Gjatë qëndrimit të tij në Manila të Filipineve,ministri i drejtësisë, Jeton Shasivari ka falur namazin e Xhumasë në Xhaminë e Artë, të ndërtuar në vitin 1976 në qendër të kryeqytetit filipinas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shasivari bëri të ditur se me këtë rast zhvilloi një takim me imamin e madh të provincës Rizal, Nashif H. Esmail, me të cilin bisedoi për vlerat shpirtërore, rolin e bashkësive fetare, si dhe rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.
Sipas tij, vizita dhe takimi shërbyen si moment reflektimi shpirtëror në një vend të njohur për traditat, pasurinë kulturore dhe diversitetin fetar.
„Bota ka shumë kufij, por paqja ka vetëm një gjuhë. Paqja nuk njeh kufij, respekti nuk njeh dallime dhe bashkëjetesa është përgjegjësi e të gjithëve“, ka shkruar Shasivari.
Ai ka nënvizuar se pavarësisht dallimeve, vlera të tilla si paqja, mëshira, solidariteti, respekti dhe dinjiteti njerëzor i bashkojnë të gjithë njerëzit, ndërsa dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mbeten ura që afrojnë shoqëritë.(INA)

