Autor: Suad Avdiu
Presidenti kroat Zoran Millanoviç deklaroi të enjten se Kroacia “nuk ka armiq përveç Serbisë”, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara, dhe se Zagrebi nga ana e tij “po bën gjithçka që mundet” për përmirësimin e marrëdhënieve. Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviç në një seancë solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje. Do të ishte shumë mirë, siç tha ai, sikur kjo të ishte e mundur, por nuk është e mundur dhe “për këtë vërtet nuk shoh fajtorë në Kroaci”. Ne po…
“Shumë shpejt do të dëgjojmë për një parregullsi tjetër, shumë më të madhe se kjo, e cila do të habisë të gjithë opinionin e Maqedonisë. Ka shumë parregullsi në institucione të caktuara, jo në të gjitha, dhe ato do të trajtohen sipas ligjit. Nëse administrata apo menaxhmenti ishte fajtore, nëse disa studentë morën pjesë në veprime të tilla, do të përcaktohet nga autoritetet përkatëse”, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke komentuar ngjarjet në Fakultetin Filozofik të UKM, ku që nga viti 2019 studentët janë regjistruar në mënyrë të paligjshme në studime njëvjeçare master dhe doktoraturë, megjithëse…
Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik.VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian. “VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një periudhe…
Momenti kur Lista Serbe lëshon Kuvendin pasi Haxhiu përshëndet vendimin për terroristët e “Banjskës”
Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga salla në momentin kur po përshëndetej vendimi i drejtësisë për sulmin në Banjskë. Largimi i tyre ndodhi pikërisht kur kryetarja e seancës, Albulena Haxhiu, mori fjalën për të vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe dënimet kapitale të shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sapo Haxhiu filloi të fliste për dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit e Vladimir Toliqit, deputetët e Listës Serbe u panë duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke lënë sallën në mënyrë demonstrative./Insajderi …
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi thotë se Korridori 8 mbetet projekt strategjik për vendin dhe rajonin dhe duhet të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe debatit rreth trasesë, përcjell TV21. Sipas BDI-së, shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO nuk ndikon në realizimin e projektit, ndërsa theksohet se ai është i rëndësishëm për lidhjen ekonomike lindje–perëndim dhe për integrimin rajonal. BDI shton se projekti ka mbështetje ndërkombëtare dhe duhet të realizohet sipas standardeve dhe planifikimit ekzistues. “Shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO-s nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit, por konfirmon seriozitetin dhe domosdoshmërinë e realizimit…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shqiptuar dënime maksimale. Trupi gjykues i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vepra që lidhen me terrorizmin dhe rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata ka qenë e prerë në vendimin e saj, duke shqiptuar këto dënime për tre pjesëtarët e grupit: Blagoje Spasojeviq, u dënua me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq, u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm dhe Dushan Maksimoviq, u dënua me 30 vite burgim. Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi…
Më datë 23.04.2026 në orën 18:45, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria dy të mitur për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i pakujdesshëm i automjetit. Personat e ndaluar janë: një 17-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm dhe një 16-vjeçar nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi. Të dy motoçikletat janë konfiskuar, është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen padi përkatëse.
Pasi e kapi policia ne afërsi të kufirit me Greqinë trafikantin 48-vjecar nga Shkupi, i cili po transportonte emigratë nga Vijetnami, këta të fundit i sistemoi në Qendrën për pranim të tranzitëve “Vinojug”. Aty, sipas policisë, do të kenë trajtim të mëtejshëm gjatë ditëve të vijim. Pas urdhërit të prokurorit publik, i dyshuari nga Shkupi do të mbahet në Stacionin policor, ndërsa ndërkohë conform dispozitave ligjore do të pasojë edhe denoncimi penal. (plusinfo)
Menaxhimi me mbeturinat e ngurta dhe trajtimi i ujërave të kanalizimit janë prioritete të larta në të cilat Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që ka mundësi me qëllim që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO. Këtë e theksoi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mikail Rokas pas takimit me kryetarin e Komunës Strugë, Mendi Qyra. Në takim, siç theksoi Rokasi, ishte biseduar për rrugën e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për sfidat me të cilat përballet Komuna e Strugës. “U ngritën shumë çështje. Njëra prej tyre ishte menaxhimi i mbetjeve të…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare…
