Autor: Suad Avdiu
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë deklaroi se aktualisht është i fokusuar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE, ndërsa ndryshimet në Qeveri mund të ndodhin në gjysmën e dytë të majit ose në fillim të qershorit. Ai në intervistën për TV Sitel paralajmëroi ndryshime të mundshme në resorë dhe në emra të caktuar në përbërjen e ardhshme qeveritare. “Unë po analizoj situatën, por tani jam i fokusuar në atë që quhet organizim i brendshëm brenda VMRO-DPMNE-së. Ajo që paralajmërova në kongres është se gjatë muajit prill, më së voni në gjysmën e parë të…
Prokuroria hap hetim ndaj ish-kryetarit të FFM-së, dyshohet për veprën penale “Përvetësim në detyrë”
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “Përvetësim në detyrë”. I dyshuari, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, si person zyrtar, kryetar i FFM-së, ka përfituar një përfitim të paligjshëm pasuror prej afërsisht 660 mijë eurosh për një person juridik nga Shkupi, pra një shumë që tejkalon përfitimin e konsiderueshëm pasuror. “Dyshimet tregojnë se krimi është kryer në mënyrë që FFM, si anëtare e UEFA-s, të marrë fonde të dedikuara në mënyrë strikte për rivitalizimin e fushave sportive dhe…
Zv/ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ajo i përkrah studentët në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Ajo tha se ata janë duke kërkuar një modalitet dhe formë se si t’ju ndihmohet atyre dhe të zgjidhet kjo problematik. “Kemi bërë një grup që po merret me këtë çështje, dhe studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, pa dyshim këtë e them, jo vetëm këtë të jurisprudencës por më shumë. Në ministrinë për punë dhe politik sociale edhe aty ishte në gjuhën maqedonase. Me ardhjen e VLEN-it, provimet profesionale…
Arben Fetai nuk do të jetë më Ministër për Qeverisje të Mirë, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Lideri.mk. – Unë dhe Fetai biseduam personalisht. Dhe ai personalisht më tha se në të ardhmen nuk e sheh më Qeverinë që unë drejtoj. Kjo ndodhi disa javë më parë. Ai tha se do të kthehej në Bruksel, duke marrë parasysh arsimimin e tij, përvojën brenda institucioneve në Bruksel. Mendoj se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të që të jetë një lloj i dërguari special brenda Parlamentit Evropian, pranë administratës së Brukselit – tha Mickoski në një intervistë…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se me ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme dhe do të shfuqizohet për zgjedhjet pas tyre. Prandaj, thotë Mickoski, frika e opozitës dhe Filipçes që kundërshtojnë këto ndryshime është se do t’i humbasin edhe zgjedhjet e ardhshme. “Ndryshimet në Ligjin për Qeverinë përcaktojnë se qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kjo do të thotë se ashtu siç ishte për zgjedhjet e vitit 2024, zgjedhjet e vitit 2020 dhe zgjedhjet e vitit 2016, qeveria teknike do të mbetet në fuqi…
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nga orët e mbrëmjes njoftoi se po zhvillohet një aksion policor i lidhur me një hetim për trajtime mjekësore të paligjshme dhe përdorim të preparateve të paregjistruara, raportojnë mediat maqedonase. Aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Natasha K. dhe Arben K., dermatologë që punojnë në SPQ “8 Shtatori”, Dejan F. nga Klinika e Dermatologjisë, Magdalena I. – mjeke në SPQ “8 Shtatori”, si dhe Andrea T. nga një qendër private estetike. Sipas burimeve, janë duke u zhvilluar kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri 23 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe vranësira./Telegrafi/
Koalicioni VLEN vlerëson se reforma në arsimin e lartë është domosdoshmëri dhe se studenti duhet të jetë në qendër të ndryshimeve që po propozohen me Ligjin e ri për arsim të lartë. Nga VLEN deklaruan se arsimi i lartë prej vitesh është përballur me probleme të akumuluara, të cilat, sipas tij, kanë krijuar pasiguri te të rinjtë dhe kanë nxitur mosbesim se studimet ofrojnë gjithmonë perspektivën e duhur. “Ligji i ri duhet parë si një përgjigje ndaj nevojës për reforma dhe si hap për rregullimin e një fushe që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë. VLEN theksoi se në…
Kosovari i zhdukur ditë më parë gjendet shëndosh e mirë në Gjermani Është mbyllur me sukses rasti i zhdukjes së 62-vjeçarit Bajram Gashi, i cili ishte raportuar i humbur në Kroaci që nga 14 prilli. Sipas konfirmimit të fundit nga familjarët, ai është gjetur shëndoshë e mirë në Gjermani, duke i dhënë fund shqetësimit disa ditor për fatin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Alberim Gashi. 62-vjeçari nga Sferkë e Klinë ishte raportuar i zhdukur në qytetin e Loshinj i Vogël, ndërsa rasti ishte duke u hetuar nga autoritetet kroate./Indeksonline Bajram Gashigjermani
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, i cili në Hagë po vuan dënimin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, është shumë e rëndë dhe se nuk e kupton pse atij nuk i lejohet që “ditët e fundit t’i kalojë jashtë qelisë së burgut”. “Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiq se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i…
