Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit Bilall Kasami deklaroi për Alsat se nuk ka pasur asnjë delegim apo komunikim nga ana e tij lidhur me takimin e ministrit Fatmir Limani me kreun e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Kasami theksoi se fotografia e publikuar nga takimi nuk paraqet një mesazh të mirë nga një ministër që vazhdon të jetë pjesë e qeverisë ku bën pjesë edhe koalicioni VLEN. “Sipas meje, nuk ka pasur asnjë delegim apo komunikim të tillë. Si fotografi nuk është se ka qenë fotografia më e mirë që prezanton një ministër…

Read More

Në faqen e sistemit të prokurimit publik prej dje është publikuar marrëveshja e Ministrisë së Punëve të Jashtme me operatorin për evakuimin e qytetarëve të RMV-së nga Lindja e Mesme. Bëhet fjalë për një marrëveshje të negociuar pa publikuar njoftim për prokurim publik, të arritur me Avialog Dooel për shumën prej 59,799,900 denarë. Më parë, Ministri Timço Mucunski tha se qytetarëve të RMV-së nuk do t’u ngarkohej tarifa për transportin ajror për evakuim. Deri më tani, një pjesë e madhe e qytetarëve të RMV-së që kërkuan ndihmë për t’u larguar nga vendet e rrezikshme janë evakuuar. Dje, në Aeroportin Ndërkombëtar…

Read More

Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj shkarkimit të parakohshëm të drejtorit të Institucionit Kombëtar “Teatri i Gostivarit”, Sulejman Rushiti, duke pyetur nëse bëhet fjalë për revanshizëm nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, transmeton Portalb.mk. Në vendimin që publikoi Sindikata thuhet se Rushiti ishte zgjedhur drejtor më 16 dhjetor 2022, ndërsa tani është shkarkuar para përfundimit të mandatit. Nga aty thonë se shkarkimi vjen pasi në këtë institucion janë marrë vendime gjyqësore të formës së prerë në favor të të punësuarve në kulturë. “Tani shtrohet me të drejtë pyetja: A do të sanksionohet secili që vepron ndryshe nga dëshirat e…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si përpjekje për shmangie të përgjegjësisë institucionale. Nga kjo parti thonë se deklarimi i kryeministrit se bëhet fjalë për një “problem të trashëguar” nuk qëndron, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një të drejtë që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. “Deklarata e Kryeministrit se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ‘problem i trashëguar’ është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për moszbatimin…

Read More

Lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburantit për aviacionin kanë çuar në një rritje të konsiderueshme të çmimeve të biletave të avionëve, që arrin deri në 15% mesatarisht. Kompanitë ajrore po përballen me një rritje drastike të kostos së karburantit, që përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre operacionale, duke e çuar këtë kosto në 45-50% të shpenzimeve totale. Për më tepër, çmimi i karburantit për aviacion është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 85-90 dollarë për fuçi në 150-200 dollarë për fuçi, ndonëse çmimi i naftës Brent ka qëndruar në rreth 120 dollarë. Në…

Read More

Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve online në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 për qind e blerësve. Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind). Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3…

Read More

Ka nisur seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”. Seanca që ka nisur pak më parë po mbahet e mbyllur, transmeton Klankosova.tv, transmeton Periskopi. Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”./Periskopi/

Read More

Një ushtar francez ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm me dron ndaj trupave në rajonin e Erbilit në Kurdistanin irakian. Këtë informacion e ka konfirmuar presidenti francez, Emmanuel Macron. Një pjesëtar i forcave të armatosura “ka vdekur për Francën gjatë sulmit në rajonin e Erbilit në Irak”, ka shkruar Macron në rrjetin social X. Kjo është gjithashtu viktima e parë mes ushtarëve francezë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit të ri që u përshkallëzua në fund të muajit të kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kryen sulme ndaj…

Read More

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste për dhunë në familje, për çka Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë katër persona, ndërsa dy tjerë janë ftuar në bisedë informative, transmeton Portalb.mk. “Katër dhunues janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare, nga gjithsej 11 raste të denoncuara për dhunë familjare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre kundër autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, raportoi Policia. Në mesnatë, një 39 vjeçar nën ndikimin e alkoolit u arrestua në Demir Kapi, pasi kishte kërcënuar prindin 57 vjeçar. Në Kumanovë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës, duke kritikuar institucionet për mungesë reagimi dhe masash konkrete informon Tetovasot Sipas kumtesës së BDI-së, prej një jave qytetarët po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe qeveria kanë qëndruar në heshtje pa ndërmarrë hapa për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare. Nga kjo parti thonë se nga e hëna pritet edhe një rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit,…

Read More