Autor: Suad Avdiu
Prokuroria Themelore Publike dhe policia publikuan detaje të reja nga aksioni ndërkombëtar që u njoftua më herët gjatë ditës së sotme. Droga është zbuluar në rimorkion e një automjeti transportues (kamioni), ndërsa njëkohësisht në Maqedoni po kryhen kontrolle në disa lokacione. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet prokurorive dhe shërbimeve kompetente për luftimin e tregtisë së paligjshme të drogës midis Maqedonisë, Kosovës dhe Greqisë, sot u realizua një aksion i koordinuar në Selanik. Lajmi prihët pasi pasdite u njoftua se në aksion janë arrestuar anëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar dhe se janë konfiskuar mbi 300 kilogramë marijuanë. Siç njofton…
Një 38-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 13 gusht 2026, rreth orës 15:20. Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.M. (38), banues në një fshat të rajonit të Kumanovës, pas denoncimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim përkatës.
Basketbollisti dhe youtuberi i njohur MK, me mbi 8 milionë ndjekës në të gjitha platformat sociale, ka vizituar dje Kumanovën, ku para fansave të tij zhvilloi disa ndeshje streetball-i përballë lojtarëve të Kumanovës. MK, i njohur për përmbajtjet e tij sportive dhe paraqitjet në streetball, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ka vizituar tri qytete: Shkupin, Kumanovën dhe Ohrin. Vizita në Kumanovë mblodhi një numër të madh fansash, të cilët patën mundësinë ta shohin nga afër basketbollistin dhe të ndjekin ndeshjet e tij me lojtarët vendas. Në fund të aktivitetit, MK falënderoi fansat për praninë dhe mbështetjen e tyre, duke…
“Diplomacia është arti i të bindurit të të tjerëve pa përdorur forcën”. (Harold Nicolson) Nga Halim HYDA Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, në thelb është, historia e përpjekjes së vazhdueshme të njerëzimit për të zëvendësuar përplasjen me dialogun dhe konfliktin me marrëveshjen. Që nga lindja e organizimeve të para politike, shtetet dhe shoqëritë njerëzore janë përballur me sfidën e menaxhimit të interesave të ndryshme, të mosmarrëveshjeve, të rivaliteteve dhe të ambicieve për pushtet. Në këtë realitet historik është zhvilluar diplomacia, si një nga instrumentet më të rëndësishme të qytetërimit politik. Ajo nuk është vetëm komunikim ndërmjet shteteve, por art dhe shkencë…
Iljasa Abazi: Sot, vizitova drejtorin e Postave të Maqedonisë së Veriut, z. Orhan Kurtishi Gjatë takimit në zyrën e tij, e përgëzova për angazhimin dhe punën e palodhur që po bën në drejtimin e këtij institucioni, me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe në të mirën e punëtorëve dhe qytetarëve të vendit tonë. I uroj z. Kurtishi shumë suksese dhe mbarësi në punën e tij! See less
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, e mbron idenë për mbylljen e shkollave rajonale, pavarësisht kundërshtimeve të prindërve në disa nga vendbanimet e prekura. Ajo thotë se ka raste me vetëm një fëmijë në një klasë dhe në një shkollë, gjë që e konsideron të papërshtatshme. Qëllimi është arsim më cilësor, shton ajo, ndërsa një distancë prej, për shembull, dy kilometrash, nuk është largësi që prindërit nuk mund ta përballojnë. „Në periudhën e kaluar, ja do t’ju tregoj, në vitin 2021 dhe 2022, 20 shkolla janë mbyllur në mënyrë spontane kur unë nuk kam qenë…
Polici Artan Dalipi, pjesëtar i Policisë që shërben në pikën kufitare Bellanoc–Stançiq, ka përcjellë një mesazh falënderimi për mërgimtarët që këtë sezon kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare. Dalipi ka falënderuar bashkatdhetarët për respektin, mirëkuptimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kalimeve kufitare, duke theksuar se edhe pjesëtarët e policisë janë përpjekur që, brenda mundësive dhe detyrës së tyre, udhëtimi i mërgimtarëve të jetë sa më i qetë dhe korrekt. Në mesazhin e tij, polici Dalipi u ka uruar mërgimtarëve mirëseardhje të vazhdueshme në Maqedoninë e Veriut dhe rrugë të mbarë në çdo destinacion. “Ju falënderoj nga zemra për respektin që…
Komunikate nga dega e BDI-së Kumanovë Nga 497 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, po e marrim deklarimin e zëvendësministrit Astrit Iseni se vetëm 70 prej tyre janë shqiptarë. Kjo, në përqindje, i bie vetëm 14.08%. A ka turp më të madh sesa të krenohesh me këtë përqindje dhe ta paraqesësh si përfaqësim të shqiptarëve?! Tentimi për të na demantuar është i kotë, sepse shifrat janë dëshmia më e qartë e realitetit dhe e vazalitetit tuaj politik në Qeveri. Në vend që të fshiheni pas deklaratave dhe postimeve në Facebook, dilni dhe tregojuni shqiptarëve të vërtetën: “Nuk kemi…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie. “Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës”, ka shkruar Iseni në një reagim në rrjetet sociale. “BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë! Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës. Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime,…
Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Strumicë – Pikë Kalimi Kufitar Novo Sellë, në zonën e fshatit Turnovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa në të kanë qenë të përfshirë një veturë “Seat Leon”, i drejtuar nga 29-vjeçari S.B. nga Strumica, dhe një motocikletë pa targa regjistrimi, të cilën e drejtonte 19-vjeçari A.D. nga fshati Ilovicë. Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 19-vjeçarja K.J., e cila ishte pasagjere në motocikletë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Drejtuesi…
