Autor: Suad Avdiu
Komuna e Gostivarit nën patronatin e kryetarit të saj, Valbon Limani sot organizoi iftar të hapur për qytetarët e Gostivarit. Ky iftar organizohet për vitin e dytë radhazi dhe është përkrahur edhe nga Bashkësia Fetare Islame. “Sot kemi iftarin e dytë tradicional këtu në qendër të Gostivarit, në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit. Është një iftar i hapur për të gjithë qytetarët e Gostivarit, pa dallim. Ky iftar përcjell mesazhin e solidaritetit, bashkimit dhe mirësisë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Uroj që ky iftar të mbetet traditë edhe për shumë vite”, tha kryetari Valbon Limani. (INA)
Shkruan: Ish Komandat Mala – Ushtria Çlirimtare Kombëtare 14 Marsi 2001 – Fillimi i Luftës në Tetovë “12 Ditë Luftë mbi Kalanë e Tetovës” Në fillim te luftës të 14 marsit isha i zgjehedhur kordinator i operativës në kuadër të kopmanis,së Parë të Brigadës 112.Mujdin Aliu, Më 14 mars të vitit 2001, në malësinë e Sharrit dhe mbi Kalanë historike të Tetovës filloi një kapitull i ri i rezistencës shqiptare. Një kompani e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e udhëhequr nga komandanti Ilaz Ceka – Qorri, u organizua në tre togje luftëtarësh, të cilët morën pozicionet strategjike rreth Kalasë së Tetovës. Togu i…
Brenda vetëm tetë ditëve, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket takimeve me Albin Kurtin, për çështjen e presidentit, shkruan Insajderi. Me 5 mars, Abdixhiku kishte deklaruar se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar. Kryetari i LDK’së kishte thënë se u mor vesh se derisa Kurti ka qenë duke biseduar me opozitën, në anën tjetër ka bërë skenarë për të fajësuar opozitën, duke i thënë presidentes Osmani që të futet në garë sa për të bërë kuorumin për Glauk Konjufcën. “Procesi është kompromentuar tani.…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me uljen e çmimit të derivateve të naftës, deklaroi: “Ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në ditët e fundit me furnizuesin më të madh, do të thoja, që është “OKTA”. Dhe lajmi i mirë për qytetarët maqedonas është se “OKTA” do të japë një ulje prej afërsisht 45 deri në 50 dollarë për ton për kompanitë që bashkëpunojnë me të, duke filluar nga sot. Kjo do të thotë një ulje prej diku rreth 2.5…
18 vjeçari M.R. nga Pallatica e Tetovës është arrestuar nën dyshime se dërgonte mesazhe me kërcënime për bomba në shkollën e mesme të mjekësisë. Mbrëmë në Stacionin Policor Tetovë, disa mësues nga Shkolla e Mesme Mjekësore “Nikola Shtejn” në Tetovë raportuan se kishin marrë informacione nga prindërit e nxënësve se M.R. dërgonte mesazhe nxënësve dhe kërcënonte se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë. “Menjëherë u ndërmorën masa dhe veprime të duhura nga punonjësit e policisë së Tetovës dhe, me urdhër gjyqësor, u kontrollua banesa dhe ambientet ndihmëse të R.R. (49) në fshatin Pallaticë, Tetovë. Gjatë…
Policët e Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Shkup e privuan nga liria personin me iniciale V.T. (40) nga Shkupi, pas një denoncimi se më 11 mars, rreth orës 1:30 të mëngjesit, ai e ka sulmuar fizikisht babanë e tij 61-vjeçar, kurse më pas ia kishte djegur veturën. Dje, policia arrestoi një autor i cili fillimisht sulmoi fizikisht babanë e tij, dhe më pas ia vuri flakën makinës. “Më 11 mars 2026 në orën 2:20 të mëngjesit në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, oficerët e policisë nga SVR Shkup privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, pas një raportimi…
Fatmir Limani ka reaguar publikisht pas deklaratës së kryetarit të Tetovës dhe njërit prej drejtuesve të VLEN-it, Bilall Kasami, i cili mes tjerash tha se do të shqyrtojë shkarkimin e Limanit pasi ishte në një tryezë iftari ku ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagimin e tij, Limani thekson se prania në një sofër iftari nuk duhet të shndërrohet në dilemë politike, duke theksuar se ishte i ftuar si ministër dhe se mikpritësi është ai që përcakton rendin e sofrës. Ja reagimi i plotë: NË SOFREN IFTARIT TË GJITHË “JEMI NJË” Nëse dikush kërkon shpjegim pse Fatmir Limani…
Sipas përditësimit të fundit të materialeve prognostike nga dhe pas datës 17 mars 2026, pritet një valë e ftohtë që të zbresë nga veriu drejt Ballkanit dhe sigurisht drejt Maqedonisë. Në një situatë të tillë, është e mundur një rikthim i temperaturave dimërore dhe i borës, veçanërisht në vendet malore dhe më të larta, por është e mundur edhe shfaqja e ngricave të mëngjesit, përcjellë tetova1. Të paktën që nga tani e tutje, është e mundur që të bjerë borë nga dhe pas 17 marsit 2026 në vende me lartësi më të ulëta, domethënë, në vende me lartësi nën 1000…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e bëri të qartë sot se Ligji i ri për arsimin e lartë së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare. Pavarësisht kërkesave të një grupi të caktuar profesorësh për tërheqjen dhe rishikimin e tij, Janevska tha se puna njëvjeçare e grupit të punës nuk do të anulohet. Sipas saj, rezistenca midis një pjese të komunitetit akademik vjen nga frika e përmbushjes së kritereve të reja, më të larta. Ministrja iu përgjigj drejtpërdrejt kritikëve, duke theksuar se ligji ofron fleksibilitet, por jo lëshime në cilësi. “Një grup i vogël profesorësh po kërkojnë tërheqjen…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendit, i njohur me nofkën artistike Gjesti për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së,…
