Autor: Suad Avdiu

Një adoleshent 15-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar se do të vendoste bomba dhe do të sulmonte një shkollë të mesme në Tetovë, përcjell TV21. Policia kreu bastisje në shtëpinë e familjes, ku gjeti objekte të dyshimta, si armë dhe municione. Policia shton se prindi i fëmijës në fjalë, armët i kishte me leje. “Më 13.03.2026 rreth orës 13:55, policia e Tetovës, duke vepruar mbi bazën e një urdhër-arresti gjyqësor, kreu kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.M. (44) nga fshati Xhepçishtë. Gjatë kontrollit janë gjetur objekte të cilat dyshohet se lidhen me vepër penale. Gjatë bastisjeve…

Read More

Shkruan: Florian NESIMI Bashkimi i VLEN-it në një parti të vetme ka marrë formën përfundimtare. Para disa muajsh, opozita shqiptare parashikonte se menjëherë pas zgjedhjeve lokale ky koalicion do të shpërbëhej. Sot, jo vetëm që nuk u shpërbë, por u shkri në një subjekt të vetëm. Opozita, e cila gjithë narracionin e saj politik e ndërtoi mbi përçarjen e VLEN-it, tani duket se po humb edhe shpresat e fundit për një rikthim të shpejtë në pushtet. Ajo që spikat më tepër në këtë transformim të VLEN-it është paralajmërimi për një udhëheqje me dy bashkëkryetarë. Kjo është një risi që për…

Read More

Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim ambasadorët austriakë nga Evropa Juglindore, të cilët po marrin pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Embassy of Austria in North Macedonia. Delegacioni u udhëhoq nga Elisabeth Kornfeind nga Federal Ministry for European and International Affairs of Austria. Presidentja theksoi se vizita e tyre tregon për diplomaci aktive dhe bashkëpunim të mirë në rajon. Ajo shtoi se Austria është një nga investitorët më të rëndësishëm në North Macedonia dhe një mbështetëse e fortë e integrimit të vendit në European Union. Siljanovska-Davkova tha se procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në kriteret dhe…

Read More

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë angazhuar dy helikopterë të Armatës për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë, në rajonin e Strugës përcjell TV21. Nga QMK shtojnë se në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr, në fshatin Bogovinë. “Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në…

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare, me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte për reshje të shkurtra të shiut të rastësishëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë. Në Shkup, me vranësira mesatare, do të ketë kushte për reshje lokale.Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Read More

Një moment emocionues është shënuar gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, kur një veteran i Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka mundur t’i mbajë lotët në momentin kur ka marrë “Zarfin e Mërgimtarit”. Kjo nismë humanitare, e njohur si “Zarfi i Mërgimtarit”, është krijuar nga bashkatdhetarë në diasporë me qëllim që të ndihmojnë familjet shqiptare në nevojë. Përmes kontributeve të mërgimtarëve, shumë familje të varfra marrin mbështetje financiare për të përballuar vështirësitë e përditshme. Momenti kur veterani mori zarfin ishte tejet prekës. I emocionuar dhe me lot në sy, ai falënderoi mërgimtarët për solidaritetin dhe përkujdesjen ndaj familjeve që kanë…

Read More

Ali Ahmeti e aktivizon alarmin tek faktori ndërkombëtar! Përmes një non-paperi të dërguar ambasadave në vend, ai paralajmëron se, sipas dokumentit të cilin e ka siguruar TV24, Gjykata Kushtetuese mund të destabilizojë marrëdhëniet ndëretnike në vend. Nga BDI në dokument akuzohet se, duke hapur çështje të mbyllura lidhur me të drejtat e shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një institucion parapolitik, i cili përmes mbivotimit sipas vijave etnike merr vendime me karakter etnik. Lideri i integristëve, Ahmeti u kërkon përfaqësuesve ndërkombëtarë mbështetje për vendosjen e parimit të Badenterit në votimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i fundit për “Safe City”, shfuqizimi…

Read More

Hoteli “Liria” i vendosur në ”Sokakun e gjerë” në zemër të Manastirit, ishte shumë më tepër se një hotel. Me plot të drejtë, Muzeu i Shkronjave nga Kongresi i Manastirit është dashur të hapet pikërisht këtu, sepse në këtë objekt ka kuvenduar Këshilli i Kongresit, përcjell INA. Ai shërbeu si qendër e veprimtarisë kombëtare gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pronarët e tij, vëllezërit Gërmenji, mbështetën aktivisht intelektualët dhe patriotët shqiptarë. Kjo foto është edhe një nga kujtimet e rralla të kësaj familje emblematike. Gjatë Kongresi i Manastirit (nëntor 1908), ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe, hoteli “Liria” u…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, zhvilloi një takim me strukturat e koalicionit VLEN në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe funksionarë të tjerë të këtij koalicioni. Sipas njoftimit të tij, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike dhe për forcimin e organizimit të brendshëm të strukturave. “Në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe me funksionarë të lartë të VLEN, realizuam një takim me strukturat e VLEN”, njoftoi Sali. Ai theksoi se gjatë bashkëbisedimit u trajtuan sfidat aktuale…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkupit, ku ka humbur jetën një person që po drejtonte një motoçikletë. ​Sipas informacioneve të para nga terreni, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Goditja ka qenë aq e fuqishme sa që motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ekipet e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur menjëherë kanë konfirmuar vdekjen e tij./Alfax.

Read More