Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Diaspora rikthehet në shtëpi”, sot nis Samiti që do të zgjasë për tre ditë

14 Prill, 2026

PD: Rama nuk i do referendumet, propozimet ligjore të PS synojnë të mos lejojnë mbajtjen e tyre

14 Prill, 2026

LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyarit, koha për drejtësi ndaj Gruevskit

13 Prill, 2026

Kaos në pikat kufitare: Kolona të gjata pas fundjavës festive, pritet deri në dy orë në hyrje

13 Prill, 2026

Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

13 Prill, 2026

Zgjedhjet në Hungari, Rama uron Magyar për fitoren dhe vlerëson bashkëpunimin me Orban

13 Prill, 2026

Çfarë fshihet pas takimeve të Abdixhikut me Kurtin?

13 Prill, 2026

ShBA “Karadaku”, për herën e katërt me radhë, organizon “Shtegun e lirisë”, për nder të 2 Majit-Shpalljes së zonë e lirë të Karadakut të Kumanovës dhe Ditës së Komunës së Likovës

13 Prill, 2026

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, investim që kthehet shpejt

13 Prill, 2026

Magyar ”shuplakë” Gruevskit

13 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Komandant Mala i tregon ushtarët që me 14 mars 2001 e nisën luftën në Kalanë e Tetovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Ish Komandat Mala – Ushtria Çlirimtare Kombëtare

14 Marsi 2001 – Fillimi i Luftës në Tetovë

“12 Ditë Luftë mbi Kalanë e Tetovës”

Në fillim te luftës të 14 marsit isha i zgjehedhur kordinator i operativës në kuadër të kopmanis,së Parë të Brigadës 112.Mujdin Aliu,

Më 14 mars të vitit 2001, në malësinë e Sharrit dhe mbi Kalanë historike të Tetovës filloi një kapitull i ri i rezistencës shqiptare. Një kompani e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e udhëhequr nga komandanti Ilaz Ceka – Qorri, u organizua në tre togje luftëtarësh, të cilët morën pozicionet strategjike rreth Kalasë së Tetovës.

Togu i parë, me 14 luftëtarë, udhëhiqej nga Izair Samiu – Baci dhe u vendos brenda Kalasë. Një grup tjetër, i udhëhequr nga Daut Rexhepi – Leka, u pozicionua në krahun e majtë të saj, në vendin e quajtur Stermoll. Ndërsa grupi i tretë, nën drejtimin e Hasim Bajrami – Puçi, mori pozicion në fshatin Gajre, duke mbrojtur krahun e djathtë të Kalasë. Po atë ditë, në fshatin Sellcë u vendos edhe njësiti i parë i logjistikës së UÇK-së, i cili do të kishte një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e luftës.

Këta rreth 30 bij të kombit shqiptar, në paraditen e 14 marsit, krisën pushkën e parë të kësaj lufte. Jehona e asaj krisme nuk u dëgjua vetëm në Tetovë, por në të gjithë Maqedoninë. Në ato momente, në sheshin e qytetit të Tetovës po zhvillohej edhe një protestë masive e shqiptarëve.

Përplasja e parë me forcat ushtarake dhe policore sllavo-maqedonase zgjati rreth gjysmë ore, por pasojat për armikun ishin të mëdha. Në fushën e betejës mbetën të djegura rreth 15 automjete ushtarake dhe policore, mes tyre edhe një kombi-bus. Të tronditura nga humbjet, forcat armike filluan granatimet nga distanca, duke goditur nga qyteti i Tetovës drejt Kalasë.

Luftimet e ashpra vazhduan deri vonë në mesnatë. Jehona e qëndresës së këtyre trimave bëri që shumë të rinj e të reja shqiptare t’u bashkoheshin radhëve të UÇK-së, duke veshur uniformën për liri dhe dinjitet kombëtar.

Në agimin e 15 marsit, luftimet u intensifikuan edhe më shumë. Forcave armike u kishin ardhur në ndihmë qindra ushtarë dhe policë nga anë të ndryshme të Maqedonisë. I gjithë arsenali ushtarak i shtetit u përqendrua në Tetovë me një qëllim të vetëm: marrjen e Kalasë.

Por luftëtarët shqiptarë kishin vendosur të mos dorëzoheshin. Ata ishin betuar se do të luftonin deri në fund, në emër të Flamurit Shqiptar dhe të idealit të bashkimit kombëtar.

Në këto luftime heroike, më 15 mars 2001, ra dëshmori i parë i kësaj beteje, Servet Ferati nga fshati Llacë. Ai iu përgjigj thirrjes së lirisë dhe mbeti përjetësisht simbol i qëndresës dhe mbrojtjes së Kalasë së Tetovës. Trupi i tij u varros me nderime ushtarake nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Me nderim dhe respekt të përjetshëm për të gjithë luftëtarët e asaj lufte, për invalidët e saj dhe në mënyrë të veçantë për familjet e dëshmorëve, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Lavdi dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

Lexuar: 126

Lajme te ngjashme

LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyarit, koha për drejtësi ndaj Gruevskit

Kaos në pikat kufitare: Kolona të gjata pas fundjavës festive, pritet deri në dy orë në hyrje

Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

ShBA “Karadaku”, për herën e katërt me radhë, organizon “Shtegun e lirisë”, për nder të 2 Majit-Shpalljes së zonë e lirë të Karadakut të Kumanovës dhe Ditës së Komunës së Likovës

Magyar ”shuplakë” Gruevskit

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, për herën e katërt me radhë, organizon “Shtegun e lirisë”

Lajmet e fundit

“Diaspora rikthehet në shtëpi”, sot nis Samiti që do të zgjasë për tre ditë

14 Prill, 2026

PD: Rama nuk i do referendumet, propozimet ligjore të PS synojnë të mos lejojnë mbajtjen e tyre

14 Prill, 2026

LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyarit, koha për drejtësi ndaj Gruevskit

13 Prill, 2026

Kaos në pikat kufitare: Kolona të gjata pas fundjavës festive, pritet deri në dy orë në hyrje

13 Prill, 2026

Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

13 Prill, 2026

Zgjedhjet në Hungari, Rama uron Magyar për fitoren dhe vlerëson bashkëpunimin me Orban

13 Prill, 2026

Çfarë fshihet pas takimeve të Abdixhikut me Kurtin?

13 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.