Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me mërgimtarët në Sllupçan të Komunës së Likovës, ku ka diskutuar për situatën politike, investimet në vendlindje dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit. Në takim, Sali shoqërohej nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini. Sali theksoi se mërgata ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e kombit, duke vlerësuar kontributin e saj në të gjitha proceset e rëndësishme. “Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e kombit tonë. Ata kanë qenë gjithmonë të përfshirë në çdo proces të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet kompetente, transmeton Zhurnal.mk. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, gjatë 1 gushtit janë regjistruar gjithsej 57 kontrolle të para mjekësore, që është për tre më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 60 kontrolle. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur hospitalizime të reja. Deri më 1 gusht janë regjistruar gjithsej 1.041 paraqitje zyrtare për…

Read More

“Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi” është citati që përsëritet çdo 2 Gusht. Por a pyet dikush vërtet se çfarë Maqedonie duan të ndërtojnë qytetarët? Tridhjetë vitet e fundit dëshmojnë të kundërtën. Maqedonia nuk është ndërtuar sipas vullnetit të qytetarëve, por sipas interesave të elitave politike, edhe pse herë pas here janë shfaqur pretendime se do të ndërtohej ndryshe. Sikur kjo thënie të ishte moto e vërtetë e politikëbërjes, sot nuk do të ekzistonin politika që synojnë nënshtrimin e rreth 30% të qytetarëve shqiptarë. Nuk do të kishte përpjekje për ta penguar zbatimin e gjuhës shqipe…

Read More

Sezoni i verës dhe ardhja e bashkatdhetarëve në rajon janë shoqëruar sërish me skena të rënda bllokadash dhe kolonash kilometrike me pritje disaorëshe në pikat kufitare të Bashkimit Evropian. Mërgimtarët që po udhëtojnë që po kthehen në vendlindje po përballen me pritje drastike që po arrijnë deri në 12 orë në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Kjo ka ndodhur në pikën kufitare midis këtyre vendeve ku janë regjistruar pritje të gjata, ndërsa bashkëatdhetarët janë ankuar se kanë ngelur pa ushqime dhe pa ujë, raporton Indeksonline. Sipas dëshmive të vetë udhëtarëve të nisur drejt diasporës apo rajonit, kolonat…

Read More

2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën. Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik. Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive. Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji, ku puna dhe merita vlerësohen, ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e…

Read More

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar lidhur me debatet e fundit për të ashtuquajturën “Lëvizja e Deçanit”, duke kërkuar që Prokuroria të hetojë organizatën dhe drejtuesit e saj për, siç tha ai, nxitje të urrejtjes fetare. Sipas Buzhalës, çdo lëvizje, organizatë apo individ që ofendon fenë e një komuniteti duhet të përballet me ndjekje penale. Reagimi i tij; Cdo levizje, cdo organizate, cdo individ, qe ofendon religjionin e nje komuniteti duhet te ndiqet penalisht. ” ” Promovoje besimin tend, shko dere me dere, rrite sa te mundesh, ama jo duke nxitur urrejtje kunder pjesetareve te besimit tjeter. E ashtuquajtura Levizje e Decanit…

Read More

Shkruan: Imerlije Salihu Meqë po shoh se që prej dje dhe sot kam pranuar shumë mesazhe në inbox, me reagime të ndryshme lidhur me qëndrimin tim të fundit nga fjalë mbështetjeje e solidariteti, deri te kritika dhe komente kundërshtuese po e shoh të arsyeshme të ndaj me ju këtë qëndrim. Fillimisht, ju falënderoj pafund për mbështetjen. Secili mesazh i juaji më jep forcë dhe për këtë ju jam sinqerisht mirënjohëse. I kuptoj dhe i mirëkuptoj edhe të gjithë ata që ndajnë qëndrime të kundërta. Absolutisht nuk ndihem as e ofenduar, as e prekur. Në fund të fundit, kjo është demokracia.…

Read More

Qeveria e fotografive: Në Dibër ndau çelësat e një projekti të realizuar nga qeveria e kaluar Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim. Vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve: banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie. ” ” Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar. Kjo është mënyra e tyre e qeverisjes gjatë këtyre dy viteve. Të tjerët i mendojnë projektet i sigurojnë mjetet i fillojnë punimet. Këta vijnë…

Read More

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË INAUGURIMIN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ REFIK AJETI” NË LIKOVË Me ftesë të Myftiut të Kumanovës, H. Abedin ef. Imeri, Kryetari I Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, dje mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Institutit të Hifzit “Hafëz Refik Ajeti” në Likovë të Kumanovës. Në këtë ngjarje madhështore, morën pjesë përfaqësues të Komunës së Likovës, mysafirë nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Novi Pazarit në krye me H. Nexhat ef. Hasanoviç, Kryetari i Bashkësisë…

Read More