Autor: Suad Avdiu

Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo rezolutë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin institucional ndaj shqiptarëve në Lugina e Preshevës, duke synuar mbështetjen e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre në përputhje me standardet evropiane, shkruan IndeksOnline. “Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe…

Read More

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale nga 17 deri në 25 gradë. Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 23 gradë. Sipas Departamentit Meteorologjik, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, do të mbetet mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një video mesazh në lidhje me situatën politike në vend, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se e vetmja gjë që duan është që Lëvizja Vetëvendosje të mos ketë pushtet. Kurti ka thënë se zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje, e madje, u shpreh se nëse VV me partnerët e saj nuk marrin 80 deputetë në qershor, atëherë vendi sërish do të shkojë në zgjedhje. “Në përputhje më rezultatin dhe rrethanat kam bërë ftesa të vazhdueshme për partitë opozitare sikurse që vazhdimisht kam ofruar edhe alternativa për…

Read More

Në një atmosferë të veçantë dhe me pjesëmarrje të madhe të miqve, familjarëve, dashamirëve dhe të ftuarve të shumtë, është promovuar libri më i ri akademik i autorit Rijad Bejtulla me titull “Krimi i Organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”. Ky botim trajton një nga temat më të ndjeshme dhe më aktuale të kohës, duke ofruar një analizë profesionale mbi fenomenin e krimit të organizuar, ndikimin e tij në rajon, si dhe përmasat e tij në nivel ndërkombëtar. Gjatë promovimit, autori shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke falënderuar familjen, miqtë,…

Read More

Izet Mexhiti nga VLEN, njoftoi se më 9 maj do të mbahet kongresi i parë i kësaj lëvizjeje, ku ajo do të shndërrohet në një parti të vetme politike. Në një intervistë për Tv Sitel, ai tha se VLEN ka sjellë konkurrencë në skenën politike shqiptare dhe i ka dhënë fund dominimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Mexhiti theksoi se konkurrenca është në të mirë të qytetarëve dhe ndihmon në krijimin e një qeverisjeje më të fortë dhe më efikase. Ai bëri të ditur se partia e re do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarë, ai vetë dhe Bilall Kasami. Ndërsa,…

Read More

​Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në një shkollë fillore në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij, njoftoi policia. ​Fëmija i lënduar, moshën e të cilit Ministria e Punëve të Brendshme nuk e bën të ditur, është dërguar për mjekim në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”. ​Deri më tani nuk ka informacione as për rrethanat e sakta se si ka ardhur deri te përleshja e përgjakshme, e as për shkallën e seriozitetit të lëndimeve të nxënësit.

Read More

Prej më shumë se 10 vitesh, Azemin Arifi nga fshati Sllupçan është marrë me mbledhjen e shisheve plastike dhe kanaçeve, duke kontribuar në pastrimin e rreth 70% të fshatrave të Komunës së Likovës dhe mbrojtjen e mjedisit. Por puna e tij është penguar vazhdimisht nga persona të panjohur, të cilët disa herë i kanë djegur koshat e mbetjeve. Sulmi i fundit ka qenë më i rëndi, ku iu dogj garazhi bashkë me pajisjet për shtypjen e plastikës, duke i shkaktuar një dëm prej 10 deri në 15 mijë “Këtë investim dalëngadalë mezi që e kam bë unë, në fund. Kjo…

Read More

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka folur edhe për procesin e pritshëm të rikonstruimit të qeverisë, duke theksuar se vlerësimi i kuadrove duhet të bazohet në performancë dhe rezultate konkrete. Ai theksoi se analizat po bëhen në mënyrë objektive dhe pa ndikime emocionale apo politike. “Po bëhen analiza pa emocione dhe pa kualifikime të tjera, më e rëndësishmja është performanca dhe rezultatet. Ka kuadro të mira dhe të dëshmuara”, deklaroi Mexhiti. Sipas tij, rikonstruimi i qeverisë është një proces normal, në të cilin pritet të ketë ndryshime në përbërje. “Është e natyrshme që në çdo rikonstruim një pjesë…

Read More

Portale kosovare dhe faqe në rrjetet sociale kanë raportuar së fundmi për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ku thuhet se është diskutuar mundësia që Jashari të jetë kandidat për President të Republikës. Sipas informacioneve që po qarkullojnë me shpejtësi, emri i Bashkim Jasharit po shihet si figura kyçe për postin e presidentit të Kosovës, që mund të unifikojë vendin në këtë pozitë, duke pasur parasysh simbolikën e fuqishme që përfaqëson familjen Jashari. Por nga ana tjetër nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë takim se a…

Read More