Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

24 Prill, 2026

Kurti me videomesazh: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj

24 Prill, 2026

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

24 Prill, 2026

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

24 Prill, 2026

Vdekja tragjike në Gjakovë – punëtori bie nga kati i 6 pasi u godit nga krani, ky është kranisti i arrestuar, ndalohet për 48 orë

24 Prill, 2026

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

24 Prill, 2026

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

24 Prill, 2026

Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë do të bazohet në performancë dhe rezultate

24 Prill, 2026

Kurti: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj!

24 Prill, 2026

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë u diskutua

24 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Prill, 2026Updated:24 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prej më shumë se 10 vitesh, Azemin Arifi nga fshati Sllupçan është marrë me mbledhjen e shisheve plastike dhe kanaçeve, duke kontribuar në pastrimin e rreth 70% të fshatrave të Komunës së Likovës dhe mbrojtjen e mjedisit. Por puna e tij është penguar vazhdimisht nga persona të panjohur, të cilët disa herë i kanë djegur koshat e mbetjeve. Sulmi i fundit ka qenë më i rëndi, ku iu dogj garazhi bashkë me pajisjet për shtypjen e plastikës, duke i shkaktuar një dëm prej 10 deri në 15 mijë

“Këtë investim dalëngadalë mezi që e kam bë unë, në fund. Kjo nuk mund të përmirësohet, unë nuk kam mundësi me i ble sërish të gjitha këto, në fund të fundit duhet ta ndërpres me të gjitha. Këtu i kam pas makinat që e shtypnin plastikën dhe e shponin atë, prej Gjermanisë i pata sjell. Këto pata mundësi me i mbërri por në të ardhmen nuk mundem me i mbërri më. Shumë e madhe është, sërish t’i bëj 15 mijë euro nuk mundem edhe duhet me i ndërpre me të gjitha”, tha Azemin Arifi, banor nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës.

64 vjeçari Arfi tregon se gjithçka e kishte nisur nga zero. Fillimisht në mëhallën dhe fshatin e tij. I tronditur dhe i zhgënjyer, Arifi thotë se nuk e kupton arsyen e këtyre veprimeve, duke theksuar se nuk i ka bërë dëm askujt. Me punë të vetme, ai kishte arritur të mbledh deri në 80 mijë shishe plastike në muaj.

“Në muaj kam mbledh rreth 80 mijë shishe, verës edhe më shumë. Këto kam arrit mi mbledh e me i bë gati. Kush e di e di, fillimisht pastrim i kam bë fshatit tim, ja kam mbledh 10 mijë shishe në muaj, përveç mbetjeve tjera. Në të ardhmen, le të mendoj fshati im dhe ata njerëz që këtë ma kanë bë se të gjitha këto plastika do të derdhen në lum e nëpër fushë. Unë nuk e di, nuk i kuptoj njerëzit cila është arsyeja. Dëm nuk i kam bë askujt, as sherr nuk i kam bë askujt, nuk e di për çfarë arsye. Nuk është hera e parë, edhe pesë herë të tjera ma kanë djeg por këtë herë i vendosën kapakun, me të gjitha mi djegën tash”, shprehet Azemin Arifi, banor nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës.

Pas këtij rasti, mbetet e paqartë nëse puna e Azemin Arifit do të vazhdojë sërish. Siç tha ai pasojat e ndërprerjes së këtij angazhimi pritet të reflektohen drejtpërdrejt në mjedisin e zonës, ku mbetjet plastike rrezikojnë të rikthehen sërish në natyrë. Shpërthimi i zjarrit është raportuar edhe në policinë e Kumanovës të cilët kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave të duhura./Alsat.mk.

Lexuar: 75

Lajme te ngjashme

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë do të bazohet në performancë dhe rezultate

Minsitrja e Arsimit Janevska paralajmëron skandale tjera: Do të habitet gjithë opinioni

VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt

Lajmet e fundit

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

24 Prill, 2026

Kurti me videomesazh: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj

24 Prill, 2026

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

24 Prill, 2026

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

24 Prill, 2026

Vdekja tragjike në Gjakovë – punëtori bie nga kati i 6 pasi u godit nga krani, ky është kranisti i arrestuar, ndalohet për 48 orë

24 Prill, 2026

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

24 Prill, 2026

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

24 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.