Autor: Suad Avdiu
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njoftoi se është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk. “Ju njoftojmë se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve”, raporton QKMK. Të premten ishte kthyer kontrolli i dyfishtë i pasaportave për shkak se sistemi i një pike kufitare ishte jashtë funksionit. Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill të vitit 2025-të kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha…
Një shkrim plot lëvdata për Ali Ahmetin po shpërndahet në rrjetet sociale. Ja teksti i plotë: Kur një popull ka nevojë për forcë, lindin njerëz që bëhen dritë për kombin. Ali Ahmeti nuk ishte vetëm një lider, por një simbol i sakrificës, i rrugëtimit dhe i krenarisë shqiptare. Në çdo sfidë ai qëndroi pranë popullit të vet, me zemër, me vizion dhe me besim në të ardhmen. Prandaj sot emri i tij përmendet me respekt nga të rinjtë e me mall nga brezat që përjetuan kohët më të vështira. Sepse liderët e vërtetë nuk maten me fjalë, por me gjurmët…
E nderuar të jem sonte në Shkup në Kongresin e VLEN. Pikërisht në ditën e Europës, VLEN në mënyrë simbolike shënoi një nga vlerat më sublime, mbi premisat e së cilës u ndërtuan themelet e Europës. Atë të përbashkimit e bashkëorganizimit me qëllim të zhvillimit të shoqërisë. Sonte u fillua një kapitull i ri, por shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Një grupacion i disa subjekteve politike shqiptare që garoi në zgjedhjet e fundit lokale e parlamentare në Maqedoninë e Veriut, sonte u shndërrua në një organizim unik politik. VLEN u shndërrua në parti politike. Kështu sonte,…
Nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me mos intonimin e himnit kombëtar në Kongresin e parë unifkues të VLEN-it. Osmani përmend heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, ndërprerjen e përfaqësimit të drejtë dhe tani, thekson ai, heshtet edhe për himnin. E ndaluan gjuhën. E ndërpren përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, ka shkruar Osmani.
Himni kombëtar shqiptar për ne nuk është thjesht një këngë… është zëri i historisë sonë, kujtesa e flijimit dhe krenaria që na bashkon kudo që jemi. Ai na kujton se identiteti nuk humbet me kufij – ai jeton në zemër. Në çdo notë të tij ndjejmë rrënjët, forcën dhe dashurinë për kombin tonë. *Status fejsbuku i Riat Ramadanit
Partia VLEN përmes një kumtese për media ka shpalosur në detaje të gjtha pikat e platformës politike, duke filluar me barazinë reale të shqiptarëne në çdo institucion. Nga VLEN theksojnë se do të vijojë lufta e pakompormos kundër korrupsnionit, krijimin e kushteve për arsimi cilësor dhe në fund zotimi se do të zbatohet në thelb Marrëveshja e Ohrit. Komunikata e plotë: Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi…
Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar strukturat e tij drejtuese gjatë punimeve të Kongresit të parë të mbajtur në Shkup, duke shënuar kalimin nga një aleancë partish në një subjekt të unifikuar politik. Sipas vendimeve të miratuara nga delegatët, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami janë zgjedhur bashkëkryetarë të lëvizjes, ndërsa pozicioni i sekretarit të përgjithshëm i është besuar Bekim Salit, përcjell INA. Për të kompletuar hierarkinë drejtuese, Kongresi emëroi Mimoza Musën dhe Bekim Qokun në postet e nënkryetarëve, duke përcaktuar kështu ekipin që do të udhëheqë organizimin dhe strategjinë e mëtejshme të subjektit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Ky proces i rëndësishëm i strukturimit të brendshëm pason diskutimet…
Zëdhënësi i VLEN-it, Albi Qamili, në një intervistë për edicionin e lajmeve në Alsat ka shpalosur detaje për mbarëvajtjen e kongresit të VLEN-it, duke zbuluar se në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Sipas Qamilit, kongresi i sotëm konsiderohet një moment i rëndësishëm për skenën politike shqiptare në Maqedonia e Veriut, pasi aty pritet të finalizohet shkrirja e pesë partive të koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik. Në kongres pritet të marrin pjesë edhe mysafirë dhe përfaqësues politikë nga Kosova dhe Shqipëria.
Një nxënës i shkollës së mesme në Prilep prezantohej rrejshëm si mësimdhënës për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, e më pas për tre vite kishte qasje në të gjitha të dhënat e ditarit elektronik, transmeton TV21. Po ashtu, nxënësi nga Prilepi koordinonte dhe ndihmonte në menaxhimin e ditarit. “SPB Prilep ka paraqitur kallëzim kundër një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim kompjuterik’. I dyshuari, duke u prezantuar rrejshëm si mësimdhënës i gjuhës angleze nga një shkollë fillore në Vinicë, krijoi profil dhe kontaktoi një…
Shkruan: Rexhail Ramadani Ne nje sistem ku edhe vete Presidentja Davkova eshte bere presidente mbi baza partiake , aty eshte meritokracia e pamundur. Ajo kerkon meritokracia te behet baze e punesimit tek te sapodiplomuarit te cilat jane viktime te sistemit te dobet arsimor qe nuk u jep dije vetem u merr te holla. Kjo do te ishte padrejtesi qe shteti u ben te sapodiplomuareve. *** Në shtetet multietnike duhet të ekzistojnë standarde ku sistemi politik përfshin të gjitha komunitetet dhe krijon mekanizma kushtetues për ruajtjen e balancës etnike. Rreziku i majorizimit pa mekanizma parandalues është evident, sidomos në Ballkan. Prandaj,…
