Autor: Suad Avdiu

S.G. (52) nga Struga u arrestua pasi gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë më 2 Gusht kishte drejtuar fyerje verbale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. VMRO-DPMNE bëri të ditur se personi i arrestuar kishte dokumente bullgare. S.G. u arrestua pas një kallëzimi se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, transmeton portali Lideri.mk.“Më 2 gusht, S.G. (52) ka drejtuar fyerje verbale ndaj personave publikë të pranishëm në aktivitetin për shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet…

Read More

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski, ka shkruar në rrjetin social X se, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, vlera e pagës minimale bruto në Maqedoninë e Veriut, e matur sipas fuqisë blerëse, në korrik të vitit 2026 është më e lartë se në shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Sipas tij, paga minimale bruto në vend është gjithashtu më e lartë, për nga fuqia blerëse, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. “Prisni pak – a nuk e thashë këtë që në qershor të vitit të kaluar?…

Read More

Çmimi i benzinave pas mesnate do të bie për 2 denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimi i naftës të rritet për 1 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për gjysmë denari. Si rrjedhojë, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 91,0 denarë për litër, i BS-98, 93,0 denarë për litër. Nafta do të shitet për 99,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë, 98,5 denarë për litër!

Read More

Gjatë muajit korrik, policia ka evidentuar 20.976 kundërvajtje në trafik në kuadër të kontrolleve të rregullta në rrugët e vendit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, 4.241 nga kundërvajtjet kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 496 persona janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”. “81 persona janë privuar nga liria për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 373 për drejtim pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së mëparshme për drejtim të automjetit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim në kahje të…

Read More

Një dron goditi një plazh të populluar në jug të Rusisë, duke vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, thanë autoritetet lokale. Në pamjet e mediave sociale, një dron mund të shihet duke u hedhur me shpejtësi drejt një shkëmbi përpara se të përplaset në plazh, ndërsa turistët shikojnë nga bregu. Numri i përgjithshëm i të plagosurve arriti në 40, me 17 persona të dërguar në spital, tha guvernatori i rajonit të Krasnodarit Veniamin Kondratyev. Ai akuzoi Ukrainën për “një sulm të qëllimshëm ndaj civilëve”. Nuk është e qartë se çfarë synonte droni. Disa kanale ukrainase të Telegram kanë pohuar se…

Read More

Skena politike në Kosovë po përballet me një nga sprovat më përcaktuese për stabilitetin e saj institucional. Sot, më 4 gusht, duke filluar nga ora 18:00, pritshmëritë janë të larta për takimin e radhës me radhë mes liderëve politikë. Kjo përpjekje e rradhës vjen në një moment kritik: vetëm dy ditë përpara se të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 6 qershorit, shkruan Insajderi. Në qendër të këtij takimi qëndrojnë disa nga çështjet më urgjente të vendit: zgjedhja e Presidentit të Kosovës, sigurimi i mbështetjes së nevojshme parlamentare, shmangia e zgjedhjeve të reja, si dhe diskutimet…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje u bëri thirrje kompanive të mëdha të naftës në vend, përfshirë “Chevron”, që të ulin çmimet e karburanteve në tregun me pakicë, duke theksuar se industria duhet të ndajë një pjesë të fitimeve të saj edhe me konsumatorët. Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump përshëndeti rezultatet e arritura nga “Chevron”, por kërkoi nga kompania dhe industria e naftës që të ulin çmimet në pikat e karburanteve. “E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë e tjera të naftës… Dhe ulni menjëherë çmimin e naftës për konsumatorët (në shitje me pakicë)!”, shkroi Trump. Komentet e…

Read More

Për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara deri më 7 gusht, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga vala e të nxehtit, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, kur rreziku nga ekspozimi në diell është më i madh. “Nëse temperatura e ajrit i afrohet ose e tejkalon temperaturën normale të trupit prej rreth 36,7°C, aftësia e organizmit për t’u ftohur dobësohet. Gjithashtu, kur lagështia relative e ajrit është e lartë, djersa avullon më vështirë dhe ftohja e trupit vështirësohet”, theksojnë nga IShP. Sipas institutit, kur trupi mbinxehet…

Read More

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhuruar një performancë të veçantë mbrëmjen e së shtunës në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha verore të organizuara atje. Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, të cilat numërojnë miliona dëgjime në mbarë botën, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes krijoi një atmosferë elektrizuese me publikun. Gjatë koncertit, Rita Ora iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe foli për lidhjen e saj të veçantë me Ohrin, duke kujtuar se e kishte vizituar që në fëmijëri së bashku me familjen. “Jam rritur në Londër, por zemra ime…

Read More

Vlerat janë pasuria më e madhe e njeriut, jo pushteti Etem Xheladini Ka një të vërtetë që nuk zbehet me kohën, njeriu mund të humbasë pasurinë, postin dhe pushtetin, por nëse humbet vlerat, ai ka humbur gjithçka. Pikërisht vlerat janë themeli mbi të cilin ndërtohen karakteri, dinjiteti dhe besueshmëria e çdo individi. Njeriu që është rritur me edukatë, moral dhe ndershmëri nuk bëhet kurrë vazal. Ai e respekton fjalën e dhënë, e mbron dinjitetin dhe nuk e shet ndërgjegjen për interesa të çastit. Nuk është rastësi që urtësia popullore thotë: “Njeriu me karakter fisnik nuk e humb kurrë dinjitetin e…

Read More