Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë: Fokusi te rruga Tetovë–Prizren

21 Nëntor, 2026

Nxënësi Leart Rexhepi nga Likova zuri vendin e parë në Maqedoni

21 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe

21 Nëntor, 2026

KASAMI NDERON VETERANËT E ARSIMIT ME RASTIN E 22 NËNTORIT

21 Nëntor, 2026

Rikthehet në detyrë polici që dhunoi studentin

21 Nëntor, 2026

Një grua në moshë të re nga Turqia gjendet e vdekur në banesë në Shkup

21 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti: Maqedonia mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve

21 Nëntor, 2026

Testohen njohuritë e nxënësve për rregullat e komunikacionit, nesër mbahet finalja në Mateç

21 Nëntor, 2026

Talenti kosovar që po punon edhe për BMW-në ndërton dron mbrojtës për Kosovën

21 Nëntor, 2026

Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve

21 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 21 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, bashkëkryetari i Vlen Izet Mexhiti, ka nderuar mësimdhënësit shqiptarë nga vendbanime të ndryshme të vendit, duke vlerësuar kontributin e tyre shumëvjeçar në zhvillimin dhe ruajtjen e arsimit në gjuhën shqipe.

Në aktivitetin e mbajtur sot në Shkup, Mexhiti theksoi se përtej vendimit historik të Kongresit të Manastirit për njësimin e alfabetit shqip, rëndësi të veçantë ka edhe puna e palodhshme e mësimdhënësve që, brez pas brezi, në klasat e tyre kanë bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të shprehen në gjuhën e tyre amtare.

Reklamë
Akora Living
„Kur flasim për 22 Nëntorin, kujtojmë Kongresin e Manastirit dhe vendimin që i dha shqipes një alfabet të përbashkët. Sot, këtu në Shkup, dua të flasim për atë që erdhi pas atij vendimi. Për punën që është bërë brez pas brezi në klasat tona, që fëmijët të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të shprehen në gjuhën e tyre“, u shpreh Mexhiti.

Ai veçoi praninë e mësimdhënësve nga Likova deri në Strugë dhe nga Çairi deri në Tetovë, duke theksuar se secili prej këtyre vendbanimeve ka historinë e vet të arsimit në gjuhën shqipe, ndërsa një pjesë e kësaj historie është shkruar pikërisht nga mësuesit që kanë edukuar dhe përcjellë gjenerata të tëra.

” “

Mexhiti rikujtoi edhe sfidat me të cilat janë përballur mësimdhënësit ndër vite, kur sigurimi i një teksti shkollor në gjuhën shqipe apo hapja e një paraleleje kërkonte përpjekje të mëdha. Ai theksoi se veteranët e arsimit, tashmë në pension, mbajnë me vete kujtimet e atyre kohërave, por mbi të gjitha kujtimet e nxënësve që sot janë bërë pjesë e gjeneratave të reja të mësimdhënësve.

Duke folur për rëndësinë e profesionit të mësuesit, zëvendëskryeministri i parë solli edhe shembullin e një nxënësi që fillimisht heziton të lexojë para klasës, por falë durimit dhe besimit të mësuesit fiton guximin për ta bërë këtë vetë.

„Në atë ndryshim të vogël shihet sa vlen durimi i një mësuesi dhe sa shumë mund të bëjë besimi që i jep një fëmije“, theksoi Mexhiti.

Ai nënvizoi se mirënjohja ndaj mësimdhënësve duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi institucionale, duke theksuar nevojën për tekste cilësore në gjuhën shqipe, kushte të denja në shkolla dhe mbështetje të vazhdueshme për punën e tyre të përditshme.

Në fund, Mexhiti falënderoi publikisht të gjithë mësimdhënësit, si ata që tashmë janë në pension, ashtu edhe ata që vazhdojnë të japin mësim, për vitet e përkushtimit ndaj arsimit në gjuhën shqipe, duke u uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

„Faleminderit për çdo brez që keni mësuar, për çdo fëmijë që keni ndihmuar të fitojë besim në vete dhe për kujdesin me të cilin e keni bërë këtë punë. Urime Dita e Alfabetit Shqip!“, përfundoi Mexhiti.

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë: Fokusi te rruga Tetovë–Prizren

Nxënësi Leart Rexhepi nga Likova zuri vendin e parë në Maqedoni

KASAMI NDERON VETERANËT E ARSIMIT ME RASTIN E 22 NËNTORIT

Një grua në moshë të re nga Turqia gjendet e vdekur në banesë në Shkup

Ali Ahmeti: Maqedonia mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve

Testohen njohuritë e nxënësve për rregullat e komunikacionit, nesër mbahet finalja në Mateç

Lajmet e fundit

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë: Fokusi te rruga Tetovë–Prizren

21 Nëntor, 2026

Nxënësi Leart Rexhepi nga Likova zuri vendin e parë në Maqedoni

21 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe

21 Nëntor, 2026

KASAMI NDERON VETERANËT E ARSIMIT ME RASTIN E 22 NËNTORIT

21 Nëntor, 2026

Rikthehet në detyrë polici që dhunoi studentin

21 Nëntor, 2026

Një grua në moshë të re nga Turqia gjendet e vdekur në banesë në Shkup

21 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti: Maqedonia mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve

21 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.