Autor: Suad Avdiu

VLEN sot nëpërmes një kumtese siguron se institucionet shqiptare kulturore nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi. “Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi. Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për…

Read More

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sipas njoftimit, rasti është zbuluar në zonën malore mes fshatit Radushë dhe rrugës që lidh Gorancën me Hanin e Elezit, ku është ndaluar një automjet që po lëvizte në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar mallra pa dokumentacion, me vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar si prova materiale. “Policia…

Read More

Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, me mbikëqyrje policore 24 orë, përcjell TV21. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase sigurie, ndërsa Gjykata Penale e ka pranuar kërkesën. Grubi u kthye në vend më 23 shkurt të këtij viti pas 14 muajsh në arrati. Për arsye sigurie, ndaj tij ishte caktuar arrest shtëpiak dhe jo paraburgim efektiv. Ai u ndalua në orët e hershme të mëngjesit në pikën kufitare Bllacë. Ish-zëvendëskryeministri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Sipas hetimeve, ai së bashku me ish-drejtorin e Lotaria Shtetërore, Perparim Bajrami, kanë porositur aparate VLT dhe…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të VV-së, Fatos Gecit. Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh. “Unë përveç që i kam tërhequr vërjejten deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo. “Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu…

Read More

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov informoi publikisht se sa punëtorë kanë marrë një pagë të barabartë me pagën mesatare në vitin 2025. Sipas informacionit të tij, në janar, zero punëtorë nuk kanë marrë një pagë të barabartë me mesataren, në shkurt – 5 punëtorë, në mars – 0 punëtorë, në prill – 2 punëtorë, në maj – 0 punëtorë, në qershor – 10 punëtorë, në korrik – 7 punëtorë, në gusht – 11 punëtorë, në shtator – 0 punëtorë, në tetor – 5 punëtorë, në nëntor – 6 punëtorë dhe në dhjetor – 0. Në total, gjatë gjithë vitit, vetëm…

Read More

Zv.ministri i Kulturës Sedat Sulejmani thotë se Ansambli Muzikor i Tetovës nuk do të mbyllet, por përkundrazi po punohet në kompletimin e dokumentacionit, për punësimin e rreth 20 artistëve të parë në këtë institucion. “Sot patëm mbledhje të rëndësishme në Qeveri me zëvendëskryeministrin Bekim Sali dhe Ministrin e Kulturës ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe Ansambli i Tetovës dhe nuk ka të bëj asgjë me realitetin ajo që bisedohet në opinion dhe derisa VLEN do jetë në Qeveri nuk do të mbyllet asnjë institucion shqiptar. Biseduam edhe për punësimet dhe jemi duke kompletuar dokumentacioni me çka…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini, nën dyshimet për keqpërdorim të mjeteve financiare në vlerë prej rreth 700 mijë euro, raporton TV Star. Sipas informacioneve fillestare, mjetet në fjalë dyshohet se janë siguruar nga UEFA dhe kanë qenë të destinuara për zhvillimin e futbollit. Organet e hetuesisë po shqyrtojnë mënyrën e menaxhimit dhe shfrytëzimit të tyre. Dyshimet lidhen me fonde të parapara për ndërtimin e një tribune në Ohër, për të cilat ekziston indikacion se mund të jenë shpenzuar në mënyrë të kundërligjshme. Aksioni është realizuar nga…

Read More

Kushtet për shfuqizimin e qeverisë teknike nuk janë krijuar dhe ajo duhet të mbetet në fuqi thonë nga LSDM. “Kushtet për shfuqizimin e qeverisë së përkohshme, mekanizmi i vetëm për një lloj kontrolli mbi procesin zgjedhor, nuk janë krijuar dhe ajo duhet të mbetet. Sistemi gjyqësor është pushtuar plotësisht, kontrolli mbi prokurorinë dhe gjyqësorin është vendosur me prokurorë dhe gjyqtarë të afërt me Mickoskin. Kryeministri Mickoski ndan publikisht detyrat nga foltorja parlamentare, urdhëron përndjekjen e opozitës me “ndjenjat” e tij. Institucionet janë thellësisht të partizuara. Ministria e Brendshme po përdoret përsëri si në kohën e Gruevskit, dhe me Ligjin e…

Read More

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me ndryshimet ligjore të të cilit fillon procedura për shfuqizimin e qeverisë teknike, sot është para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisionit Ligjvënës-Juridik. Deri më tani, ka pasur tre qeveri teknike. E para në vitin 2016 u drejtua nga Emil Dimitriev nga OBRM-PDUKM, e dyta në vitin 2020 e udhëhequr nga Oliver Spasovski nga LSDM dhe e treta në vitin 2024 e udhëhequr nga Talat Xhaferi nga BDI. Një qeveri kalimtare do të thotë që njëqind ditë para zgjedhjeve, kryeministri…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën lindore do të ketë kushte për reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 18 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.

Read More