Autor: Suad Avdiu
Forumi Rinor i VLEN-it ka zhvilluar një aktivitet në Çair në mbrojtje të figurave kombëtare dhe kundër vandalizmit në hapësirat publike. Të rinjtë e Forumit kanë pastruar një hapësirë publike nga mbishkrimet dhe mesazhet e urrejtjes, duke përcjellë mesazhin “JO GJUHËS SË URREJTJES!” Nga Forumi Rinor i VLEN-it thonë se figurat kombëtare, historia dhe identiteti duhet të respektohen dhe të mbrohen, ndërsa hapësirat publike u përkasin të gjithë qytetarëve. “Sot e pastruam këtë hapësirë nga mesazhet e urrejtjes. Sepse ne nuk i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje – i përgjigjemi me dinjitet, me qëndrim dhe me dashuri për vendin tonë”, thuhet…
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se sulmi me vezë nga deputetja Time Kadrijaj, ishte një ngjarje surreale dhe, sipas saj, u dëshmuar se nervoza e deputetëve kishte dalë nga kontrolli. “Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të…
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka privuar nga liria 46-vjeçarin S.O. nga Haraçina, pasi është konstatuar se automjeti i tij ka marrë pjesë në aksidentin fatal në rrugën “Radishanska”. Në aksidentin e 7 gushtit u përfshinë një “Alfa Romeo” dhe një motoçikletë “Kavasaki”, të drejtuara përkatësisht nga S.B. (47) dhe N.M. (19). Nga plagët e marra, motoçiklisti 19-vjeçar nga fshati Pobozhje ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i “Alfa Romeos” pësoi lëndime trupore. Policia, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe sigurimit të video-incizimeve, konstatoi se në shkaktimin e aksidentit, pa kontakt fizik, kishte marrë pjesë…
Policia ka privuar nga liria dy persona, të dyshuar se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në pjesë të ndryshme të rajonit të Pellagonisë dhe Maqedonisë perëndimore, njofton Portalb.mk. Më 7 gusht 2026, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria G.S. (45) nga fshati Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit. Sipas informacioneve të policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura. Po ashtu, po atë ditë, rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku, sipas dyshimeve të policisë, sërish kishte…
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Qoku, duke komentuar situatën, ka bërë një krahasim me përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut. “Paska edhe shumë më keq. Është disi më e pranueshme kur BDI me 10 deputetë shqiptarë, për inat, konteston legjitimitetin etnik të VLEN-it me 11 deputetë shqiptarë. Më absurde dhe e papranueshme është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Qoku. Reagimi i tij vjen pas tensioneve në Kuvendin e…
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se “do të ishte i lumtur” po që se goditjet me vezë “janë çmimi” që ai duhet të paguajë për t’u ulur në takim me opozitën për negociata për formim institucionesh. “Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe bisedojnë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, ka deklaruar…
Përderisa i gjithë vendi sot ndodhet në fazën portokalli për shkak të valës së të nxehtit, qytetarët po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Me shishe uji në duar, me flladitëse dhe me kapela, ata kërkojnë të lehtësojnë sadopak ndikimin e vapës së madhe gjatë ditës. Shumë prej tyre thonë se shmangin qëndrimin në diell në orët më të nxehta, kërkojnë hije dhe kujdesen që të konsumojnë më shumë lëngje për të përballuar temperaturat përvëluese. “Duhet të shkojmë në bjeshkë që të shpëtojmë. Në mal është më freskët pasi këtu na pengon i…
Bujar Osmani po mundohet të krijojë përshtypjen se i ka dalë në “mbrojtje” imamit Bekir Halimi dhe aktivistit Valon Bela, pasi këta të dy u shpallën “non-grata” nga Qeveria e Tiranës, duke kërkuar që ky vendim të rishikohet. Hipokrizia e Bujarit i ngjan thënies popullore: “Natën të vret, ditën të qan.” Kjo sepse të gjithë e dinë se Bujari dhe BDI-ja janë ata që ndikojnë drejtpërdrejtë te Qeveria e Tiranës për t’i shpallur armiqtë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. As Halimi, as Bela nuk janë futur në “listën e zezë” të Ramës pa ndikimin e Bujarit dhe…
Pas fjalës së Kurtit, ishte deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit. Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike. Dehari më pas ndërpreu seancën. 10:30- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në orën 11:00, pavarësisht se afati i përcaktuar për përfundimin e procesit të konstituimit ka skaduar mbrëmë në mesnatë. A pritet që sot të zgjidhet kriza politike dhe të zhbllokohet situata, duke evituar zgjedhjet e reja ciklike. Caktimi i vazhdimit të seancës përtej afatit ka nxitur reagime…
Ministria e Drejtësisë në krye me ministrin e ri, Jeton Shasivarin, hesht ndaj pyetjeve gazetarske për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga funksionarët e partisë në pushtet VLEN, se do të ketë zgjidhje për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, deri më tani nuk ka përparim të dukshëm në këtë drejtim. Portalb.mk kërkoi sqarime nga Ministria e Drejtësisë, e cila tani udhëhiqet nga ministri i ri shqiptar, Jeton Shasivari se ku ka mbetur kjo çështje dhe kur do të ketë zgjidhje, por përgjigje nuk morëm.…
