Autor: Suad Avdiu

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënimet maksimale për protagonistët e këtij krimi që tronditi opinionin publik. Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij. Granit Plava, është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutues i vrasjes. Ndërkohë Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim për bashkëpunim në kryerjen e veprës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, u shpreh i lehtësuar që drejtësia u vendos në vend. “Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të…

Read More

Një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Kosovë mori epilog gjyqësor. Gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murseli dhe Granit Pllava për vrasjen e rëndë të Liridona Ademaj, shkruan Insajderi. Ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim. Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli është shpallur fajtor për vrasje në bashkëkryerje. Edhe Granit Pllava është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, si dhe për mbajtje në pronësi dhe kontroll të armës. Ndërkaq, Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale…

Read More

“Në Maqedoni, si shtet social, nuk ekzistojnë kategori qytetarësh që mbeten pa sigurim shëndetësor”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski. Ai sqaroi se Ligji për Sigurim Shëndetësor parashikon disa baza mbi të cilat qytetarët mund të sigurohen, duke siguruar kështu një mbulim të gjerë dhe gjithëpërfshirës për popullatën. Sipas tij, edhe për ata qytetarë që nuk mund të sigurohen në asnjë nga bazat ekzistuese – kryesisht persona pa të ardhura – ekziston një kategori e veçantë. Për këtë grup, sigurimi shëndetësor mbulohet përmes një programi të Ministrisë së Shëndetësisë. Klekovski theksoi…

Read More

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar, arritëm dakordësi të plotë për versionin final të pakos së ligjeve për reforma në arsimin e lartë, një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë, më cilësor dhe më gjithëpërfshirës. VLEN thekson qartë se këto reforma nuk janë thjesht ndryshime ligjore, por një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme akademike të qëndrueshme dhe konkurruese. Heqja e H-Indeksit si kriter bazë për përzgjedhjen e kuadrit akademik është një vendim i drejtë, që reflekton realitetin dhe nevojën për vlerësim më të balancuar dhe meritokratik. Si rrjedhojë e kësaj, asnjë…

Read More

Kryetari i AAK-së ka folur lidhur me çështjen e presidentit dhe ofertat e Kurtit karshi partive politike. ‘’Nuk besoj që është ofertë, ai ka vendosur që të shkojë në zgjedhje qysh në kohën kur është formuar qeveria, ai po tallet me Kosovën, me gjithë neve, e ka përgatitur një pako financiare që synon me shkepë para zgjedhjeve, ai e ka gjetë formulën mos me punu’’, ka thënë Haradinaj para mediave.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj qeverisë aktuale, duke e kritikuar për gjendjen ekonomike, procesin e integrimit europian dhe trajtimin e shqiptarëve në vend. Sipas BDI-së, ekonomia është përkeqësuar, investimet e huaja kanë rënë dhe inflacioni ka ndikuar në rritjen e kostos së jetesës. Partia thotë gjithashtu se vendi ka mbetur i bllokuar në rrugën drejt BE-së. “Në pak më shumë se një vit, qeveria Mickoski ka shkatërruar ekonominë, sabotuar integrimin europian, sulmuar të drejtat e shqiptarëve dhe ka mbajtur grupimin “vlen” të kapur nëpërmjet detyrimit dhe shfrytëzimit të dobësive kriminale të liderëve të tij. Premtimet për “pagë…

Read More

Takimi i fundit për ligjin për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot e ka pasur me partnerët qeveritar të koalicionit VLEN. Ministrja Vesna Janevska njoftoi se është biseduar për gjashtë pika në tekstin e propozuar, i cili tashmë është i mballur për diskutim dhe do të përcillet në procedurë qeveritare. Siç tha, pesë pika për të cilën është diskutuar nuk kanë qenë kontestuese dhe paraprakisht të diskutuara, ndërsa zgjidhja është gjetur për pikën e gjashtë – Indeksin e Hirshovit. Me këtë indeks (h-index), matet produktiviteti dhe ndikimi (citimi) i publikimeve shkencore të hulumtuesve dhe ai hynë…

Read More

Ministrat e transportit të Bashkimit Evropian po diskutojnë për një krizë të mundshme me mungesën e karburanteve. Duke folur përpara videokonferencës, ministri i Transportit i Qipros, Alexis Vafeades, i cili kryeson takimin, theksoi se aktualisht nuk ka mungesë të karburanteve në Bashkimin Evropian, por kjo mund të ndodhë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. I pyetur për mungesën e mundshme të karburanteve për avionët që mund të ndikojnë fluturimet në vendet e Bashkimit Evropian, Vafeades këmbënguli se aktualisht nuk ka një situatë të tillë, por nëse do të ndodhte, “do të ndikonte lidhshmërinë dhe çdo qytetar në Union.”…

Read More

Më shumë se 71 miliardë dollarë do të nevojiten gjatë 10 viteve të ardhshme për rimëkëmbje dhe rindërtim në Gaza pas luftës së Izraelit në këtë territor, thotë një raport i ri. Në Vlerësimin e tyre të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave në Gaza (RDNA), të publikuar të hënën, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara pohuan se konflikti ka pasur një “ndikim katastrofik në zhvillimin njerëzor” dhe e ka lënë enklavën në nevojë të madhe për shuma të mëdha parash në të ardhmen e afërt. Raporti zbuloi se 26.3 miliardë dollarë do të kërkohen në 18 muajt e parë të…

Read More

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Aerodromit, policia ka privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi, substancë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë dhe pajisje të tjera të përdorura për kultivimin e bimëve. “Më 20.04.2026 në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria V.V. (50) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor paraprak, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi,…

Read More