Autor: Suad Avdiu
Kryetari i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë , Aco Ristov, deklaroi se po analizohet metoda e llogaritjes së faturave të energjisë elektrike, e cila aktualisht bazohet në grupe të veçanta të konsumatorëve përmes bllok-tarifave. Sipas Ristov, po kërkohet një “zgjidhje më e drejtë” për pagesën e rrymës së shpenzuar, pasi ai konsideron se ka hapësirë për ndryshime, meqenëse qytetarët tani paguajnë çmime të ndryshme për të njëjtin produkt. ”Është e mundur të vendosim një model të ri, më të drejtë. Është e padrejtë që e njëjta rrymë të paguhet me çmime të ndryshme. Nuk mund të ekzistojnë disa çmime…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami sot ju është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës lidhur me intonimin e himnit kombëtar gjatë kongresit të VLEN-it. “Përfaqësuesit e opozitës nuk e di a e kanë intonuar himnin kombëtar në ndonjë nga kongreset e tyre. Ishte dita e Evropës ishte dita e bashkimit, prandaj ne vlerësuam se do të ishte e mjaftueshme që të intonohet vetëm himni i Evropës. Nëse ja parashtrojnë VLEN-it këtë pyetje pse nuk është intonuar himni kombëtar, do të ishte më e logjikshme t’ja parashtrojnë edhe BDI-së se pse më herët nuk kanë intonuar himnin kombëtar në kongreset e…
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se modeli i udhëheqjes me dy kryetarë në kuadër të VLEN-it ka sjellë një frymë të re demokratike në vend. “Edhe njëra edhe tjetra. Përveç thyerjes së monopolit, sjelljes së konkurrencës. Uroj që kjo konkurrencë të jetë përplasje idesh, programesh dhe platformash, e jo përplasje figurash apo çështjesh personale. Tjetra është se me këtë po sjellim një model të ri dhe një frymë të re demokratike. Nuk e kemi shpikur ne këtë model, ai ekziston te Lëvizja Guxo që funksionon prej disa vitesh”, deklaroi Mexhiti.
Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit. Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Bern ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Pierre-André Page. Sipas Gashit, në takim është konfirmuar niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep Maqedonisë së Veriut në proceset demokratike, reformat parlamentare dhe integrimin evropian, duke theksuar edhe rolin e diasporës si urë lidhëse mes dy vendeve. “Pata nderin e veçantë që në Bern, të realizoj takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme solli vendim për pagesën e mjeteve për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe anëtarët e Këshillave Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe të përsëritura në 11 komuna të cilat kanë llogari të bllokuara. Bëhet fjalë pë 107.201.924 denarë për komunat e Haraçinës, Dellçevës, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogishtanit, Vasilevës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Zërnovcit, ndërsa mjetet do të transferohen në llogaritë e destinuara të komunave për zgjedhjet lokale. Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, mjetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë transferuar me vendim të Qeverisë. Zgjedhjet lokale në vend u mbajtën më…
MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit kanë pranuar denoncime për dhunë në familje, ndërsa tre persona janë privuar nga liria. “Më 10.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare nga Kriva Pallankë denoncoi se më 07.05.2026 rreth orës 13:00, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj M.M”. “Më 11.05.2026 në orën 00:30 në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit paraprak të babait të tij 61-vjeçar, se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, e kishte sulmuar fizikisht”. “Më…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar një vendim të ri që sjell ulje mesatare prej 1,78% të çmimeve të karburanteve, përcjell TV21. Çmimi i benzinës BS-98 do të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i naftës për 4 denarë për litër. Sipas KRRE-së, çmimi i vajti ekstra të lehtë do të ulet për 4,5 denarë për litër. Çmimet maksimale sipas vendimit të KRRE-së: Benzina EUROSUPER BS-95: 85,00 den/litër (pa ndryshim) Benzina EUROSUPER BS-98: 86,50 den/litër (ulje) Dizeli EURODIESEL BS: 89,50 den/litër (ulje) Vaji ekstra i lehtë: 94,00 den/litër (ulje) Çmimet e derivateve nëse shtohet edhe lirimi që sigurohet…
Ylli i pop muzikës, Dua Lipa, ka ngritur një padi kundër kompanisë Samsung Electronics, duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Ajo e akuzon gjigantin teknologjik koreano-jugor se ka përdorur imazhin e saj pa leje për të reklamuar televizorët e tij, raporton Reuters. Padia pretendon se Samsung ka vendosur një fotografi të mbrojtur me të drejta autori të këngëtares në pjesën e përparme të kutive prej kartoni ku paketohen televizorët për shitje në dyqane, duke krijuar përshtypjen se ajo e ka mbështetur ose promovuar produktin. Imazhi që pretendohet se është përdorur në kutitë e televizorëve titullohet “Dua Lipa – Backstage at…
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe – një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Disa prej pjesëtarëve të kësaj njësie kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për likuidimin e kundërshtarëve politikë. Sipas një analize të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, vetëm përmes konkurseve të Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, kësaj shoqate i janë ndarë 23.000 euro në dy vjetët e fundit. Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka…
