Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tërmeti godet Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Maqedoninë e Veriut

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë veriperëndimore në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar lëkundje të forta që u ndjenë në një pjesë të madhe të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell INA.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror në Shkup njoftoi se lëkundjet u regjistruan rreth 200 kilometra në jug të kryeqytetit, me epiqendër në territorin grek pranë zonës kufitare. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, intensiteti i tërmetit në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut është vlerësuar me III shkallë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Banorët në qytetet e Ohrit, Strugës, Resnjës, Kërçovës dhe Dibrës raportuan se kanë ndjerë lëkundjet, të cilat zgjatën disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim te popullata lokale. Megjithëse magnituda në epiqendër ishte e konsiderueshme, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në Greqi, autoritetet po monitorojnë situatën pas disa pasgoditjeve që pasuan lëkundjen kryesore. Rajoni i Thesprotisë dhe qyteti i Janinës mbeten zonat më të prekura, ku raportohet për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike dhe rrëshqitje të vogla dherash në akset rrugore malore. Ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri të lartë në të gjithë zonën e prekur, ndërsa sizmologët paralajmërojnë se pasgoditjet mund të vijojnë gjatë orëve në vijim.(INA)

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.