Autor: Suad Avdiu

Një kapitull i ri është shkruar në historinë e Forcave të Armatosura të Turqisë. Për herë të parë që nga themelimi i Forcave Ajrore Turke, një grua ka marrë gradën e gjeneralit, duke shënuar një moment të rëndësishëm për ushtrinë dhe rolin e grave në strukturat ushtarake të vendit. Kolonelja Ozlem Karapinar është promovuar në gradën e gjeneral brigade, pas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, e cila u drejtua nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe zgjati rreth 2 orë e 20 minuta. Gjatë takimit u shqyrtuan promovimet dhe pensionimet në radhët e Forcave…

Read More

VLEN: MARRËVESHJA E OHRIT NUK ËSHTË TAPI E BDI-SË, E AQ MË PAK KA TË DREJTË TA RRËNOJË BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte tapi të vetën. Gjoja e mbron, ndërsa në të vërtetë e mban peng për hesapet e veta partiake. Partia që dikur u shpall edhe “e gjelbër”, tani pengon avancimin e njërit prej parimeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, thuhet në reagimin e sotëm të VLEN ndaj BDI-së. “Për 22 vjet, BDI-ja e kishte edhe gurin, edhe arrën. Kishte ministra, deputetë dhe pushtet deri në…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje nga vendi, pritja është rreth 30 minuta, ndërsa për hyrje rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 40 gradë. Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë. Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të ngrohtë me një temperaturë ditore që në disa vende…

Read More

Më 03.08.2026 në orën 22:00, zyrtarët policorë nga policia e Kavadarit, e kanë privuar nga liria D.P. (41) nga Kavadari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga vjehrra e saj 75-vjeçare, se në shtëpinë e saj, ajo e kishte kërcënuar. D.P. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Read More

Opinionisti Valon Bela ka reaguar pas raportimeve se është shpallur person i padëshiruar nga Qeveria e Shqipërisë. Në një deklaratë publike, Bela e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka thënë se një vendim administrativ nuk mund të cenojë, sipas tij, historinë dhe kontributin e tij, përcjell TV21. Ai ka kërkuar transparencë dhe shpjegim publik për vendimin, duke deklaruar se sakrificat dhe angazhimi kombëtar nuk mund të vlerësohen vetëm përmes masave administrative. “Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime ‘i padëshiruar’ për Qeverinë e Edi…

Read More

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka kritikuar mungesën e kryeparlamentarit, Afrim Gashi, në ceremonitë shtetërore për shënimin e 2 Gushtit – Ilindenit, duke vlerësuar se pjesëmarrja në një konferencë ndërkombëtare nuk mund të zëvendësojë një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së vendit. Në një intervistë për televizionin Sitel, Dimitrievski tha se ekziston një rend institucional që duhet të respektohet gjatë shënimit të Ilindenit. “Dihet rendi. Për 2 Gusht, gjithmonë presidenti i shtetit merr pjesë në njërin prej tre lokacioneve kryesore ku shënohet Ilindeni, kryeministri në një tjetër, ndërsa kryetari i Kuvendit…

Read More

Ekspedita katërditore u përmbyll me sukses, ndërsa alpinistët nga Shkupi realizuan një tjetër objektiv të rëndësishëm në Alpet italiane. Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Dardania” nga Shkupi ka realizuar me sukses ekspeditën në Gran Paradiso (4.061 metra), majën më të lartë që ndodhet tërësisht brenda territorit të Italisë. Ekspedita u zhvillua nga 31 korriku deri më 3 gusht dhe u kurorëzua me ngjitjen e suksesshme të të gjithë ekipit në majë. Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për SHBA “Dardania”, e cila vazhdon të dëshmojë përkushtimin në alpinizëm dhe bjeshkatari, duke përfaqësuar me dinjitet Shkupin dhe komunitetin shqiptar në ekspedita ndërkombëtare.…

Read More

S.G. (52) nga Struga u arrestua pasi gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë më 2 Gusht kishte drejtuar fyerje verbale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. VMRO-DPMNE bëri të ditur se personi i arrestuar kishte dokumente bullgare. S.G. u arrestua pas një kallëzimi se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, transmeton portali Lideri.mk.“Më 2 gusht, S.G. (52) ka drejtuar fyerje verbale ndaj personave publikë të pranishëm në aktivitetin për shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet…

Read More

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski, ka shkruar në rrjetin social X se, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, vlera e pagës minimale bruto në Maqedoninë e Veriut, e matur sipas fuqisë blerëse, në korrik të vitit 2026 është më e lartë se në shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Sipas tij, paga minimale bruto në vend është gjithashtu më e lartë, për nga fuqia blerëse, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. “Prisni pak – a nuk e thashë këtë që në qershor të vitit të kaluar?…

Read More