Autor: Suad Avdiu

Ndërkohë që shpesh flitet për çmime të larta në disa zona turistike, realiteti në terren dëshmon se bregdeti shqiptar ofron mundësi dhe alternativa ekonomike për çdo buxhet. Një dëshmi e qartë vjen nga një grup shqiptarësh nga Shkupi, të cilët po kalojnë pushimet e tyre në Vlorë. Ata kanë mbetur të surprizuar për mirë nga kostot modeste të konsumit përgjatë vijës bregdetare, duke u shprehur se çmimet në lokalet buzë plazhit në Vlorë janë më të lira se në një kafene apo çajtore lagjeje në Shkup. Për të ilustruar këtë, turistët ndanë çmimet e disa prej pijeve të tyre të…

Read More

Dje në orët e pasditës ka ndodhur një aksident fatal në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, ku një person ka humbur jetën. “Rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelierik, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete: një “Peugeot”, i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari, dhe një “Opel Astra”, i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi. Në aksident, një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e drejtuesit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63)”, thuhet…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 39 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga…

Read More

Të prodhosh rrymë për nevojat e shtëpisë dhe atë që nuk e shfrytëzon ta kthesh në rrjet – ky është koncepti i prosumatorit, i cili po zgjon gjithnjë e më shumë interes. Pikërisht për mundësitë që ofrojnë panelet fotovoltaike dhe për përfitimet e energjisë diellore u diskutua në sheshin e qytetit të Kërçovës. “Ta shfrytëzojnë energjinë diellore që do të prodhojë energji elektrike, të mos jenë të kyçur tek EVN ose nëse kyçen tek EVN të bëhen prodhues kjo do të thotë që në të njëjtën kohë atë që e prodhojnë ta shfrytëzojnë, ndërsa atë që nuk e shfrytëzojnë ta…

Read More

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij. Ngjarja është raportuar më 7 gusht rreth orës 16:40, ndërsa i dyshuari Zh.D. (43) është shoqëruar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Raporton Tetovasot.

Read More

Rexhep Ademi, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili ka lënë gjurmë në dy luftërat tona çlirimtare, po përballet me betejën e tij më të vështirë – një sëmundje e rëndë në stomak. Për t’i dhënë shpresë dhe për ta fituar këtë jetë, atij i duhet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në një spital në Stamboll, kostoja e së cilës kap shifrën prej 17,000 euro. Familja dhe shoqata humanitare “Vlera 2019” kanë nisur një aksion urgjent solidarizimi për t’i dalë në ndihmë Rexhës në këtë moment kritike: “Shpresoj që ta ndihmojmë Rexhën, që ta…

Read More

Takimi i ministrit për Marrëdhënie mes bashkësive, Agon Ferati me ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, ka hapur një debat më të gjerë mbi rolin e Ankarasë dhe ndikimin e saj në hapësirën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Politologu shqiptar që jeton dhe vepron në Kroaci, Nehat Sadiku, vlerëson se takimi nuk duhet parë vetëm përmes formulës diplomatike për bashkëpunim në arsim, edukim, gjithëpërfshirje dhe kohezion shoqëror. Sipas tij, në realitetin politik të Maqedonisë së Veriut, këto tema kanë edhe një dimension identitar dhe strategjik. “Diplomacia në Ballkan rrallëherë është vetëm diplomaci. Një fotografi, një takim apo edhe…

Read More

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e çmimeve të ushqimeve, pasi Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa në nivel mujor 0,1 për qind. Nga Ministria theksojnë se treguesit zyrtarë dëshmojnë për lëvizje stabile të çmimeve, ndërsa te ushqimet, për të dytin muaj radhazi, është regjistruar ulje e çmimeve. “Për momentin, treguesit zyrtarë nuk sinjalizojnë nevojën për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë…

Read More