Autor: Suad Avdiu

Norma e papunësisë u rrit lehtë gjatë muajit korrik, ndërsa tregu zviceran i punës vazhdon të konsiderohet i qëndrueshëm pavarësisht rënies së vendeve të lira të punës. https://www.albinfo.ch/papunesia-ne-zvicer-rritet-ne-3-per-qind-mbi-139-mije-persona-te-regjistruar-si-te-papune/ Norma e papunësisë në Zvicër është rritur në 3 për qind gjatë muajit korrik, duke shënuar një rritje prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin qershor, transmeton albinfo.ch. Sipas të dhënave të publikuara, deri në fund të korrikut 139.276 persona ishin të regjistruar si të papunë në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV), që paraqet një rritje prej 1.1 për qind krahasuar me muajin e kaluar dhe 7.8 për qind në raport me…

Read More

VLEN ka dal me një reagim lidhur me rastin e Artan Grubit, për të cilin u tha se nëse Prokuroria brenda 17 ditëve nuk ngre aktakuzë, ai do të mbetet në liri dhe do të dal nga paraburgimi. Ja komunikata e plotë e VLEN-it: Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin “Lotaria”, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke. Mos vallë Artan Grubi e ka hapur gojën, ka kënduar si bilbil…

Read More

Deri në 40 gradë sot, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë rajonit të Vardarit herë pas here do të përforcohet dhe do të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë. Në orët e pasdites, veçanërisht në pjesët veriore të vendit, pritet zhvillim lokal i motit të paqëndrueshëm, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe bubullima të rralla. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin…

Read More

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar thirrjet drejtuar spektrit politik në Kosovë, duke kërkuar formimin e menjëhershëm të institucioneve të reja shtetërore para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon nesër, më 7 gusht. Si pasojë e ngecjes në konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin për dëmet që po i shkaktohen vendit. Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se “vendit i duhen institucione funksionale për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian”. Brukseli vlerëson se është përgjegjësi e aktorëve politikë vendorë që të gjejnë një zgjidhje për të siguruar…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, por intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend në pikën kufitare Tabanocë është rreth 30 minuta. Në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. LAMM informon se nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë. LAMM rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalet e…

Read More

BDI përmes një komunikate thekson se sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë VLEN dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë. “Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa Vlen këtë dyshim e konfirmoi sot publikisht. Raporti i Bashkimin Europian alarmon si asnjëherë më parë për ndërhyrje politike në sundimin e ligjit. Prokuroria dhe Gjykatat duhet të vendosin në bazë të provave e jo direktivave politike dhe partiake”, reagon BDI. Sipas kësaj partie, drejtësi selektive partiake nuk i duhet as qytetarëve e as Maqedonisë së veriut. “Këtë shqetësim BDI ia ka paraqitur miqve…

Read More

Pas debateve të ditëve të fundit për anashkalimin e gjuhës shqipe ne tabelat shtetërore, sidomos ajo në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot në mëngjes është vendosur tabela e re. Një mërgimtar nga pika kufitare Tabanoc ka dërguar foton e vendosjes së tabelës edhe me gjuhën shqipe.(INA)

Read More

Me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, në disa vende, përkohësisht do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here do të arrijë shpejtësinë deri në 40 km/h. Gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në pjesët veriore, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40°C.…

Read More

Sipas denoncimit në polici, rreth orës 04:00, R.Z. (25) nga fshati Gllumovë i Shkupit ka raportuar se, ndërsa ndodhej së bashku me një shok në një automjet të parkuar në Saraj, pranë tyre janë afruar dy persona me motoçikletë. Njëri prej tyre ka nxjerrë armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë drejt automjetit, duke shkaktuar dëmtime në të. Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë. ” “

Read More

Të dhëna alarmante edhe këtë vit për numrin e zvogëluar të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë. Është shqetësuese e dhëna se deri tani janë regjistruar madje 4.900 nxënës më pak, edhe pse kjo shifër nuk është përfundimtare për shkak se regjistrimi në shkollat fillore ende vazhdon dhe pritet që të ketë 3.000 më pak. Trendi i uljes së numrit të nxënësve të klasës së parë çdo vit është gjithnjë e më i theksuar. Kështu, në vitin shkollor 2023/2024 ishin regjistruar 19.848 nxënës të klasës së parë, ndërsa në vitin pasues 2024/2025 ky numër ishte më i ulët për…

Read More