Autor: Suad Avdiu

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmë në Shqipëri. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se dridhjet e tokës janë ndjerë në Librazhd dhe Elbasan. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Mirakë të qarkut të Elbasanit. Lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 3.6, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometra.

Read More

Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit disenjatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews brenda policisë së Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasiqë ai është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Ai për KosovaPress ka theksuar se shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme. Sipas tij institucionet duhet të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre ligjore e kushtetuese. Kreu i legjislativit u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës. “Tash kemi nevojë për qetësi dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë që të mos bien pre e veprimeve të cilat mendoj që dirigjohen,…

Read More

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi qëndrimin e opozitës maqedonase rreth ndryshimeve kushtetuese, tha se është në dorë të deputetëve që të demonstrojnë kapacitet demokratik dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve. “Lidhur me Komisionin, ajo veçmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtësisë, kjo ministri veçmë ka publikuar një pjesë të anëtarëve që janë propozuar nga partitë politike, në të ardhmen do të publikoj edhe ekspertët që do të marrin pjesë, pasi ta bëj këtë ministria e Drejtësisë atëherë do të filloj me punë komisioni i cili do të duhet të përgatis amendamentet, që më…

Read More

SPB Tetovë njofton se dje një shtetas i Kosovës ka goditur me veturë një të mitur nga Gostivari. “Dje (12-prill) nga orën 18.10 në Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “18 Nëntori” dhe “Beogradska” në Gostivar, vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga shtetasi kosovar me banim në Gostivar E.H (25), ka goditur një këmbësorë të mitur nga Gostivari. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. Ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës sot do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të  ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, për rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu. “Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të  ndaluar për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, ka thënë…

Read More

Demush Shasha, drejtori ekzekutiv i EPIK-ut ka bërë të ditur se javën e ardhshme liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën e Parlamentit Evropian. Shasha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është votimi final në procesin e liberalizimit të vizave. “Më nuk do të këtë lajme për ‘edhe një votim’ apo ‘edhe një hap’. Ky është fundi. Dhe fakti që më vjen kaq zor të shqiptoj fjalën ‘urime’ tregon sa i dhimbshëm ka qenë ky proces”, shkruan ai. Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë…

Read More

Zv. ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq-Avramovska thotë se përfshirja e popujve të tjerë në Preambulën e Kushtetutës nuk do të rrezikojë identitetin e popullit maqedonas. “Më vjen keq që opozita nuk pranoi të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria. Që teksti të vijë në Kuvend, dikush duhet ta përgatisë, t’ia japë Qeverisë dhe pastaj t’ia propozojë Kuvendit”, theksoi Avramovska Madiq. Zv. ministrja i Drejtësisë për “Sitel”, duke iu referuar grupit të punës, tregoi se pritet që së shpejti të kompletohet me ekspertë dhe të përcaktohet mënyra dhe metodologjia e punës. “Nëse…

Read More

Si shumë herë më parë, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE po përhap qëllimisht të pavërteta për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, projekti më i madh me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga këto mjete, mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit. Janë krejtësisht të pasakta pretendimet e VMRO-DPMNE-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve. Si çdo marrëveshj tjetër ku Investitori dhe Kontraktuesi…

Read More

Për shkak të ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykimi për ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot nisi nga fillimi. Ky proces për një periudhë të gjashtë ishte ndërprerë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup informoi se me rekomandimin e psikiatrit anulohen shumë seanca për rastin me Muhamed Zeqirit. “Në Gjykatë është dorëzuar mendim i ri profesional i një personi profesionist – psikiatër, sipas së cilit për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikike të të akuzuarit, rekomandohet anulimi i gjykimeve në tre-katër…

Read More