Autor: Suad Avdiu

Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026, në ora 11:15, me lëndime të rënda trupore është dërguar personi N.M. (80) nga fshati Luboten i Shkupit. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet në oborr, derisa po rregullonte traktorin e tij, i cili është vënë në lëvizje dhe e ka shtypur. Më 25.04.2026, në ora 06:00, N.M. ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Read More

Një qytetar nga fshati Volljakë në Klinë, i cili prej më shumë se një dekade pastron vullnetarisht ambientin e fshatit, është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi kishte vendosur mbeturina në rrugë si shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit institucional. Milazim Berisha thotë se prej 10 vitesh çdo ditë kujdeset për pastërtinë e fshatit, duke mbledhur mbeturinat përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike. “Kur çohem në mëngjes, nga një thes e mbush deri në fund të Volljakut. Prej lapidarit aty e deri këtu i ka gati 2 kilometra e gjysmë. Këtë që 10 vite unë e bëj këtu… Unë jam një…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në zonën përreth lagjes Çento ka pasur të shtëna me armë zjarri. Fillimisht, një person ka drejtuar pistoletën ndaj një personi tjetër dhe ka tentuar të qëllojë, por arma është bllokuar. Më pas është shkrepur një plumb nga një automjet në lëvizje, por për fat të mirë askush nuk është goditur. “Me datë 24.04.2026 në ora 23:00, M.S. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:00 në zonën e lagjes Çento, ai, A.T. dhe R.T., pas një marrëveshjeje paraprake, janë takuar me N.S. dhe E.Ç. Më pas N.S. e ka sulmuar fizikisht…

Read More

BDI-Dega Likovë ka njoftuar për zgjedhjen e Florentin Murtezit në krye të nëndegës së kësaj partie në fshatin Opaj, raporton Televizioni News. Në kuvend ka qenë i pranishëm edhe kryetari i degës së BDI-Dega Likovë, Avni Saliji. Postimi i plotë: Sonte u mbajt Kuvendi i Nëndegës së fshatit Opaj të BDI – Dega Likovë, ku për kryetar u zgjodh Florentin Murtezi, një i ri me perspektivë dhe jurist i diplomuar. Kjo zgjedhje është dëshmi se po vendosim themelet e një strukture politike të fortë dhe të besueshme, që do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve dhe do të dijë…

Read More

Industria turistike, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, është në pasiguri totale për shkak të mungesës dhe dyfishimit të çmimit të kerozinës dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Do të ketë bileta më të shtrenjta avioni, fluturime të anuluara, por edhe paketa turistike më të shtrenjta – theksuan kështu të ftuarit në emisionin Biznes 21, i cili ishte i dedikuar pasigurisë në turizëm për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Kerozina është shtrenjtur shumë, dyfish për shembull, ishte 900 dollarë për ton kerozinë, tani është 2.000 dollarë. Dhe tani kjo do të krijojë, deshët apo nuk…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur edhe një herë ofertës së kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se do ta propozojnë Vjosa Osmanin për presidente nëse Lëvizja Vetëvendosje i garanton 66 vota për të. Në një shkrim në Facebook të shtunën, Abdixhiku thekson se Kurti duhet të vendosë nëse synon bashkëpunim me LDK-në apo sigurimin e 90 votave në Kuvend edhe me përfshirjen e PDK-së. Sipas tij, nëse opsioni i dytë mbetet i vetmi, atëherë LDK-ja nuk mund të ofrojë mbështetje. “I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ku lutem përcaktohuni a doni…

Read More

Takimi mes Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani ka përfunduar, ndërsa burime brenda diskutimeve bëjnë të ditur se në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejshëm në skenën politike të vendit. Sipas këtyre burimeve, një pjesë e rëndësishme e bisedës është përqendruar edhe rreth mundësisë së një kandidature të përbashkët, në kuadër të proceseve të ardhshme politike. Mësohet se Abdixhiku ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Osmanin, duke garantuar deri në 12 nga 15 votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, detaje të tjera konkrete nga takimi nuk janë bërë publike, ndërsa…

Read More

Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të vazhdojë praninë e forcave ushtarake gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë. Vendimi u mor nga Kabineti Federal më 22 prill 2026, duke ruajtur të pandryshuar numrin maksimal të trupave: deri në 400 ushtarë gjermanë mund të vazhdojnë të angazhohen në Kosovë. Sipas autoriteteve gjermane, vazhdimi i këtij mandati synon që Bundeswehr-i të jetë në gjendje të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë. Në njoftim theksohet se misioni i KFOR-it është i përqendruar në stabilizimin politik të Republikës së Kosovës dhe në mbështetjen ushtarake për ruajtjen e…

Read More

Shtetasit turq tashmë kanë një prani të fortë dhe qartësisht të dukshme në komunitetin e biznesit në Maqedoninë e Veriut, tregojnë të dhënat që “Faktor” ka siguruar nga Regjistri Qendror. Shifrat zbulojnë se prania e tyre afariste ka kohë që nuk është më një dukuri e izoluar, por tashmë përfaqëson një segment të rëndësishëm të pasqyrës së përgjithshme ekonomike në vend. ​Sipas informacioneve të dorëzuara, nga shtetas të Turqisë deri më tani janë themeluar gjithsej 3,112 subjekte juridike. Duke përfshirë datën 31 dhjetor 2025, si subjekte aktive dhe të regjistruara figurojnë 2,918 subjekte juridike. ​Veçanërisht mbresëlënës është i dhëna për…

Read More