Autor: Suad Avdiu

Partia VLEN përmes një kumtese për media ka shpalosur në detaje të gjtha pikat e platformës politike, duke filluar me barazinë reale të shqiptarëne në çdo institucion. Nga VLEN theksojnë se do të vijojë lufta e pakompormos kundër korrupsnionit, krijimin e kushteve për arsimi cilësor dhe në fund zotimi se do të zbatohet në thelb Marrëveshja e Ohrit. Komunikata e plotë: Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi…

Read More

Ethe, gëzim dhe lapsa me ngjyra. Kjo është atmosfera që po mbretëron në të gjitha shkollat fillore ku tashmë ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë. Për vogëlushët, kjo nuk është thjesht një procedurë administrative, por hapi i parë drejt një bote të madhe dijesh. Të buzëqeshur dhe kureshtarë, fëmijët tregojnë se tashmë njohin shkronjat, numrat dhe ngjyrat, ndërsa mezi presin të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. ‘Sot u regjistrova në klasë të parë. Shkronjat i di edhe me numëru. Cilat shkronja i di? A, B, C. Deri në sa di me numëru? Deri në…

Read More

Fëmijët me autizëm ndihen të diskriminuar dhe paragjykuar. Ata kërkojnë integrim të plotë në shoqëri dhe mbështetje më të madhe nga shteti sidomos në procesin e tyre të arsimimit. “Problemi më i madh është kur njerëzit më lëndojnë dhe thonë se nuk mund të bëj asgjë. Ky është një problem i madh, prandaj duhet të kenë shumë kujdes se çfarë flasin në shoqëri për ne, për fëmijë si unë. Sepse, nuk ekziston diçka që ne nuk mund ta bëjmë vetëm se e bëjmë në një mënyrë tjetër. Dua të them se shteti duhet ta ketë parasysh, të kemi asistentë në…

Read More

Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdha të futbollit botëror. Dy rivalët, Barcelona dhe Real Madridi vihen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që premton dramë dhe spektakël. Një fitore e Barçës ia siguron matematikisht titullin, i cili do të jetë i 29-ti për ta. Barça, publikoi listën për “El Clasico”, me mungesën e madhe që do të jetë ajo e Lamine Yamal i cili është i lënduar. Kujtojmë se ndeshja luhet në “Camp Nou”, me fillim në ora 21:00.

Read More

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka fjalim që mund ta përshkruaj ndjenjën gjatë “tubimit të bashkimit”. “Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh ajo, duke u duartrokitur nga numër i madh i simpatizantëve. Tutje, Osmani tha se për muaj të tërë ka parë zhgënjimin te qytetarët, megjithatë, ajo tha se pa po ashtu shpresë për bashkim

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për shtyp akuzoi kryeministrin dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se gënjen kur pretendon se gjuha maqedonase është e rrezikuar. Filipçe deklaroi se gjuha maqedonase njihet qartë në Bashkimin Evropian dhe se kjo është deklaruar në kornizën negociuese. “Kryeministri përmend identitetin, gjuhën e kështu me radhë, dhe kjo është vetëm një temë tjetër për të cilën shohim se ky njeri është gënjeshtar. Kryeministri gënjen”, tha Filipçe. Ai kujtoi se Mickoski më parë kishte pretenduar se Maqedonia nuk do të merrte datë për negociata me qeverinë e Zoran Zaevit, dhe më pas,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është sulmuar fizikisht. 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Sipas burimeve të mediumit, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar në pavijonin e ortopedisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin. Dyshohet se persona të paidentifikuar…

Read More

(Me rastin e pensioninit të mësuesit të edukatës muzikore, Florim Zulfiu) Duartrokitjet thyejnë heshtjen, deri sa mësuesi Florim Zulfiu paraqitet para të pranishmëve të grumbulluar në oborrin e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Likovë. Pasi përshëndet të pranishmit, merr pozicion pranë sintit për të performuar, në pritje të fillimit gë programit solemn. Paraqitet me elan dhe elegancë, thua se po paraqitet në ditën e parë të karrierës arsimore. Por të premten, ai i vendosi pikë karrierës katërdekadëshe, duke u radhitur në mesin e shumë veteranëve të arsimit, që lanë gjurmë të pashlyeshme. Kurse solemniteti i lartpërmendur, u organizua pikërisht për…

Read More

Avokati dhe humanisti i njohur nga Kërçova, Shkodran Alili, i është bashkuar sot koalicionit VLEN gjatë kongresit të mbajtur nga kjo forcë politike, raporton Zyrtare.net. Alili, i cili në opinion ishte i njohur edhe si kandidat i pavarur për Komunën e Kërçovës, u shfaq në kongres në shoqërinë e deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, duke konfirmuar kështu afrimin e tij me koalicionin. Ky zhvillim konsiderohet si një lëvizje me peshë në skenën politike lokale, pasi Alili kishte ndërtuar profilin e tij politik jashtë strukturave tradicionale partiake. Përfshirja e tij në VLEN pritet të ndikojë në konsolidimin e mbështetjes së koalicionit…

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njoftoi se është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk. “Ju njoftojmë se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve”, raporton QKMK. Të premten ishte kthyer kontrolli i dyfishtë i pasaportave për shkak se sistemi i një pike kufitare ishte jashtë funksionit. Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill të vitit 2025-të kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha…

Read More