Autor: Suad Avdiu

Pas publikimit të fotografisë, Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe Arben Taravari në iftarin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, vjen edhe reagimi i koalicionit VLEN. Në një përgjigje për TV21, nga VLEN thonë se presin nga Fatmir Limani t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryez me Ahmetin dhe Taravarin. Tutje nga VLEN theksojnë se Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm.  “Në interes të së vërtetës, ndërsa me qëllim që të ndërpriten interpretime të ndryshme rreth fotografisë së sotshme të darkës së iftarit të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi…

Read More

Revista Military Watch raportoi se Serbia është bërë vendi i parë në Evropë, forcat ajrore të së cilës janë pajisur me raketa balistike kineze, duke rritur ndjeshëm aftësitë e avionëve luftarakë MiG-29. Fotografitë që tregojnë një avion luftarak MiG-29 të Forcave Ajrore të Serbisë duke fluturuar me dy raketa balistike CM-400AKG të furnizuara nga Kina tregojnë se Serbia është bërë operatori i dytë i huaj i këtij lloji rakete. Sipas portalit Military Watch, blerja e tyre ka revolucionarizuar aftësitë e mëparshme shumë të kufizuara goditëse të këtyre avionëve. “Shpejtësia e raketës, e cila mund të kalojë Mach 6, i bën MiG-29 serbe avionët…

Read More

“Mickoski është mbajtësi i karriges së VMRO-së, po i hapet rruga shefit të vërtetë të VMRO-DPMNE-së – Gruevskit”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “Fokus”. Filipçe thotë se mënyra se si VMRO-DPMNE-ja e menaxhon partinë dhe publikun ka për qëllim mbrojtjen e pozicioneve personale dhe partiake, dhe jo zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. “A mund t’u besohet fare njerëzve që thonë se e vërteta është e prerë dhe e ngulitur?! Qëllimi ndoshta është i qartë për të gjithë. Në vend të Idrizovës, nga aeroporti drejt në Pallatin e Bardhë. Prandaj Mickoski, mbajtësi i karriges së…

Read More

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim znj. Nicole Varnes, Ushtruese e detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euro-atlantike. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të përgjithshëm në vend. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Mbështetja e tyre është…

Read More

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë. Në një atmosferë miqësore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë këtë mbrëmje të veçantë së bashku, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit mes shqiptarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari dhe Limani shprehën falënderim për ftesën e Kryeministrit Rama. “Duke hapur iftarin në një nga kryeqendrat ballkanike, Tirana. Faleminderit Edi Rama për ftesën dhe, mbi të gjitha, faleminderit që…

Read More

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë. Në Shkup, me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë.Nga e shtuna do të ketë një periudhë moti me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe kryesisht në…

Read More

Ministri aktual për Politikë Sociale, Fatmir Limani, njëherësh edhe nip i Ali Ahmeti duket se është ribashkuar me dajën e tij, përcjell tetova1. Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian Ata janë parë së bashku në një ndejë pas iftarit të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë. Limani për shumë vite ishte pjesë e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa lidhja e tij familjare me Ahmetin është e njohur, pasi ai është nip i liderit të kësaj partie. Ai u largua nga BDI-ja me akuza të rënda ndaj familjes së Ahmetit…

Read More

MPB njofton se më datë 11.03.2026, në ora 20:15 në SPB Shkup, shtetasi B.R. (41) nga fshati Haraçinë i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 13:30 në një rrojtore (berberhanë) në fshatin Haraçinë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, djali i tij 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një 15-vjeçar, i cili ka përdorur edhe një mjet të mprehtë. Të dy djemtë punonin së bashku si ndihmës (çiram) në atë rrojtore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Read More

Gjuha përjashtuese e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski nuk është thjesht një gabim, por një sulm i drejtpërdrejtë mbi rendin multietnik të vendit. Kur mbrojtësi i Kushtetutës shndërrohet në zëdhënës të nacionalizmit, largimi i tij mbetet rruga e vetme për të shpëtuar reformën në drejtësi. Postimi i plotë i deputetit Ilir Hasani: Qëndrimet antishqiptare të shprehura sot në seancë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut – z. Kostadinovski, janë për t’u dënuar, jo vetëm për t’u kritikuar. Deklarimet dhe qasja e tij treguan qartë një frymë përjashtuese dhe nacionaliste që bie ndesh drejtpërdrejt me…

Read More