës po rriten kudo në botë, përcjell INA. Kjo situatë, natyrisht, krijon terren të përshtatshëm për manipulime propagandistike në skenën e brendshme, të cilat shpesh nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Megjithatë, ajo që është interesante është se në këtë moment, vendi ynë ka çmimin më të ulët të benzinës krahasuar me vendet…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili në një intervistë për një medium serb deklaroi ndër të tjera se kryeministri Albin Kurti kinse i kishte thënë se dhënia e tokës së Manastirit të Deçanit po bëhet për hatër të tij. “Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por…

Read More