Autor: Suad Avdiu
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, duke e lidhur këtë me, siç tha ai, qëndrimin e autoriteteve të Prishtinës ndaj serbëve në Kosovë. Një ide të tillë Vuçiqi e kishte përmendur edhe para dy vjetësh, kur kishte mohuar përfshirjen e Serbisë në shpërthimin që kishte dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin-Potokut. Sipas Vuçiqit, që nga viti 1985 ekziston një ide për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër për nevojat e popullsisë në vendbanimet pranë liqenit. Sipas tij, një veprim…
Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve… Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore të cilët janë të prekur me viruset e traktit digjestiv. Mjeku Benjamin Kamberi, thotë se n këto raste simptomet janë me diare, dhimbje barku dhe të vjellura. “Sipas stinës që ndodhemi një prej shkkatarëve më të mëdhenj që sjellin deri në këto simptomatologji janë rotaviruset që I atakojnë organizmat dhe sjellin deri në diare të vjellura që mund të përfundojnë edhe me ndonjë seriozitet më të madh ku mund të sjellin deri në dehidrime të…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BD) – Dega në Çair ka reaguar pas përdhosjes së muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve. Në reagim thuhet se akti bëhet edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur: pikërisht në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli. “Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani…
Zinxhiri i njohur i marketeve në Maqedoninë e Veriut, “Tinex”, ka kaluar në pronësi të kompanisë kosovare “Interex”, pjesë e grupit të udhëhequr nga familja Mikullovci nga Vushtrria. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga gazetari Zoran Bozhinovski, marrëveshja për shitblerjen e aksioneve është arritur pas negociatave intensive, ndërsa vlerësohet se vlera e transaksionit kap shifrën e 90 milionë eurove, përcjell INA. Me këtë marrëveshje, “Interex”, që tashmë operon me një rrjet të gjerë mega-marketeve në Kosovë dhe rajon, zgjeron ndjeshëm praninë e tij në tregun e Maqedonisë së Veriut përmes marrjes së portofolit të “Tinex”. Ndërkohë, nga struktura e…
Në Sheshin e Dëshmorëve është vendosur shqiponja prej metali, duke i dhënë një pamje të re dhe më madhështore këtij vendi të shenjtë të kujtesës sonë kombëtare. Sheshi i Dëshmorëve është simbol i kujtesës sonë kombëtare, i vetëdijes dhe i respektit për ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë tonë. Mirëmbajtja dhe zbukurimi i këtij sheshi përmes aktiviteteve vullnetare nuk është vetëm një punë fizike, por edhe një detyrë morale e shoqërore. Angazhimi i përbashkët dëshmon se sakrifica e dëshmorëve mbetet e gjallë në zemrat tona dhe se jemi të përkushtuar ta ruajmë e ta lartësojmë këtë trashëgimi…
“Pasi BDI manipulon gjatë gjithë kohës me gjuhën shqipe, po i prezentojmë vetëm disa argumente sesa BDI-ja e zbatonte gjuhën shqipe kur ata ishin në Qeveri! Faktet po ju a sjellim në vite të ndryshme gjatë qeverisjes së tyre! Urdhëroni” Reagim i zevendessekretarit te Pergjithshem te qeverise Hasim Murtezani.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata një skandali të ri, pasi është zbuluar se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe. Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare. “Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh…
Një ngjarje mjaft emocionale dhe e pazakontë ka marrë të gjithë vëmendjen në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit. Një nuse ka zgjedhur pikërisht ditën e saj më të rëndësishme për t’i bërë bashkëshortit dhe familjes befasinë e jetës, duke marrë vendimin e madh për t’u mbuluar. Detajet e këtij momenti të veçantë u bënë të ditura nga grimierja e njohur Sellma Kasumoviq, pranë së cilës nusja kishte zgjedhur të kurohej për ditën e dasmës. Sellma ka treguar se ajo erdhi në studio pa shami, por u largua e mbuluar me hixhab dhe e veshur me fustanin e bardhë, duke…
Gjithsej 42 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, janë përfshirë në listën e shteteve për të cilat Greqia konsideron se kanë një “regjim tatimor të privilegjuar” për vitin tatimor 2024. Bëhet fjalë për shtete në të cilat personat juridikë i nënshtrohen një norme tatimore më të ulët se ajo që do të zbatohej nëse do të ishin rezidentë tatimorë ose do të kishin aktivitet të përhershëm biznesi në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Zhurnal.mk. Vendimi ministror për “Përcaktimin e shteteve që kanë regjim tatimor të privilegjuar, në bazë të dispozitave të paragrafëve 6 dhe 7 të nenit 65 të Ligjit 4172/2013,…
Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarret në Gorno Lisice, Komuna e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje nga Kriva Palanka, ku është prekur një deponi. Zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit, zjarre janë shuar edhe në disa komuna të Shkupit, duke përfshirë Gazi Babën,…
