**Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me Christoph Israng, Drejtor për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku kanë diskutuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Sali ka theksuar rëndësinë e një procesi të zgjerimit të BE-së që bazohet në merita, është i drejtë dhe i parashikueshëm, duke nënvizuar se reformat duhet të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Ai ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Gjermanisë përmes GIZ-it në zbatimin e Agjendës së Reformave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Reformat tona duhet të shoqërohen me përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, përfshirë mundësitë që ofron integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian”, ka theksuar Sali.
