Autor: Suad Avdiu
Në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë, për dalje nga shteti, pritjet janë rreth një orë, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, thonë nga LAMM. Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është i rritur. Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në akset…
Në Prapashticë është mbajtur për herë të parë Festivali i Flisë, një ngjarje që synon promovimin e gastronomisë tradicionale dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. U përgatiti një flie gjigante me diametër tre metra, e cila është pjekur sipas mënyrës tradicionale, shtresë pas shtrese, mbi zjarr të hapur. Aktiviteti ka tërhequr vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme, të cilët kanë pasur mundësi të shijojnë falas fli, djathë dhe kos të përgatitur nga prodhues vendas. Përveç ofertës gastronomike, festivali është shoqëruar me program të pasur artistik, duke përfshirë muzikë, valle tradicionale dhe interpretim me lahutë, instrument që bën pjesë në Trashëgiminë Kulturore…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në Prishtinë, Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti. Në takim u bisedua për zhvillimet politike në dy vendet dhe rajon, sfidat e përbashkëta dhe tema të tjera me interes kombëtar dhe për qytetarët e dy vendeve. Kryetari Sela potencoi rëndësinë e formimit të institucioneve si jetike për vazhdimim e proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën si në zhvillimet e brendshme ashtu në procesin integrues, duke përshëndetur dhe inkurajuar në këtë drejtim dialogun me opozitën dhe pjekurinë politike…
Sipas pretendimeve të publikuara në rrjet, flitet për një përplasje mes Grida Dumës dhe drejtueses së Top Channel, Lori Hoxhës, çka ka shtuar zërat se moderatorja mund të largohet nga televizioni. Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Grida Duma, Lori Hoxha apo Top Channel lidhur me këto pretendime. Për rrjedhojë, informacionet që po qarkullojnë mbeten në nivel aludimesh dhe nuk janë konfirmuar nga palët e përfshira. Nëse do të ketë një zhvillim konkret, pritet që ai të bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar në ditët në vijim. Kujtojmë se jo rrallë herë lajme të tilla…
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një njoftimi publik ndaj lajmit të publikuar nga portali “Tetova. Ramadani i ka mohuar kategorikisht pretendimet për gjoja arrestim, shoqërim në polici apo ndonjë incident me stafin mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës, duke i cilësuar ato si shpifje të pastra dhe dezinformata dashakeqe me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij. Në vijim është postimi i plotë i Haqim Ramadanit: E mohoj kategorikisht lajmin e publikuar nga portali TetovaSot dhe pronari i tij, Rami Mislimi, se kinse jam arrestuar apo shoqëruar nga policia. Bëhet fjalë për një…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 40 gradë celsius. Në ditët në vazhdim moti do të jetë ingrothë dhe me temperatura që do të arrijnë nderi 40 gradë celsius./Telegrafi/
Qendra për Menaxhimin e Kriseve (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 08:00 të datës 3 gusht 2026, në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në hapësirë të hapur. Sipas informacioneve të fundit, momentalisht nuk ka zjarre aktive. Nga numri total, një zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa 29 të tjerë janë shuar plotësisht. Nën kontroll mbetet zjarri në territorin e komunës së Brodit Maqedonas, midis fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, ku digjej pyll i degraduar me drurë të ulët dhe vegjetacion i ulët. QMK informon se shërbimet kompetente vazhdojnë të ndjekin situatën në terren…
“Do të vazhdojnë këto gërmime edhe shumë javë dhe ndoshta edhe shumë muaj, meqenëse eshtrat e gjetura janë shumë të shpërndara dhe janë buzë një përroi i cili me shumë gjasë në stinën e pranverës është një përrua i fuqishëm dhe në këtë mënyrë, trupat, edhe nëse janë varrosur në të njëjtin vend, mund të mos jenë aty. Në anën tjetër e dimë se kemi një process të drejtësisë tashmë ku dy persona janë të arrestuar por ajo që është e çuditshme është se po ndodhin arrestime edhe në Serbi, me qëllimin e kundërt. Jemi dëshmitarë që Serbia arreston serb…
Cilat janë arsyet jo vetëm që kompanitë e huaja po largohen nga vendi, por edhe po e zhvendosin prodhimin në vendet e BE-së? A do të jetë ky një vit i pasuksesshëm për investimet e huaja? Njoftimi për largimin e një tjetër investitori të huaj, i cili do ta vazhdojë veprimtarinë e tij në Poloni, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ngriti një sërë pyetjesh, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. 218,6 milionë euro IHD në tre muajt e parë, opozita akuzon se investitorët po largohen, Qeveria paralajmëron investime të reja Për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e zonave…
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimeve politike dhe përdorim të patriotizmit për interesa të pushtetit. Azizi kujton një debat të zhvilluar gjatë periudhës së organizimeve të UÇK-së, duke thënë se që atëherë kishte dëgjuar vlerësime se lufta po shfrytëzohej për pushtet dhe jo për bashkim kombëtar. “Çdo lider ka meritat dhe gabimet e veta. Por të ndryshosh kauzat sipas interesit dhe ta përdorësh patriotizmin si maskë politike është mashtrim. Njëherë flitet për harta ndarjeje,…
