Autor: Suad Avdiu

Deputetët e Frontit Europian e braktisën debatin në komision për propozim-ndryshimet që lidhen me shfuqizimin e Qeverisë teknike, pasi asnjë nga amendamentet e tyre nuk u pranua. Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre. Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni. Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare. Zhvillimet e fundit e…

Read More

Një shtetas i Maqedonisë është paraqitur në mënyrë të rreme si kirurg në Beograd: u arrestua në rrugë me shumë para – deri tani ka përfituar mbi 100.000 euro, kishte edhe bashkëpunëtorë Policia ka arrestuar një shtetas 42-vjeçar të Maqedonisë nën dyshimin se është paraqitur rrejshëm si kirurg dhe, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, ka mashtruar viktimën duke e bindur se duhej urgjentisht të operohej një anëtar i familjes kundrejt pagesës, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. I dyshuari u arrestua menjëherë dhe tek ai u gjetën 16.650 euro dhe 150.000 dinarë. Ekziston…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit në një bisedë me kryeredaktorin e Kathimerini, Alexis Papahelas, foli edhe për çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset e lidhura me ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Rama u shpreh se ai ja ka ngritur këtë çështje edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje ndaj asaj që ai e cilësoi si një proces të bazuar në një raport fantazish. “Pata privilegjin të isha me presidentin Donal Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani, në këtë parti. Mustaf tha se bashkëngjitja e Osmanit do t’i bënte mirë LDK-së. “Një ribashkim i madh i LDK-së është i shëndetshëm edhe për LDK-në. A ia vlen ta provojmë? Ne po themi hajde veç ta provojmë”, deklaroi ai në Klan Kosova. Ai theksoi se po të kishte mundësi qysh sot do t’i bashkonte të gjithë në LDK, madje edhe ata që se shohin këtë parti si të tyren. Besian MustafaLDKVjosa Osmani

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në unazën e Shkupit, afër Stajkovcës, ku janë përfshirë dy kamionë të tipit “MAN” dhe “Mercedes” me targa të Shkupit, si dhe një veturë “Mitsubishi” me targa rumune. Në vendngjarje doli policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Në njoftimin e MPB-së nuk raportohet për të vdekur e as për të lënduar. Aksidenti krijoi përkohësisht kolona të gjata, pas çka trafiku në këtë segment, konkretisht te nyja e Radishanit, u devijua në rrugën lokale Butel-Luboten. Autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autoritetet u apelojnë shoferëve të tregojnë kujdes…

Read More

Shkupi është shpallur Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028, një titull prestigjioz që jepet nga Bashkimi Evropian për qytetet me potencial të lartë kulturor. Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ky projekt pritet të sjellë deri në 8 milionë vizitorë të huaj, por kërkon përgatitje të madhe dhe strategji zhvillimi, veçanërisht në aspektin kulturor dhe ekologjik. Ndërkohë, kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, theksoi se prioritet mbetet përmirësimi i projekteve kyçe si Kalaja e Shkupit, Akuadukti i Shkupit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Salla Universale, me synimin për ta prezantuar qytetin në mënyrën më të mirë. Gjatë…

Read More

Kuvendi i Kosovës, më 80 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë tha se nuk ka qenë i ftuar në diskutime për këtë projektligj, mirëpo ka marrë komente nga shumë akterë. “Gjithashtu shfrytezoj rastin që para jush deputetë të nderuar dhe qytetarë të ndëruar, të spjegohem dhe të kërkoj falje për mospjesëmarrjen time në diskutimet për ligjin që janë bërë në komisionin parlamentar, por sinqerisht besoj se atë mund ta vërtetoni nga sekretaria e Kuvendit, unë nuk kam qenë i ftuar, dhe fakti që nuk kam qenë i…

Read More

Këshillin Ekonomik Social e ngritim në një nivel më të lartë, strategjik, duke ndjekur shembullin e praktikave evropiane, ku dialogu social është kyç në krijimin e politikave, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Në seancën e fundit u hapën çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt punëtorët, punëdhënësit dhe qytetarët, me fokus në masa konkrete dhe zgjidhje ligjore. Ministri theksoi se është shqyrtuar Raporti vjetor për punën e Këshillit për vitin 2025, me theks në rezultatet e arritura dhe nevojën për promovimin e mëtejshëm të dialogut social. Sa i përket politikave rinore, Durmishi theksoi se Propozimi i ligjit për…

Read More

Sot, letërsia shqiptare humbi një nga mendjet më të spikatura, që e ktheu gjuhën në ndërgjegje dhe veprën në pasuri kombëtare. Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosja, një nga mendjet më të ndritura të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Qosja do të mbahet mend jo vetëm si autor, por si arkitekt i vetëdijes sonë kolektive. Vepra dhe fjala e tij do të mbeten udhërrëfyes i përhershëm për brezat që vijnë. Në këto çaste zie, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e çmuan veprën e tij. I përjetshëm qoftë…

Read More

Murat Jashari. Një mbiemër që për ne nuk është vetëm familje, por sakrificë, gjak, liri dhe nder. Një familje që i dha gjithçka këtij vendi, pa kursyer as jetën. Sot nuk po kërkojmë më shumë sakrificë… por po kërkojmë shpresë. Z. Murat Jashari, kjo është një thirrje nga populli juaj. Një lutje e sinqertë që të pranoni të bëheni President i Kosovës. Jo si figurë politike. Jo si përfaqësues i një partie. Por si simbol i unitetit, i besimit dhe i rrugës së drejtë. Do të ishit presidenti i të gjithë shqiptarëve — nga Kosova, Lugina, Ilirida, Malësia, Shqipëria, Çamëria,…

Read More