Bashkimi i Kumanovës ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke triumfuar me rezultat 0-1 në kuadër të xhiros së 14-të në elitë. Golin e vetëm të takimit e realizoi kapiteni Murati në minutën e 64-t, duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës nga Kumanova.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të barazuar rezultatin, Bashkimi arriti ta ruajë epërsinë deri në fund. Me këtë fitore, Bashkimi shkon në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tetë, ndërsa Shkëndija e Haraçinës mbetet në pozitën e pestë me 18 pikë. /Shenja

