Autor: Suad Avdiu
Strugani Lirim Kaba vazhdon të jetë një nga shqiptarët më të suksesshëm në fushën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mban detyrën e sherifit dhe komandantit në Passaic të New Jersey-t, ndërsa njihet edhe për kontributin e tij konkret në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës. Për Kabën ka shkruar edhe aktori i njohur shqiptar, Xhevat Limani, i cili e përshkruan atë si një njeri me arritje të mëdha, por njëkohësisht me një thjeshtësi dhe fisnikëri që e bëjnë edhe më të veçantë. “Bëmat dhe veprat e Lirimit janë të shumta, por ai rrezaton fisnikëri…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pejë, ku një grua është goditur për vdekje nga treni. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Për redaksinë, Gashi bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm. Ndërkaq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski thotë se bisedimet po zhvillohen “nën radar” për të zhbllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë, por tha se nuk duhet ta zbulojë përmbajtjen e tyre sepse kjo do t’i dënonte ato me dështim. “Dallimi midis kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme është se ne nuk jemi të përgatitur të jemi të butë për çështjet që lidhen me identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën. Shpesh flasim për faktin se ka bisedime. Nuk duhet t’i ndajmë detajet e këtyre bisedimeve, sepse nëse fillojmë t’i ndajmë ato me publikun, atëherë i dënojmë me dështim. Por qytetarët duhet të sigurohen se…
Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet me pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare “Tabanoc”, “Bogorodicë” dhe “Dijran” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi për rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rëshqitje të dheut./Telegrafi/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 39 gradë celsius. Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në fund të javës së ardhshme./Telegrafi/
Maqedonia shënoi 2 Gushtin – Ditën e Republikës, në nderim të dy ngjarjeve historike që hodhën themelet e shtetësisë së Maqedonisë – Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903 dhe Seancës së Parë të të Këshillit Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë në vitin 1944. Nën moton “ILINDEN – mosnënshtrim, liri, e ardhme!”, me aktivitete në Krushevë, Pelincë dhe Shkup, u shënua 123 vjetori nga Kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, si dhe 82 vjet nga Seanca e Parë e KAÇKM-së. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në fjalimin e saj para monumentit të Metodija Andonov Çentos në Shkup, tha se askush…
Njëri nga liderët dhe Vlen-it dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se, 2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën. “Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik. Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive. Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji,…
Më 01.08.2026 në orën 14:00, në SVR Manastir, I.G. (46) nga Manastiri raportoi se vajza e tij e mitur në Manastir ishte sulmuar fizikisht nga gjyshi i saj P.D. (78), përcjell Pa Censurë. Po merren masa për sqarimin e ngjarjes.
Kryetari i parë dhe njëri ndër themeluesit e partisë së Djathë konsetvative VMRO-DPMNE Ljupço Georgievski ashpër e ka kritikuar partinë të cilën para më shumë se 3 dekada, vetë e kishte formuar. Ish-kryeministri Georgievski terhoqi një paralele mes idealeve të atëbotshme të VMRO-DPMNE-së dhe veprimeve të sotme. Duke sjellë në kujtesë fillimet e partisë në fillimvitet e nëntëdhjeta, Georgievski tha se themelet e partisë ishin vënë në vitin 1990, si mision historik, me disa bashkëmendimtarë. “Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, theksoi ish-kryeministri. Georgievski poashtu ashpër sulmoi diskursin e sotëm politikë të partisë të…
