Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kumtoi se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
DPPU Stenton Gradba SHPK Manastir njofton se nga data 17.11.2026, trafiku në rrugën rajonale R1208, segmenti Kalishtë – Radozhdë në v.q. Elen Kamen do të zhvillohet në mënyrë alternative, nga një korsi trafiku në të njëjtën kohë, përkatësisht do të vendoset një regjim trafiku në dy drejtime me kalim alternativ të automjeteve nëpër një korsi të përbashkët të lirë.
Detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit, filloi më 15 nëntor 2026. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga Lidhja auto-moto kujtojnë se që nga 17 Nëntori, rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar Galiçicë është e mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve.

