Autor: Suad Avdiu

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë nesër Beogradin për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pa dhënë detaje të tjera mbi programin e vizitës. Dy liderët ishin takuar në mesin e korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë–Evropa Juglindore. Me atë rast, Serbia ishte i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë. Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër…

Read More

Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në Radishan të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 12:12 dhe ka ndodhur ndërmjet një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga N.M. (19). Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçari që drejtonte motoçikletën pa targa ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga ekipet kompetente, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të…

Read More

Konglomerati shqiptar BALFIN Group, në pronësi të miliarderit Samir Mane, është pranë blerjes së ish-magazinës Tietz në Stacionin Qendror të Mynihut, pjesë e pasurive të një kompanie të grupit Signa. Banka austriake Raiffeisen Bank International (RBI) pritet të sigurojë financimin për blerjen. Gati dy vjet pasi nisën përpjekjet për shitjen e ndërtesës historike Tietz, përballë Stacionit Qendror të Mynihut, duket se po shkohet drejt një marrëveshjejeje. Sipas burimeve të njohura me çështjen, ka gjasa të mira që procesi ekskluziv i verifikimit të detajuar, “due diligence”, të çojë së shpejti në nënshkrimin e kontratës. Megjithatë, transaksioni ende nuk rezulton i përfunduar.…

Read More

Deputetja e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, e ka bërë të qartë se sërish do të votojë kundër formimit të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se mes saj dhe VV-së nuk ka pasur ndonjë takim, prandaj edhe s’ka arsye të ndërrojë qëndrim. Sa i përket presidentit, Balje ka thënë se ende asnjë parti nuk ka kërkuar bisedime me të. “Takim nuk kam pas. Nuk ka pasur takim mes partisë time dhe Vetëvendosjes. S’kam arsye të ndërroj qëndrim nga hera e fundit. Mes meje dhe Vetëvendosjes thjesht nuk ka besim. Për presidentin nuk kemi fol me…

Read More

Janë bërë të ditura identitetet e tre mërgimtarëve nga lagjja Nuhaj e Komogllavës së Ferizajt, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi në Gjermani, teksa po udhëtonin drejt vendit ku jetonin dhe punonin. Lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e Komogllavës, ndërsa ngushëllime të shumta janë shprehur për familjet e viktimave. Sipas njoftimit mortor të publikuar nga faqja zyrtare e fshatit, në aksident kanë humbur jetën: Tahir Tahiri, 61 vjeç, vëllai i Remzi Aliut dhe Xhelal Tahirit; Gentian Tahiri, 34 vjeç, djali i Tahir Tahirit dhe vëllai i Astrit Tahirit dhe Gentiana…

Read More

Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka treguar se ia ka ofruar LDK’së pozitën e zv.kryeministrit dhe disa ministri. “Kemi ofruar pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë në përputhje me rezultatin ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrore në ekzekutiv”, ka thënë Kurti. Sipas tij, një ofertë e tillë është ofertë për bashkëqeverisje dhe se e reflekton rezultatin e zgjedhjeve. Sa i përket kërkesës së LDK’së që ta ketë presidentin, Kurti ka thënë se partia e Abdixhikut…

Read More

Postim i deputetit Rijad Shaqiri: Sot, në fshatin Hotel, në praninë e bashkëfshatarëve, familjeve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, përuruam lagjen që me krenari do të mbajë emrin e Komandant Telit Ky është një nderim i merituar për sakrificën dhe veprën e tij, si dhe një kujtesë e përhershme për brezat që liria u fitua me gjakun e bijve më të mirë të kombit. Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi e përjetshme Komandant Telit!

Read More

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, në territorin e komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të detyrimeve kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, reagojnë nga BDI-ja një ditë pasi në rrjetet sociale erdhën reagimet e para. Pamjet tregonin që tabela në vendkalimin kufitar në Tabanoc ishte vetëm në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. “Kërkojmë që gjuha shqipe të rikthehet menjëherë në tabelat shtetërore dhe institucionet përgjegjëse të kërkojnë falje publike për këtë shkelje. Vredi mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë”, thonë më tej nga BDI-ja. Sipas tyre, kjo është dëshmi e pafuqisë…

Read More

Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” po vazhdojnë punimet për përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë. Pas renovimit të SH.F. “Abdyl Frashëri”, kemi nisur edhe renovimin e kësaj shkolle. Po lyhen dhe rregullohen klasat, po ndërrohet ndriçimi, ndërsa së shpejti do të vendosen edhe banka dhe karrige të reja. Qëllimi ynë është i qartë, çdo nxënës ta nisë vitin e ri shkollor në ambiente më të mira, më të pastra dhe më funksionale. Investimi në arsim është investim në të ardhmen. S

Read More