Autor: Suad Avdiu
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar dy partive më të mëdha opozitare për propozimin e tre emrave për president të shtetit. Haradinaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është dashur ta bëjë një kërkesë të tillë më herët, duke shtuar se, sipas tij, kjo është pjesë e një strategjie politike. “Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedh presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thonte më parë. Askush nuk e di se…
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti edhe e kishte fotografuar viktimën. “SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim peal kundër J.M. (58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç”, e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektivisht, i njëjti më 15.04.2026, në Shkup, e ka përdhunuar vajzën 13 vjeçe dhe e ka fotografuar”, thonë nga MPB. Policia shton se të njëjtit i është…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për shtyp, informon opinionin publik se Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. “Në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Po ashtu, u trajtuan çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak, me fokus në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj dinamikave të reja politike.…
Orhan Kurtishi në një intervistë për emisionin “1 +1” në TVM 2 ka paralajmëruar se brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës kryesore të Kumanovës. Këtë si risi, ai madje e ka shpalosur për herë të parë para opinionit. “Këtë e them për herë të parë këtu, për shkak se jemi vonuar. E kemi projektin të gatshëm dhe tani duhet të fillojnë punimet dhe besoj se do të jetë një nga objektet më moderne që do të kemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë drejtori Kurtishi.
Mbrëmë vonë, Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit efektiv për gjashtë persona të dyshuar për botoksin dhe fillerët e falsifikuar që u janë injektuar pacienteve në Maqedoninwë e Veriut. Katër persona iu caktua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa nëntë të tjerë morën masa kujdesi, transmeton Portalb.mk. Rrjeti është nën hetim për dyshime se ka kontrabanduar botokse dhe fillerë që në Maqedoni konsiderohen si ilaçe dhe mjete mjekësore, pa i regjistruar në Agjencinë për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore, pa etiketa, deklarata dhe kontrolle përkatëse. Kjo është bërë me ndërmjetësimin e një doganieri, i dyshuar për marrje ryshfeti, dhe më pas këto produkte…
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në konkluzionin e seancës qeveritare, ka shpallur zyrtarisht furnizimin publik për blerjen e njëqind automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se këto mjete do të jenë të pajisura me aparaturë mjekësore të avancuar dhe do të shpërndahen nëpër institucionet shëndetësore publike në të gjithë vendin. Ky investim synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet e sistemit shëndetësor për reagim në raste urgjente, duke mundësuar ndërhyrje më të shpejta dhe transport më efikas të pacientëve drejt spitaleve. Në njoftimin e ministrisë theksohet se ky hap do të sigurojë…
Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë vendimtare sa i përket përfitimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian, ndërsa të dhënat tregojnë qartë se mungesa e reformave po e lë vendin pa qasje në dhjetëra miliona euro të planifikuara. Edhe pse tabela e Instrumentit për Reformën dhe Rritjen paraqet nivele të larta potenciale financimi për vitet 2025 dhe 2026, të njëjtat me po aq potencialitet rrezikohen të humben. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara. Bëhet fjalë për rreth 52 milionë euro parafinancim, si mbështetje fillestare, dhe një këst shtesë prej vetëm 8 milionë…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Një projekt i ri shkencor nga Fondi Kombëtar i Zvicrës po tërheq vëmendje të madhe në qarqet akademike. Me një financim rreth 1 milion euro, studiues nga Universiteti i Baselit po nisin një hulumtim të thelluar mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Projekti “Gjuha Shqipe në Antikitet” synon të analizojë burime historike, gjuhësore dhe të dhëna gjenetike të lashta, për të kuptuar më mirë lidhjet e mundshme me popullsitë e hershme të Ballkanit. Qëllimi i studimit është të sjellë më shumë qartësi shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe dhe vendin e saj në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Ky projekt…
Vizita e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Zhelinë dhe takimi me kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu, dëshmojnë qartë qasjen aktive dhe të drejtpërdrejtë të institucioneve në përmirësimin e kushteve ekonomike në nivel lokal. Diskutimet për projektet infrastrukturore, përkrahjen e bizneseve dhe mbështetjen për qytetarët janë hapa konkretë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vizitat në bizneset e suksesshme në Zhelinë janë dëshmi se politikat ekonomike po japin rezultate reale në terren. Përmes Ligjit për mbështetje të investimeve dhe instrumenteve të tjera institucionale, po krijohen mundësi të reja për zgjerim të kapaciteteve, rritje të konkurrueshmërisë dhe hapje…
