Një grua 47-vjeçare, shtetase e Republikës së Turqisë, është gjetur e vdekur në një banesë në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar më 19 nëntor 2026, në orën 22:45, në SPB Shkup.
Në vendngjarje ka mbërritur një ekip i Ndihmës së Shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e gruas.
Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
” “
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione shtesë lidhur me rrethanat e rastit, transmeton portali Lideri.mk.
Hetimet dhe ekzaminimi mjekësor pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes.

