Autor: Suad Avdiu
Më 08.05.2026, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën midis orës 18:00 dhe 19:00, në një xhami në rr. “Jasht Vardarit” në Tetovë, është hyrë me përdorim të forcës dhe është marrë një kasafortë metalike në të cilën kishte mjete monetare nga donacionet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi ka dalë me mesazh emocional në prag të Kongresit të Bashkimit të VLEN-it, duke e cilësuar këtë moment si kulmin e një rruge të gjatë dhe sfiduese që e nisi si Lëvizja BESA. Azizi kujtoi fillimet e lëvizjes, kur “ishim pak, por ishim të vendosur”, dhe rikujtoi rezultatin e parë elektoral të BESËS, 60.000 vota që i dhanë populli shqiptar si shenjë besimi ndaj projektit të ndryshimit. Ai nënvizoi se rruga nuk ishte pa pengesa por tha se “dorëzimi nuk është në ADN-në tonë.” “Kur e nisëm rrugën për ta sjellë ndryshimin, ishim pak, por…
Barcelona mund ta fitojë titullin në “El Clasicon” ndaj Real Madridit, skuadër që po përballet me shumë probleme. Njëra prej ndeshjeve më të mëdha në botë luhet të dielën nga ora 21:00 në “Camp Nou”, ndërsa i takon xhiros së 35-të të La Ligas. Barcelona e ka mundësinë ta festojë titullin e dytë rresht, pasi i mjafton vetëm edhe një pikë. Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick i ka 88 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se madrilenët. Fitorja e Realit do ta shtynte festën e titullit. Do të jetë “El Clasico” i parë në afro tre vjet…
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër veprimet skandaloze të ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili ka urdhëruar heqjen e mbishkrimeve dhe shenjave identifikuese në gjuhën shqipe të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, duke vazhduar kështu sulmin e hapur institucional ndaj gjuhës shqipe. Ndërsa Stoilkoviq vepron çdo ditë kundër pranisë së gjuhës shqipe në institucione, VLEN vazhdon të heshtë. Kjo heshtje nuk është më paaftësi politike, por bashkëpërgjegjësi dhe nënshtrim i plotë përballë politikave antishqiptare që po zbatohen brenda Qeverisë. Pas presioneve ndaj administratës shqiptare dhe tentativave të vazhdueshme për largimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve nga hapësirat ekzistuese, tani kanë…
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së tha se para Kryesisë së kësaj partie të martën ka propozuar listën, bartëse e së cilës do të jetë Vjosa Osmani me kandidaturën e saj për presidente, ndërsa i dyti ai vetë me kandidaturën për kryeministër Abdixhiku ka thënë se askush në LDK, që ka koncept të balancit të kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të pranonte një situatë ku një parti merr nën kontroll të tri institucionet, Qeveri, Kuvend e Presidencë. “Asnjë njeri me koncept të balancit e kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të mund…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rruga euro-atlantike mbetet e vetmja perspektivë për Kosovën dhe se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj këtij vizioni. Ai ka theksuar nevojën për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe për mbështetje në proceset integruese evropiane. “Rruga jonë euro-atlantike është e vetmja rrugë dhe ne mbetemi besnikë të këtij vizioni, gjithmonë në mbrojtje të interesave të Kosovës. “Në këtë Ditë të Evropës, theksohet nevoja për t’i hapur rrugë njohjes së Kosovës nga pesë…
Sot mbahet Kongresi i Bashkimit i koalicionit VLEN, ku pritet që pesë subjektet politike që e përbëjnë atë të formalizojnë bashkimin dhe të krijojnë një parti të vetme. Në prag të kongresit, VLEN ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se procesi i bashkimit ka qenë i vështirë dhe i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike gjatë muajve të fundit. Sipas njoftimit, ky kongres shënon një moment vendimtar, duke i dhënë fund fazës së koalicionit dhe duke e shndërruar VLEN në një strukturë të unifikuar politike. Dita e sotme, sipas tyre, pritet të jetë përgjigje ndaj…
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë objektiv si të arritshëm me “punë, sinqeritet dhe përkushtim”. Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të shtunën ku u nominua për kryeministër, Kurti ka thënë se rritja e mbështetjes për Vetëvendosjen është e vazhdueshme dhe sipas tij, nëse trendi i rritjes vazhdon si në muajt e fundit, partia mund të afrohet me këtë rezultat. “Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në ceremoninë e shënimit të 9 Majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, tha se populli maqedonas, së bashku me shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët dhe boshnjakët, ishin në anën e duhur të historisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai theksoi se lufta e brezave të atëhershëm nuk ishte vetëm kundër pushtimit, por edhe për lirinë, gjuhën, identitetin dhe të ardhmen. “Ata nuk luftuan vetëm kundër pushtuesit. Ata luftuan për të drejtën e njeriut për të jetuar lirisht, për të folur gjuhën e tij, për të mbajtur emrin e tij dhe për të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda apartamentit ku jetonin. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke u thënë operatorëve: “Ejani, kam vrarë gruan time”. Pas telefonatës, ai është larguar nga banesa dhe për disa orë ka humbur gjurmët e policisë. Forcat e rendit dhe karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, të vendosur në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenzas, ku gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçares…
