Autor: Suad Avdiu

SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.B.(46) nga Kumanova dhe kundër S.D.(41) nga fshati Llojan, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale „keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“. E denoncuara e parë, si zëvendësdrejtoreshë në shkollën teknike „Nace Bugjoni“ në Kumanovë dhe e caktuar për të kryer punë shtesë – udhëheqjen e provimeve të jashtëzakonshme nga 01.09.2022 deri më 31.08.2023 dhe i denoncuari i dytë, si drejtor i caktuar për të kryer punë shtesë – udhëheqjen e provimeve të jashtëzakonshme nga 01.09.2023 deri më 31.08.2024, u kanë mundësuar nxënësve të çregullt të…

Read More

Pjesa e dytë e ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisë së shpejti, pasi aktualisht po bëhet evaluimi i ofertave nga tenderi ndërkombëtar. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, deklaroi sot se procesi po udhëhiqet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa në garë janë 11 kompani të njohura dhe vendimi përfundimtar pritet shumë shpejt, përcjell INA. Një projekt i premtuar prej 15 vitesh Autostrada Shkup–Bllacë me gjatësi totale prej 12.5 kilometrash është premtuar për më shumë se 15 vite nga të gjitha qeveritë – VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI – ndërsa ideja për ndërtimin e saj daton…

Read More

Dy incidente ndaj inspektorëve policorë të Kumanovës janë shënuar ditëve të fundit. TV21 mëson se pas mesnatës të së martës është djegur vetura, që në përdorim e kishte V.M. kryeinspektor i krimeve kompjuterike në SPB-Kumanovë. Si pasojë është djegur edhe vetura tjetër që ishte e parkuar pranë. Nga Ministria e Brendshme dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimin ndaj autorëve. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME: -Më 21.04.2026 në orën 01:11 në rrugën ‘Nikola Vapcarov’ të Kumanovës iu është vënë zjarri automjeteve të parkuara të pasagjerëve ‘Volkswagen Tiguan’ me targa të Kumanovës, në pronësi të A.S., dhe të…

Read More

Drejtoresha e DAP-it, shprehet e prerë se nuk ka dhe nuk mund të ketë tatim të dyfishtë, pasi vetë rregullativa e pamundëson një gjë të tillë. Duke komentuar ankesat e studentëve, të cilët thonë se për “Work and Travel” tashmë kanë paguar tatim në vendin nga ku i kanë fituar të ardhurat dhe se tani obligohen për tatim të dyfishtë, Elena Petrovska sqaron se në raste të tilla, studentët apo të gjithë qytetarët që tashmë kanë paguar tatim jashtë, duhet të sigurojnë një dëshmi për tatimin e paguar jashtë vendit dhe atë dëshmi e dorëzojnë te Drejtoria Për të Ardhura…

Read More

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit tonë. Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë. Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar. I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja.

Read More

Zoran Ristovski – Gjuza është emëruar drejtori i ri i servisit publik. Këshilli Programor i Radio Televizioni i Maqedonisë sot i dha besimin Ristovskit që në tre vitet e ardhshme të drejtojë këtë institucion mediatik. Ristovski, për të cilin prej kohësh në opinion qarkullonin spekulime se do të zgjidhej, në këtë funksion do ta pasojë Marjan Cvetkovski, i cili ishte në krye të servisit publik radiodifuziv për rreth 14 vite, që nga zgjedhja e tij në vitin 2012. Në seancë, për Ristovskin kanë votuar 12 nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit Programor, ndërsa vetëm një nuk i ka dhënë mbështetje.…

Read More

Shkup, 23 Prill- Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, informoi për rezultatin e arritur nga masat që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe stabilizimin e tregut të energjisë, përkatësisht uljen e çmimit të gazit të lëngshëm të naftës. – Që nga mesnata, “Makpetrol” e uli çmimin me pakicë të gazit të lëngshëm të naftës, pra gazit, për 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë. Në tregtinë me shumicë, u regjistrua një rënie prej 10 denarësh për kilogram, që në llogaritje do të thotë afërsisht 5 denarë për litër – tha Miteva. Edhe kompanitë e tjera në…

Read More

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të marrin fatura për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Qytet i Sigurt” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë. “Sistemi i Ministrisë së Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën kur kryejnë një pagesë sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës”, tha Ministria e Brendshme. Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve…

Read More

-Ndërtimi i pjesës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 do të kushtojë rreth 5 miliardë euro. Projektet për lidhjen hekurudhore dhe autostradale në vend po zhvillohen mirë dhe shpresoj që me të njëjtën përgjegjësi të punojnë edhe fqinjët tanë, Shqipëria dhe Bullgaria, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para takimit për aktivitetet dhe planet për projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet në bashkëpunim me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Sipas Nikolloskit, shteti po tregon kapacitet për të menaxhuar projekte të mëdha infrastrukturore, ndërsa për projektet që, siç tha ai, ishin “të bllokuara…

Read More

Sot ka ndërruar jetë ka ademiku Rexhep Qosja. Varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë. Nipi i tij, Valjet Rexhepi, njoftoj se me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. “Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, shkruan nipi i tij.

Read More