Autor: Suad Avdiu
Disa media serbe, të cilat citojnë deklaratat e gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka, kanë raportuar për pretendime të rënda lidhur me gjoja plane të supozuara për një atentat ndaj të dërguarit special të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell. Lajmin e kanë shpërndarë sot mediat maqedonase si Libertas dhe tjera, duke u bazuar në raportimet e portalit serb proqeveritar Alo.rs, përcjell INA. Siç thuhet nga ajo që shkruan gazeta dhe duke u bazuar në deklarata të Zekës, pas këtyre planeve të pretenduara do të qëndronte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai citohet të ketë thënë se anëtarë të ashtuquajtur “milici militante të Kurtit”…
Gazetari dhe publicisti Enver Robelli ka kritikuar atë që e cilëson si standard të dyfishtë të Bashkimit Evropian në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, diplomacia evropiane është treguar shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, por nuk ka reaguar për tendencat që, sipas tij, synojnë përjashtimin e gjuhës shqipe nga përdorimi institucional në Maqedoninë e Veriut. Në një shkrim në Facebook të shtunën, Robelli vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve evropianë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke theksuar se është “shumë mirë që ndërmjetësi i…
OKH Merhamet, ditë më parë ka organizuar iftar në qytetin e historik të Alfabetit – Manastir. Në një atmosferë vëllazërore, iftari u mbajt në ambientet e xhamisë “Hajdar Kadi” Atmosferë e bukur nga iftari i organizuar nga OKH Merhamet në Manastir, në ambientet e Xhamisë Hajdar Kadi. Në një mbrëmje të mbushur me vëllazëri dhe mirësi, besimtarët u mblodhën së bashku për të ndarë iftarin në një ambient të bukur dhe të organizuar me përkushtim. Të pranishëm në këtë iftar ishte edhe myftiu i Myftinisë së Manastirit, Amit ef. Rasimi. Falënderojmë imamin e xhamisë, Mr. Xhavit Ramadan, për mikpritjen dhe…
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për Ligjin për të Huajt do të mundësojë funksionimin normal dhe të pandërprerë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë. “Kam thirrur këtë konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar se kemi arritur një zgjidhje që do të mundësojë funksionimin normal dhe të qetë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë. Për këtë zgjidhje kemi punuar ditë e javë me Bashkimi Evropian”, ka thënë Petkoviq, duke lavdëruar angazhimin e përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun,…
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore e UDB-së jugosllave
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur në mënyrë kolokviale si UDBA. Këto pretendime dolën pas promovimit më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian të librit “Komesarka”, të autorit slloven Igor Omerza, në të cilin paraqiten dokumente që sipas autorit provojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave. Promovimin e organizoi eurodeputetja sllovene Romana Tomc, anëtare e Partisë Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian. Menjëherë pas promovimit, Tomc i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke iu referuar përmbajtjes së…
Analisti Shkëlzen Gashi ka sjellë në vëmendje një artikull historik të vitit 1943, të autorit Nebil Çika, për të bërë një paralele të fortë dhe provokuese me realitetin aktual gjeopolitik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka hedhur idenë se pas më shumë se tetë dekadash nga koha kur diskutohej aneksimi i Kosovës nga Shqipëria, situata duhet të përmbyset. Roli i Kosovës sipas Nebil Çikës (1943) Në shkrimin e tij të dhjetorit 1943, Nebil Çika argumentonte se pa Kosovën, Shqipëria nuk mund të ishte një shtet i vetëmjaftueshëm. Sipas tij, bashkimi me Kosovën do të siguronte: • Pavarësi ekonomike…
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav tha se sot së bashku me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropiane për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me Ligjin për të Huajt. Orav në një konferencë për media tha se gjatë javës së fundit kanë pasur diskutime intensive me Kurtin, gjersa tha se janë pajtuar për zbatimin e Ligjit për të huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, raporton Telegrafi. “Shpresojmë që të gjitha ato çështjet vendore do të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë…
Teherani ka deklaruar se ka lëshuar 30 raketa balistike, me peshë nga 1 deri në 2 tonë, drejt Izraelit, duke pretenduar se ‘të gjitha kanë goditur objektivat e paracaktuara’. Sipas komandantit të forcës ajrore të Gardës Revolucionare, Majid Mousavi, raketat kanë ‘shkatërruar sisteme të rëndësishme aerohapësinore’ izraelite, raportoi agjencia Mehr. ‘I sulmet tona me raketa do të vazhdojnë derisa agresorët të ndëshkohen’, ka shtuar Mousavi. Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane ka njoftuar se këtë mëngjes është kryer ‘vala e 48-të’ e sulmeve në kuadër të operacionit të përgjigjes ndaj ofensivës së nisur më 28 shkurt nga SHBA-të dhe Izraeli. Sulmet kanë…
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar foto ndërsa po zhvillohen punime në këtë komunë. Ai në facebook, bashkëngjitur me fotot ka shkruajtur se po punojnë çdo ditë dhe se nuk ndalen asnjë moment. “Punojmë çdo ditë për një Haraçinë më të bukur. S’ka të ndalur. Vetëm PUNË!”, ka shkruar Beqiri në Facebook.
LSDM akuzoi se pagat në Maqedoni janë të ulëta, ndërsa çmimet e produkteve bazë dhe energjisë janë vazhdimisht në rritje, dhe qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sipas partisë, nuk po merr masa për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. LSDM thotë se më shumë se 200,000 punëtorë në vend mezi mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës. “Punëtorët në Maqedoni mezi po ia dalin mbanë. Mbi 200,000 punëtorë mbijetojnë me paga që nuk mund të mbulojnë as nevojat bazë të jetesës”, thuhet në reagim. Partia kritikon qeverinë për refuzimin e rritjes së pagave minimale në 600 euro dhe pretendon…
